LIVE UPDATES
Aktualitet

“Toka e premtuar”, si përdoren të rinjtë shqiptarë në Angli për kultivim hashashi. Trafikantët u paguajnë kamionin (

10 Janar 2021, 17:48 Nga DOSJA
“Toka e premtuar”, si përdoren të rinjtë

BRITANI- Duket se shqiptarët janë kthyer në ekspertë të vërtetë të kultivimit të hashashit, jo vetëm në vendin e tyre por edhe jashtë kufinjve.

Një lloj i ri emigracioni po haset në këta katër vitet e fundit. Natyrisht i parregullt, por që garantohet me klering nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Një burim pranë Departamentit kundër Krimit të Organizuar citon në anonimitet se trafikantë emigrantësh dhe të drogës po bashkëveprojnë për të thithur krahë pune dhe të rinj besnikë e të betuar për të bërë medoemos para.

Të dhënat tregojnë se të rinjve që ëndërrojnë dhe aspirojnë largimin nga Shqipëria, në disa raste që janë nën vëzhgim dhe përgjim, dyshohet se u është garantuar udhëtimi “falas” drejt Britanisë së Madhe me vetëm një kusht: Për të shlyer detyrimin e udhëtimit ata duhet të punojnë për trafikantë shqiptarë ose jo në këtë vend.

Për muaj të tërë, ky lloj emigranti mbyllet me vullnetin e tij nëpër shtëpi, në të cilat kultivohet hashash me llampa eletrike dhe sipas sipërmarrjeve të organizuara.

“Kemi të dhëna se adoleshentë apo të rinj, nga zona të varfra të vendit janë rekrutuar në këtë formë nga rrjete kriminale”, pohon burimi, sipas të cilit prej muajsh kushdo që riatdhesohet në kufi, intervistohet nga Policia Kufitare. Ende nuk është realizuar dëshmia e ndonjë të penduari që do të zbërthente këtë formë të krimit të organizuar dhe që vlerësohet në nivelet më të larta të palighshmërisë.

Udhëtimi drejt tokës së premtuar  kryesisht në Britaninë e Madhe  kryhet me kamionë dhe me dëshirën e individit, shton i njëjti burim policor. Sipas tij, në të gjitha rastet paratë e krimit dhe të drogës investohen në Shqipëri duke i futur ngarkesat e vlerave monetare në forma të sofistikuara, më e rëndomta ajo përmes tregtisë së automjeteve.

Si u largove nga Shqipëria?

Kjo është pyetja më standarde që Policia Kufitare u drejton të rinjve që në rastin më të keq, kapen në tentativë për t’u larguar. R.Dh. është i moshës 24 vjeç. Ai është nga një fshat i Hasit dhe banon në Bathore. I riu u deportua nga Franca dhe në vijim të hetimeve për kalim të paligjshëm të kufirit, oficerët ndoqën të njëjtin standard. Me shpresën se do të shkonin disi më afër trafikantëve. Por si edhe të tjerët, 24-vjeçari pretendoi se kamionistin që takoi në Francë e ndeshi krejt rastësisht dhe jo sipas ndonjë skeme të organizuar.

Por agjenti i policisë në Komisariatin e Rinasit këmbëngul se i riu rezulton i kategorisë “i deportuar”, kurse për herë të fundit ai e ka kaluar kufirin shqiptar nga Qafë-Prushi më datë 11 dhjetor 2020.
AgjentiPërse u largove dhe ku do udhëtoje?

R.DhPo udhëtoja drejt Anglisë për shkaqe ekonomike, kisha si destinacion final Anglinë.

AgjentiÇfarë linje ndoqe?

R.DhNga Qafë-Prushi udhëtova drejt Kosovës, më pas në rrugë tokësore Maqedoni-Serbi-Hungari dhe më pas arrita në Belgjikë. Në Bruksel qëndrova rreth një javë, aty takova fare rastësisht një shtetas holandez që punonte si shofer kamioni. Më tha nëse më paguan 15 mijë paundë, unë të çoj ilegal në Angli. Ramë dakord dhe më datë 24 dhjetor u nisëm nga Belgjika drejt Anglisë, por sapo mbërritëm në Francë në Portin e Kalesë, aty na ndaloi policia franceze. Më mbajtën disa orë në polici dhe më pas më dërguan në një kamp refugjatësh. Më pas më deportuan.

Përse synohen të rinjtë shqiptarë?

Udhëtimi i paligjshëm drejt Britanisë së Madhe dyshohet se shkon nga 20 deri në 30 mijë paundë dhe ky është çmimi më i kripur për të rinjtë që u llogaritet jo vetëm fatura e udhëtimit por edhe qëndrimi dhe fjetja. Shumë familje nuk kanë asnjë mundësi reale ekonomike që të paguajnë.

Por ata pajtohen me ofertën që – sipas burimeve policore – bëhet nga njerëz shumë të besuar dhe të afërt. “Adoleshentët dhe të rinjtë që synojnë Anglinë për të punuar në banesa ku mbillet hashash shpresojnë se do t’ia dalin mbanë dhe në të vërtetë ata e prekin vendin që ëndërrojnë.

Personat që i përfshijnë në kultivimin e drogës nuk janë të panjohur dhe as të rastësishëm, por bëhet fjalë për individë që jo vetëm dalin garantë, por që janë të bindur se në rastin më të keq, nëse ndodh diçka, ata nuk do të tradhëtohen”, thotë zyrtari i policisë shqiptare pranë Departamentit për Hetimin e Krimit të Oganizuar. Sipas të njëjtit burim, të rinjtë që pranojnë të ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm, pranojnë të punojnë falas derisa të shlyejnë borxhin ndaj trafikantit që hapi kuletën dhe pagoi dhe garantoi udhëtimin.

Kohët e fundit shtimi masiv i shqiptarëve që punojnë nëpër “fermat” e kanabisit në Angli, ka shqetësuar edhe autoritetet britanike. Media britanike citon policinë dhe autoritetet e drejtësisë, të cilat shprehen se shumica e shqiptarëve që përballen me ligjin për kultivim narkotikësh, daklarojnë se janë detyruar të punojnë si “kopshtarë” të drogës.

Njëra prej këtyre mediave, Teesside (portali më i madh britanik me lajme lokale), ka publikuar verën e shkuar në një artikull emrat e shumë shqiptarëve si edhe deklarimet e tyre përpara drejtësisë.

Sipas policisë, i riu tregon se në Angli nuk e priste askush dhe se ai do të provonte fatin, për një jetë më të mirë.

Marre nga: GazetaSi 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe britani e madhe

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Janar 2021, 16:28

SHKODËR- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë që prej tre ditësh vendin tonë në Shkodër mbi 1600 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër. Mësohet se njës...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet