Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kaos i paparë tek tregu Agro-Ushqimor! PAMJET me dron, makina dhe njerëz ‘mizë lisi’ për të blerë furnizime
24 Mars 2020, 09:20Nga DOSJA
TIRANË – Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, pranë tregut Agro-Ushqimor. Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm (kohë kur edhe nis të lejohet kalimi)t tregëtarë të pakicës janë ‘turrur’ që të marrin të gjithë furnizimet që i duhen duke shkaktuar një kaos total.
Report Tv sjell pamje me dron nga tregu i shumicës në kryeqytet, i cili është shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit pasi siç duket edhe nga video, masat që mund të marrësh janë të pavlera.
Së fundmi, orari i ngjeshur i lejimit të qarkullimit ka bërë që njerëzit të dynden në supermarkete, furra buke apo banka duke mos i respektuar rregullat e sigurisë dhe duke shtuar mundësine përhapjes së koronavirusit.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.
Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotësjellës.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Distanca e sigurisë është një togfjalës që nuk ka asnjë kuptim për qytetarët shqiptarë. Këtë e vërtetojnë pamjet nga spitali Onkologjik në QSUT, k...
POGRADEC– Karantinohen të gjithë punonjësit e doganës së Tushemishtit në Pogradec. Kjo masë është marrë pasi prindërit e njërit prej punonjësve kanë rezultuar p...
Shkodër- Konfirmohet personi i dytë me koronavirus në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i infektuar është një oficer i Policisë Gjyqësore. K...
TIRANË– Shënohet viktima e 5-të me koronavirus në Shqipëri. Mësohet se viktima është një 48-vjeçar nga Puka, (emër i njohur për redaksinë).48 vje&cc...
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë për djalin e deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, i cili është i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë m...
LEZHË– Preket edhe Lezha nga koronavirusi. Mësohet se e infektuara e parë është një infermiere 54-vjeçare, e cila në testin e bërë mbrëmjen e djeshm...
SHQIPËRI– Vendi në ‘shtetrrethim’ por qytetarët s’po dinë si t’i përdorin 8 orë liri që kanë në dispozicion. Pamjet nga spitali Onkologjik tregojnë se njer...
Lushnje- Një i ri nga Babunja e Lushnjës, me datë 16 mars ka hyrë në vend nga Qafëthana. Pasi ka plotësuar formularin dhe bërë testin në pikën kufitare ka kërku...
TIRANË– Kryeqyteti ka gdhirë i zbardhur mëngjesin e sotëm. Përveç temperaturave të ulta, sot ka rënë dëborë për herë të parë në Tiranë. Edhe pse tas...
Tiranë- Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka deklaruar në emisionin “Real Story” në “News24”, se 43-vjeçari nga Kavaja i infektuar me COVID-19, ishte pak ...