"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Tre persona vodhën shtëpinë në Kavajë/ Rrëfimi ekskluziv i pronarit: Më ndoqën nga pas, më gjuajtën me armë, djali u
8 Shkurt 2021, 14:41Nga DOSJA
Pronari i shtëpisë, Baki Guca ku ndodhi vjedhja e disa ditëve më parë rrëfen momentin e tmerrshëm për “Shqipëria live”.
“Unë erdha nga një fshat, ata kishin ardhur nga ana e detit, po më prisnin mua se nuk qëndron makina në mes të rrugës me drita ndezur. U futën në një rrugicë dhe nuk po i shihja. U futa në shtëpi, ata kanë ardhur direkt pas meje. Hapa derën e shtëpisë, dikush më kapi nga fyti dhe më vuri pistoletën në kokë. ‘Policia’ më tha, u habita, thashë çfarë kam bërë. Pastaj më tha paratë, aty e kuptova që ishte hajdut. Dëgjova gruan dhe çunin që po i torturonin matanë. U përpoqa t’i kthehem, më gjuajti me pistoletë në kokë. Tjetri më vuri automatikun në ballë.
Gruaja ia hoqi maskën njërin prej tyre, ata u inatosën më shumë dhe e kanë përplasur në tokë gruan. Ia zunë frymën dhe e godisnin me shqelma.
Djali doli të shkonte te mami, e morën ata, e ngjitën lart duke kontrolluar, dhomë më dhomë, morën florinjtë e gruas dhe më vonë te vendi ku ishte kasaforta”.
I kanë bërë presion djalit?
“I kanë gjuajtur më automatikun, derisa djali i tha ku është kasaforta. Djali ka hapur derën e ballkonit dhe është hedhur. Iku te një komshi, ne mendonim se na e kishin marrë hajdutët”.
Bakiu thotë se që nga ajo ditë, djali nuk ka fjetur fare dhe ka frikë të rrijë në shtëpi.
Marrë nga TopChannel
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Avokati i 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj, që ndërroi jetë në spital pas dhunës barbare nga tre shokët e tij, Ermal Ahmataj sqaroi se konfli...
SHKODËR – 1876 kg mallrash të padeklaruara u kapën nga policia kufitare në doganën e Shkodrës këtë të hënë.Policia kufitare njofton se pranë kësaj pi...
RUSI– Jonida Drogu, është sekretarja e dytë e ambasadës shqiptare në Rusi e cila u dëbua ditën e sotme.Media ruse ‘Pradva‘ shkruan se ky hap është ndërmarrë nga...
MALËSI E MADHE- Violeta Gurraj është gjetur e pajetë në banesën e saj, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Prej tre ditësh 47-vjeçarja nuk i hapt...
TIRANË– Lumturi Sinanrrapaj shprehet se burri i saj ditën e ngjarjes u ul në lokal, por jo me autorët. Sipas saj ishin zënë për ‘fjalë burrash’ ndërkohë që...
Top Channel ka arritur të sigurojë dosjen e përgjimeve mes Tire Alldervishit dhe 4 bashkëpunëtoreve të saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.Në datë 05/12/2020 shtet...
TIRANË–Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale disa djem tallen me një të moshuar i cili është i pastrehë dhe i dehur dhe mban një qen në shpinë. Dy ...