Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Trageti përplaset me bankinën, pasagjerët kalojnë natën në portin e Durrësit
9 Dhjetor 2021, 14:39Nga DOSJA
DURRËS– Dhjetëra pasagjerë e kanë kaluar natën në terminalin e portit të Durrësit kur në fakt duhet të ishin në Bari të Italisë. Trageti Venturies Ferries është përplasur me bankinën disa orë para nisjes e për pasojë shumë prej pasagjerëve kanë mbetur në terminal.
Të tjera kanë arritur marrëveshje me kompaninë e biletave dhe e kanë shtyrë udhëtimin për një ditë tjetër, por ata që kanë mbetur në terminal, nuk kanë marrë mbrapsht as paratë e biletave.
“U çova në mëngjes thashë se jemi në Bari, shiko unë jemi prapë në Durrës,”- thotë një grua për Report TV.
“Nuk na thotë njeri asgjë, nuk dimë fare se kur do të nisemi,”- tha një tjetër.
Ky është incidenti i dytë që ndodh në portin e Durrësit brenda pak javësh. Të dyja rastet janë mbyllur me dëme të vogla materiale, por fatmirësisht me asnjë në njerëz.
VLORË – Prej më shumë se 9 orësh, plot 118 pasagjerë në tragetin që mbërriti mëngjesin e sotëm nga Brindisi i Italisë, kanë ngelur në det të hapur në...
TIRANË– Një vrasje është parandaluar disa ditë më parë nga Policia, por dy nga më kryesorët e grupit duket se ia kanë mbathur nga Shqipëria. Hektor S...
TIRANË– Zjarr në një kompleks pallatesh tek zona e Komunës së Parisit në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shkak për zjarrit mendohet se ës...
TIRANË – Policia e kryeqytetit ka arrestuar disa persona në 24 orët e fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas bluve të Tiranë...
DURRËS– “Festa” me drogë e alkool brenda një dhome hoteli në Durrës, ka përfunduar me një të ri të plagosur. E gjitha ka nisur brenda një dhome, ku t...
DURRËS- Detaje të reja zbulohen nga plagosja me armë e 20-vjeçarit, Arni Sulejmani, brenda dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, mëngje...