Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të tentojë të rikthejë sanksionet ndaj Iranit në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme, lëvizje kjo që do t’i jepte fund marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe do ta fuste OKB-në në krizë diplomatike.
“Ne do të bëjmë një rikthim”, u tha Trump gazetarëve një ditë pasi OKB refuzoi një rezolutë të sponzoruar nga SHBA-ja për të zgjatur embargon ndaj armëve të Iranit.
“Do ta shikoni javën tjetër”, tha Trump.
Rezoluta e refuzuar e hartuar nga SHBA-ja do të mund të zgjaste një embargo ndërkombëtare të armëve mbi Iranin, që do të lehtësohet në mënyrë progresive duke filluar më 18 tetor, nën Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit, ku përfshihet marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.
Uashingtoni ka kërcënuar të shkaktojë një “kthim mbrapa” të të gjitha sanksioneve të OKB-së mbi Iranin nëse vota e embargos dështon, veprim ky që ekspertët thonë se do ta hedhë Këshillin e Sigurimit në krizë.
Rusia dhe Kina, si dhe vendet evropiane që ishin nënshkruese të paktit bërthamor të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), kanë vënë në dyshim pretendimin e SHBA-së se është në gjendje të shkaktojë mekanizmin e kthimit, sepse u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 dhe sërish vendosi sanksione ndaj Iranit.
Presidenti iranian, Hassan Rohani, tha më 15 gusht se SHBA-ja ka dështuar të shkatërrojë marrëveshjen bërthamore “gjysmë të gjallë”.
Britania, Franca dhe Gjermania, kanë shprehur shqetësim lidhur me përfundimin e embargos, por e kanë kundërshtuar rezolutën e SHBA-së për shkak të frikës së përfundimit të marrëveshjes bërthamore.
Irani ka kërcënuar të dalë plotësisht nga pakti bërthamor dhe kishte bërë të ditur se do të tërhiqet edhe nga një traktat tjetër kryesor nëse embargoja e armëve zgjatet ose ekziston një kthim i sanksioneve.
Marrë nga: REL
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AFGANISTAN– Zyrtarët afganë kanë njoftuar se një anëtare e qeverisë e ngarkuar me negociatat për paqe me talibanët, i ka shpëtuar një tentative për vrasje.Makin...
BJELLORUSI- Protestuesit në Bjellorusi që kanë dalë në rrugë që prej një jave, ditën e djeshme janë mbledhur përpara televizionit shtetëror. Ata kërkojnë nga t...
KOSOVË- Shqipëria dhe Kosova do të vijojnë edhe këtë vit të zhvillojnë mbledhje të përbashkëta mes dy qeverisë. Mësohet se në këtë mbledhje do të nënshkruh...
IRLANDË- Shefi i Agjencisë irlandeze të Zhvillimit të Turizmit, Michael Cawley dha sot dorëheqjen pasi kaloi pushimet në Itali.Ai është shprehur se dorëheq...
BJELLORUSI- Presidenti Bjellorus, Alexander Lukashenko thotë se Rusia ka pranuar të ofrojë ndihmë, në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake. Presidenti Bjell...
SHBA– Vëllai i vogël i presidentit Donald Trump, Robert, ka humbur jetën, mbrëmjen e ditës së djeshme në moshën 71-vjeçare. Mësohet se ai vdiq në spital ...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka planifikuar të pajisjet me rreth 380 mijë vaksina sezonale, për të përballuar më lehtë situatën e COVID-19.Me...
KOSOVË -Kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që të ndryshohet Ligji për Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), nuk është e s...
SHBA-Të gjithë të apasionuarit pas filmave horrorr me siguri janë të familjarizuar me kukullën e famshme të mallkuar “Annabelle”. Së fundmi, u përhapën thasheth...
ALGJERI- Algjeria ka njoftuar ditën e sotme se ka nisur rihapja graduale e xhamive, kafeve, restoranteve dhe plazheve pas pesë muajsh të bllokuar për shkak të p...