Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump është larguar nga detyra, por jo nga politika. Ai mbetet popullor në mesin e republikanëve dhe po përballet tani me disa udhëheqës të lartë në një betejë për kontrollin e Partisë Republikane.
Por ish-presidenti nuk po heq dorë nga politika. Të martën, ai sulmoi udhëheqësin e pakicës në Senat Mitch McConnell, republikan i shquar që e fajësoi atë për sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar.
“Presidenti Trump është praktikisht dhe moralisht përgjegjës për provokimin e ngjarjeve”, tha zoti McConnell.
Në një deklaratë, ish-Presidenti Trump tha se senatorët republikanë që mbështesin McConnell-in nuk do të fitojnë më. Ai kërcënoi të mbështesë në zgjedhje sfiduesit e krahut të djathtë kundër kandidatëve të partisë.
“Qëllimi kryesor ishte që të sigurohemi se 75 milionë njerëzit që votuan për Presidentin Trump e dinë se Presidenti do të jetë akoma aktiv dhe i angazhuar në politikën amerikane, se ai do të vazhdojë të mbështesë kandidatë që përqafojnë axhendën e tij Amerika e Para”, tha Jason Miller, këshilltar i zotit Trump.
Shtatë senatorë republikanë që votuan për fajësimin e tij në gjyqin e Senatit përballen me kritika, madje edhe qortim nga partia, duke nënvizuar refuzimin e republikanëve të bazës për t’u shkëputur nga Trumpi.
“Partia Republikane është partia e Trumpit. Dhe për fat të keq, ka konservatorë të moderuar parimorë, njerëz të qendrës së djathtë, së cilës ndoshta i takoj edhe unë politikisht dhe që ndihen si të pastrehë tani“, thotë Olivia Troye, drejtore e Projektit për Përgjegjshmërinë Republikane.
Roli i Trumpit në trazirat e Kapitolit ka të ngjarë të mbetet në fokus ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve kërkon të krijojë një komision të pavarur, të ngjashëm me komisionin që analizoi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Ish kryetari i komisionit të 11 shtatorit, Thomas Kean, po bën thirrje për një komision dypartiak për sulmin e 6 janarit.
“Ky nuk është një komision për të kapur në faj Presidentin Trump. Ky është një komision fakt-mbledhës”, tha ligjvënësi Kean.
Një sondazh i fundit tregon se 75% e republikanëve thonë se do të dëshironin që ish-presidenti të luante një rol të rëndësishëm brenda partisë.
“Ju duam. Do të kthehemi përsëri në një lloj mënyre”, tha ish presidenti Trump.
Por hetimet kriminale mbi rolin e Trump-it në trazirat e Kapitolit dhe ndërhyrjet në zgjedhje, si dhe sfidat ligjore mbi dyshimet për mashtrim taksash dhe siguracionesh, mund të përcaktojnë gjithashtu rolin e ardhshëm të ish presidentit në politikë.
Marrë nga: VOA
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJEORGJI- Kryeministri gjeorgjian Xhorxh Gakharia njoftojë se do të japë dorëheqjen ditën e sotme. Euronews shkruan se Gakharia e bëri këtë gjë duke kritikuar n...
SHBA- Senatori amerikan, Robert Joseph Dole është diagnostifikuar me kancer. Lajmin e ka bërë të ditur vetë senatori me anë të një postimi në Twitter. Bob Dole ...
KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ka dënuar incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Mal të Zi, ku një autobuz nga Kosova u sul...
GREQI- Janina u fut në listën e zonave të kuqe gjatë ditës së djeshme. Guvernatori, Alekos Karhimanis tha se në rëndimin e situatës së pandemisë në Janinë ka ko...
KOSOVË– Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilia Rexhepi , ka dhënë një intervistë për gazetën e Bos...
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka arrtur që të sigurojë vetëm 14 ulëse në Kuvend. Gazeta Ekspress shkruan se nga 13% të votave të marra LDK mund të u...
SHBA- ADN-ja më e vjetër në botë është gjetur në dhembët e një mamuthi mbi 1 milion vjeçar. Nature shkruan se ADN-ja është gjetur në dhembët e një mamut...
AUSTRALI- Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë inovative për të ulur ndotjen e planetit. Në lidhje me këtë shkencëtarët po i kthejnë maskat mbrojtëse në përbërës...
KOSOVË– Aleanca Kosova e Re (AKR) ka vlerësuar lart organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 shkurtit. Sipas AKR-së, procesi zgjedhor n...