LIVE UPDATES
Bota

Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

3 Korrik 2021, 10:41 Nga DOSJA
Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

GJERMANI- Pajtohuni!” – kjo ishte fjala e fundit e kancelares gjermane, Angela Merkel, në konferencën e shtypit të Samitit në Sofje, në nëntor 2020. Me këtë ajo iu drejtua dy organizatorëve të samitit të gjashtë të Procesit të Berlinit, kryeministrave të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev. Megjithë atmosferën miqësore në samit, ata nuk kishin arritur të gjenin një zgjidhje për mosmarrëveshjen mbi interpretimin e historisë. Bllokada e Bullgarisë ndaj fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE është ende në fuqi.

Mbështetje për rrugën e BE-së

Edhe në gushtin e vitit 2014, kur kancelarja gjermane ftoi për herë të parë në Berlin udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut (emërtimi i sotëm), Mali i Zi dhe Serbi) kishte shumë bllokada dhe rezerva ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria sapo kishte marrë statusin e kandidatit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kishin ndërkohë, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina po bisedonin për përmbylljen e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit, e cila do të nënshkruhej një vit më pas. Këto vende duheshin mbajtur në rrugën evropiane, megjithë rezistencën e vendeve antare. Kështu lindi Procesi i Berlinit.

Pak përparime drejt BE-së

Që nga takimi i parë vijuan çdo vit takime në të njëjtin format: gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni i BE-së dhe përfaqësues të disa vendeve anëtare, që ndiheshin të lidhura me temën në një farë mënyre, qoftë për shkak të afërsisë së tyre gjeografike (Kroacia, Bullgaria), qoftë për shkak të profilit të tyre në politikën e jashtme të BE-së (Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe (në atë kohë akoma në BE) Italia ose më vonë edhe Polonia). As në këtë vit të shtatë të Procesit të Berlinit, zgjerimi nuk ka bërë shumë përparime: Kështu që Procesit të Berlinit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të riprodhojë vetveten.

„Formati, në të cilin do të vijojë trashëgimia e kancelares pas largimit të saj nga detyra në vjeshtën e këtij viti, do të njoftohet përfundimisht pas takimit të kancelares Merkel me homologët e saj, por mesazhi që do të dalë nga ky takim është i qartë: „Ai do të ritheksojë perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të konfirmojë vijimësinë e Procesit të Berlinit”, tha për DW, Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU / CSU, në Bundestagun Gjerman dhe përgjegjëse për politikat e BE-së.

Ofensiva diplomatike

Samiti i së hënës është pika kulmore e një serie takimesh parapërgatitore. „Në qershor u zhvilluan konferenca të ministrave të jashtëm, të shëndetësisë, të brendshëm dhe të ekonomisë. Pjesë e procesit është edhe një forum i shoqërisë civile dhe i rinisë,” thotë Susanne Schütz, e ngarkurara e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor në një bisedë me DW. Në këto konferenca është folur për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë, luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar si dhe për digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër. Të hënën (28.06), kancelarja Angela Merkel pati biseda me udhëheqës të Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

Imazh i keq në rajon

Në rajon, megjithatë, Procesi i Berlinit ka një imazh jo fort të mirë: “Në sytë e publikut, Procesi i Berlinit nuk është asgjë tjetër, veç një mundësie për politikanë nga rajoni të takohen me udhëheqësit e BE-së dhe të bëjnë fotografi të gëzuara me mesazhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një të ardhme më të mirë, ” thotë Adi Čermagić nga Iniciativa Evropiane e Stabilitetit (ESI), një think-tank për Evropën Jug-Lindore me qendër në Berlin. „Por qytetarët e rajonit janë lodhur me këto premtime që mund të realizohen pas dhjetë ose 15 vjetësh”.

„Por të paktën”, vazhdon Čermagić, „Procesi i Berlinit ka sjellë një përparim për jetën e përditshme. Për shembull, nga data 1 korrik i këtij viti janë hequr tarifat roaming për vendet e rajonit”.

Tregu i përbashkët.

Schütz numëron edhe disa përparësi të tjera të këtij samiti: “Infrastruktura e transportit dhe energjisë është zgjeruar shumë në shtatë vitet e fundit dhe është lidhur me korridoret e BE-së. Dhe Zyra Rajonale e Rinisë (RYCO), e cila për vite me radhë ka bashkuar të rinjtë e rajonit është një zhvillim i orientuar drejt së ardhmes. Këto rezultate dëshmojnë se bashkëpunimi i sukseshëm në kuadër të Procesit të Berlinti është i mundshëm.”

Por edhe ambasadorja gjermane e pranon se ka ende shumë për t’u bërë. Sidomos realizimi i një Tregut të përbashkët rajonal, i cili është miratuar në Sofje në vitin 2020.Ky synon që deri në vitin 2024 të arrihen brenda rajonit katër liritë e BE-së: lëvizja e lirë e personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Vullneti politik është i nevojshëm

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, gjatë takimit të tij në fillim të qershorit me vendet pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit kërkoi që këto të përpiqeshin që samiti i së hënës të bëhej i sukseshëm. Susanne Schütz shpreson që së paku të “arrihet një marrëveshje për lirinë e udhëtimit me karta identiteti dhe njohjen reciproke të gradave profesionale dhe universitare”.

Për momentin vetëm tre vende janë të gatshme të marrin pjesë në krijimin e një tregu të përbashkët: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor hezitojnë, para së gjithash Kosova për shkak të grindjes së pazgjidhur me Serbinë. Kështu që mbetet tërësisht e hapur, nëse ky samit i fundit do të plotësojë ndonjë dëshirë tjetër të kancelares Merkel, veç asaj të shprehur vitin e kaluar në Sofje: “Pajtohuni”

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni angela merkel bojko borisov zoran zaev angela merkel bojko borisov zoran zaev

Sondazh

Poll
Bota 3 Korrik 2021, 06:21

ITALI– Mbrëmjen e djeshme Italia fitoi kundër Belgjikës duke e mposhtur me shifrat 2 me 1. Tashmë shteti fqinj ka kaluar në gjysmëfinalen në tokën e gjermanëve....

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë