Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Tragjedia në Tetovë, Zaev nuk pranon dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësit
5 Tetor 2021, 20:35Nga DOSJA
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha të martën se nuk do të pranojë dorëheqjet e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendës ministrit, Ilir Hasani që i kishin ofruar në shenjë përgjegjësie morale pas zjarrit që shkrumboi qendrën spitalore të koronavirusit në Tetovë, ku si pasojë humbën jetën 12 pacientë dhe dy familjarë të tyre.
Zaev doli me këtë qëndrim pasi Prokuroria Themelore në Tetovë pranoi raportin e ekspertizës në të cilin konstatohej se zjarri në spitalin për trajtimin e pacientëve me koronavirus në këtë qytet, ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik në një prizë zgjatuese. Kryeministri Zoran Zaev tha për mediat se kishte lexuar me kujdes gjetjet e hetuesve mbi shkakun e fatkeqësisë në këtë spital.
“Në bazë të këtyre njoftimeve dhe atyre të mëparshme, dua ta informoj publikun se nuk ka arsye për të kërkuar përgjegjësi politike apo menaxheriale tek ministri Venko Filipçe dhe te zëvendës ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani”, u shpreh kryeministri Zaev. Ai shtoi se “për gabimet eventuale të shkaktuara nga faktori njeri do të deklarohen organet kompetente”.
Ndërsa kreu i qeverisë në Shkup thekson se nuk do të lejojë politizimin e tragjedisë në spitalin e Tetovës, opozita, si ajo maqedonase edhe ajo shqiptare për disa javë kanë fajësuar qeverinë dhe sidomos kanë kërkuar përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për “keqmenaxhimin dhe shkatërrimin e sistemit shëndetësor”, sipas tyre.
Tragjedia e 8 shtatorit në spitalin e Tetovës u mori jetën 14 personave, 12 prej të cilëve ishin pacientë të prekur me COVID-19 që po trajtoheshin në këtë qendër dhe dy të tjerë familjarë të tyre. Spitali u dogj brenda pak minutash, sipas dëshmitarëve dhe shërbimeve zjarrfikëse.
Maqedonia e Veriut ka ngritur 17 qendra të tilla për pacientët me koronavirus në qytetet kryesore të vendit. Por kjo gjë është shoqëruar me mjaft kritika lidhur me materialin ndërtimor prej plastike dhe polistireni me të cilat janë ndërtuar këto spitale të përkohshme. Sipas ekspertëve, materialet që nuk i rezistojnë zjarrit nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë për ndërtimin e spitaleve.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Një studim i ri zbulon se vaksina me dy doza COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech është 90% efektive për të parandaluar shtrimin në spital, deri në gjas...
SPANJË– Shpërthimi i vullkanit në La Palma, është një kujtim i gjallë mbi forcën shkatërruese të natyrës, por teksa është e padobishme mbi tokë, për ...
HAGË – Behgjet Pacolli, Presidenti i Aleancës për Kosovën e Re, ka dhënë detaje rreth takimit që sot pati në Hagë, me ish-presidentin Hashim Tha&cced...
ITALI– Një tornado e fortë, e ndjekur nga reshje të dendura shiu dhe breshëri, kanë goditur qendrën historike të Catanias në Itali. Stuhia bëri që disa pe...
BRUKSEL – Pas botimit të Pandora Papers, kryetari i Kristian Demokratëve në Parlamentin Evropian, Manfred Weber , bëri thirrje që BE të ketë më shumë komp...
GJERMANI– Avokati Erion Metoja, drejtues i një studioje ligjore në Frankfurt të Gjermanisë ka bërë me dije se ka aludime për përfshirjen e aeroportit të F...
KINË – Pekini nisi një sagë kërcnimesh kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre teksa 56 avionë luftarakë kinezë kaluan të hënën në zonën e ...
SHBA – Revista Forbes ka zbuluar se Donald Trump ka dalë nga lista ultra-ekskluzive e 400 njerëzve më të pasur të Amerikës. Ish-presidenti vlen 2.5 miliar...
SERBI – Olgica Markanovic dhe bashkëpunëtorja e saj, Jasmina T., rrezikojnë të dënohen me tre vite burg pasi akuzohen se janë përfshirë në bërjen procedur...