LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Tradita që s’u harrua ndër shekuj! Fytyra plot ngjyra e nuses Ilire – simbolikat për jetën, pjellorinë dhe lumturinë!

20 Tetor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Tradita që s’u harrua ndër shekuj! Fytyra plot ngjyra e nuses

E reja qëndron e shtrirë, ndërsa gruaja e moshuar përmbi ia pikturon fytyrën. Në fillim vjen e bardha, që e shndërron atë si një copë të madhe porcelani. Pastaj vjen e arta. Rrathë që simbolizojnë ciklet e jetës dhe vija që janë udhët të cilat do të përshkojë. Pikat e kuqe që janë shenjë e pjellorisë dhe piklat blu, për ta ruajtur nga syri i ligë. Aziza Shefitagiq, kosovarja me origjinë boshnjake ka mbetur ndër të fundmit zonja që di të përgatitë Nusen Ilire. Ajo i ka kaluar të shtatëdhjetat e megjithatë me zell e bën gati vajzën-nuse për edicionin e dhjetë të Etnofestit, zhvilluar në javën e fundit të shtatorit, në Kukaj të Kosovës.

Ato që e vijojnë praktikën e traditës, edhe pse më të rrallë, janë banorët e komunitetit boshnjak- që ndër vete e quhen torbesh -, të Lubinjës së Zhupës në Prizrenin e poshtëm, në këmbët e Malësisë së Sharrit. Por etnologët dhe antropologët e gjurmojnë në mijëvjeçarë, në kulturën pagane të Ilirisë.

Gruaja si muzë e diellit, ishte edhe tema qendrore e Festivalit të Etnografisë këtë vit në Kosovë, duke sjellë drejtpërdrejt për të pranishmit – që duhet ta ndiqnin nën masat anti-covid -, pikturimin e Nuses Ilire. Kulti i diellit, si simbol i jetës tek ilirët e vjetër gjendet në shumë stoli dhe artefakte të vjetra të kulturës pagane.

Grimi i nuses që ende është ruajtur në anën e Malësisë së Prizrenit dhe asaj të Tetovës, stolisja e djepit, magjeve, dyerve, dollapëve me simbolin e diellit. I gjithë ritmi i jetës dhe punës së shqiptarëve dhe popujve të tjerë ishte i ritmuar nga dielli…Simbolet astrale dhe ato vegjetale në fytyrën dhe veshjen e nuses, shprehin lidhjen dhe unitetin e njerëzores me tokësoren dhe qielloren.

Me duart e zonjës së moshuar Shefitagiq u pikturuan nuset që mahnitën botën përmes fotografive të botuara në “National Geographic” më 2013-n dhe dy vjet më parë në “The Times”. Ajo ka rrëfyer se e praktikon prej viteve ’70, atë që e quan zanat të trashëguar nga e vjehrra. Do të kishte dashur t’ua mësonte së bijës dhe së resë, por familja e saj jeton në Perëndim. Por prej pak vitesh ka nisur t’ia mësojë një gruaje nga fshati që, kur ajo të mos mundet më, t’ia kalojë stafetën gruas disi më të re.

Disa thonë se rrënjët e këtij ceremoniali janë edhe më të lashta se kohët ilirike, e gjurmuar tek pellazgët. Edith Durham në udhëtimet e saj ballkanike mori në shqyrtim kultin e diellit, që shfaqej në tatuazh në Bosnjë, në Hercegovinë dhe a në Shqipërinë Veriore, duke u përpjekur të shpjegojë origjinën ilire e trake të kësaj dukurie. Etnologu Gëzim Uruçi në mes të viteve ’70 ka arritur të mbledhë një sërë tatuazhesh në duart e grave të Malësisë së Madhe, të lidhura fort me kultin e diellit. Shumë prej grave, ishin të lindura në fund të shekullit 19.

Një pikturë e lashtë, mbi një gur gëlqeror gjetur në Mikenë e që daton 1500 vjet para Krishtit, shfaqen të njëjtat simbole si ato në fytyrat e nuses ilire. Dy pika në faqe, si dy diej të vegjël, një në ballë e një në mjekër.

Kjo traditë ruhet ende edhe tek pomakët, në Bullgari, torbeshët në Maqedoni, goranët në malet e Sharrit dhe torbeshët e Zhupës së Prizrenit.

Nusja e ka fytyrën të lyer për të parandaluar fatin e keq në ditën e dasmës. Procesi i këtij grimi kërkon që fytyra së pari të lyhet me krem të bardhë, ndërsa më pas bëhen vija me pluhur nga ari dhe vizatohen rrathët si simbol i qiellit.

Më pas fytyra e nuses pikturohet me shumë ngjyra në shtresa të mrekullueshme ngjyrash. Tre rrathët e artë simbolizojnë ciklet e jetës, të lidhur njëri me tjetrin nëpërmjet linjave të arta, të cilat njeriu i kalon në kohëzgjatjen e jetës së vet. Rrathët e brendshëm të kuq, janë simbolet e pjellorisë, prej nga ku pikat e kuqe dhe blu lindin dhe e tërë fytyra mbulohet prej tyre, duke i uruar asaj një familje të lumtur e të shëndetshme.

Pasi lyerja e fytyrës përfundon nusja vishet me rroba tradicionale nga boshnjakët (torbeshët) e anës së Prizrenit dhe nuk guxon as sytë t’i hapë. Këna e Gurit është lloji i kanës më të vjetër që njihet në traditën e lashtë, të banorëve të Gorës. Ky lloj i kanës gjendet në gur në shtresën e sipërme dhe ka ngjyrë të gjelbër. Këtë shtresë e zbusin me pak ujë.

Megjithëse viteve të fundit i është dhënë vëmendje traditës së lashtë të pikturimit të nuses ilire dhe Etnofest e ka vendosur disa herë në qendër të vëmendjes, largimi nga praktika e brezave të rinj, mund ta çojë drejt harresës nusen e pikturuar me simbole të çuditshme që duket sikur sapo ka zbritur nga një planet tjetër në Tokë… Për jetën, pjellorinë dhe lumturinë!

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture nusja ilire nusja ilire

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet