LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafiku i 137 kg kokainë në Portin e Durrësit dhe laboratori i heroinës në Has, SPAK përfundon hetimet: 4 të pandehur në

18 Dhjetor 2020, 13:33 Nga DOSJA
Trafiku i 137 kg kokainë në Portin e Durrësit dhe laboratori i

TIRANË– SPAK ka mbyllur hetimet për dy dosjet e bujshme në Shqipëri, atë të 137 kg kokainë që erdhën nga Ekuadori përmes Pireut dhe të laboratorit të heroinës në Has. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri me dije se për çështjen e 137 kg kokainë ka dërguar në gjyq si të pandehur: Gentian Malindin, Altin Myslihakën dhe Adrian Begën. Të tre akuzohen për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”, si krijues, organizator dhe drejtues dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Njoftimi:  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.167/2019, në ngarkim të pandehurve:

Të pandehurit janë bashkëautorë në trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokaninë, të sekuestruar në 4 (katër) kontenierë, të cilët vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi, ngjarje e ndodhur në muajt gusht – shtator 2019. Hetimet e këtij janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke të drejtësisë, duke organizuar edhe dorëzimin e kontrolluar të lëndës narkotike. Ndërkohë është ndarë procedimi penal dhe vazhdon kryerja e veprimeve hetimore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë në kryerjen e këtyre veprave penale.

Droga u sekuestrua në Shqipëri, e futur në katër konteinerë në të cilët vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi. Lënda narkotike u kap në shtator të një viti më parë dhe nga hetimet dolën zbuluar emrat e mësipërm.

Për dosjen e laboratorit të hëroinës në Kukës, SPAK ka dërguar në gjyq Fisnik Sadikun (Smailin). Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Sadiku do të shkojë në gjyq bashkë me pjesën tjetër të grupit për të cilet u mbyll hetimi më parë. 

Njoftimi: Prokuroria e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.29/6 të vitit 2019 (pjesë e procedimit penal nr.339/2016), në ngarkim të të pandehurit:

Nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se me datë 18.10.2018, në fshatin Brenogë, Has, është sekuestruar sasia e lëndës narkotike prej 182.5 kg, të llojit heroinë, një laborator që shërbente për prodhimin e lëndës narkotkike, ndërsa në Prishtinë, me datë 02.12.2018, është sekuestruar sasia e lëndës narkotike të trafikuar, prej 113.5 kg e llojit heroinë. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se i pandehuri Fisnik Sadiku (Smaili) ka qenë i pjesëtar i grupit kriminal, ku për këtë fakt penal janë dërguar më parë në gjykim për të njëtat akuza bashkëpandehurit, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj,Vehbi Berushi, shtetasi turk Iskender Sale dhe shtetasi kosovar Xhemal Shala.

Më herët, Prokuroria ka dhënë pretencat për ‘Dosjen 339’, për laboratorin e drogës në Has. Organi i akuzës kërkoi për Gjevi Ndoka 8 vite, për Altin Avdyli 6.8 vite, për Esat Mehmeti 10 vite, për Petrit Suljemani 8 vite, për Sajmir Sulejmani 8 vite, për Hajri Seferi 10 vit, për Orges Jahoelezi 6.8 vite, për Shkëlqim Avdyli 4 vite, për Mario Zeqiri 4.8 vite, për Elton Shehaj 4.8 vite, për Ardit Gjyriqi 4 vite, për Admir Hoxha 12 vite, për Hekuran Hoxha 10 vite, për Vehbi Berushi 8 vite, për Anila Shuti 8 vite, për Xhavit Shyti 12 vite, për Flamur Çela 12 vite. Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha, në kërkim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 137 kg kokaine admir hoxha flamur çelaj gentian malindi hekuran hoxha iskender sale laboratori i heroines ne has vehbi berushi xhemal shala xhevit shuti 137 kg kokaine admir hoxha flamur çelaj gentian malindi hekuran hoxha iskender sale laboratori i heroines ne has vehbi berushi xhemal shala xhevit shuti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet