“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Tomorr Alizoti: PD duhet të zgjedhë kreun e ri të grupit parlamentar
4 Prill 2022, 20:34Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti demokrat Tomorr Alizoti tha se duhet të zgjidhet kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Alibeaj le të rikonfirmohet, të jetë në votimin e grupit parlamentar. Deputetët të thonë ti je kryetari i grupit. Kjo është logjike dhe duhet të ndodhi. Në momentin që je emëruar nga një njeri minorancë që iku, s’mund të justifikosh gjithçka në mënyrë juridike,”tha Alizoti.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Alizoti shtoi se PD-së nuk i duhet një kryetar në këtë moment por një konfederatë ku e gjithë e djathta merr grupe përfaqësimi për të qenë opozitë garuese ndaj Edi Ramës.
“Nëse gara nuk bëhet me të gjithë demokratët, nuk quhet garë. Kriza e PD nuk është kryetari, por përfaqësimi i gjithë demokratëve brenda kësaj lufte që ka qenë shumë përçarëse që mund të ndodhi me një komision. Opozita të jetë më e madhe se PD, atëherë mund të kemi një garë për kryetar“,tha Aliztoi.
Ndër të tjera deputeti demokrat tha se PD duhet të dalë nga guacka ku ndodhet pasi vuan për një bashkim real.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani ka folur në lidhje me animimin e Enkelejd Alibeajt për vendimin e gjykatës në 25 mars që regjist...
TIRANË– Sokol Hazizaj, avokati i ish-deputetit të arrestuar Alqi Bllako ka shojeguar foton që postoi nga avioni që bëri që rrjeti të ‘zinte’ për një ...
TIRANË- Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, tha se nuk zgjidhet politika me gjykatë, duke iu referuar ankimimit nga Enkelejd Alibeaj të vendimit të gjykatës...
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga gara në Partinë Demokratike dhe të mbajë aty një rol honorifik. I f...
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu tregon se Partia Demokratike rrezikon të shpërbëhet pa liderin historik Sali Berisha. I ftuar në “Të paekspozuarit”, F...
TIRANË- Deputeti demokrat Tomorr Alizoti tha se pas zgjedhjeve lokale të 6 marsit u faktua përmes votës se lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Beri...