LIVE UPDATES
Bota

Trump: Pesë kandidatë të shkëlqyer për këshilltar të Sigurisë Kombëtare

11 Shtator 2019, 20:47 Nga DOSJA
Trump: Pesë kandidatë të shkëlqyer për këshilltar

SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se po konsideron emrat “e pesë personave shumë të kualifikuar” për postin e këshilltarit të tij të ri të Sigurisë Kombëtare, pas largimit të John Bolton-it. Udhëheqësi amerikan tha se do ta emërojë zëvendësuesin e zotit Bolton javën e ardhshme, por ai nuk përmendi asnjë nga kandidatët e tij.

“Këtë pozicion e duan shumë njerëz të shkëlqyer”, tha ai. Presidenti Trump tha gjithashtu se ai kishte “marrëdhënie shumë të mira” me zotin Bolton, por shtoi se “Bolton nuk i kishte marrëdhëniet e mira me të tjerë” në Shtëpinë e Bardhë.

Jonh nuk ishte në një linjë me ato çka ne po bënim” tha zoti Trump. Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se kishte shkarkuar këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, duke thënë se nuk ishte dakord me shumë prej propozimeve të zotit Bolton. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton:

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton kishte në axhendën e së martës diskutime me Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo lidhur me sanksione për të luftuar terrorizmin. “Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump i fuqizon më tej përpjekjet tona antiterroriste,” tha lidhur me sanksionet Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Por zoti Bolton u shkarkua me një postim në Twitter nga Presidenti Trump pak orë para takimit. Zoti Bolton reagoi duke thënë se kishte ofruar të dorëhiqej para se presidenti ta shkarkonte. Largimi i tij i papritur pason anulimin e bisedimeve të paqes me talebanët në pikën presidenciale të pushimeve, Camp David. Në bisedime pritej të diskutohej tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani. Njoftohet se zoti Bolton ishte kundër idesë së marrëveshjes.

“Me sa duket disa nga problemet që kishin lindur sollën mosmarrëveshje dhe shkaktuan shkarkimin e John Boltonit, pasi presidenti vendosi të mos takohej me talebanët,” thotë Tood Belt, pedagog në Universitetin George Washington. Këto zhvillime ndodhin gjithashtu në një kohë kur presidenti vazhdon përpjekjet për zgjidhje diplomatike me rivalë si udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Iranit.

“Prej kohësh John Bolton ka mbështetur idenë e ndryshimit të regjimit që përbën shqetësim të madh për Iranin. Me largimin e tij ka gjasa që nuk ngrihet më për diskutim tema e ndryshimit të regjimit gjë që krijon hapësirë për diskutime mes Teheranit dhe Uashingtonit,” thotë analisti Alex Vatanka.

John Bolton i përket vijës së ashpër në politikën e jashtme dhe ka mbështetur haptazi alternativën ushtarake. Ai ka pasur shpesh përplasje me Presidentin Trump, i cili, megjithëse shprehet me terma agresive, kërkon të shmangë përfshirjen e Amerikës në konflikte ushtarake jashtë vendit. Shkarkimi i zotit Bolton pason një numër ndryshimesh e zëvendësimesh në ekipin e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të presidentit.

“Aleatëve tanë nuk u pëlqejnë këto ndryshime dhe pasiguri në administratë. Ata duan që administrata të flasë me një zë të vetëm dhe në mënyrë konsistente. Por nuk po ndodh një gjë e tillë me këtë administratë,” thotë zoti Belt.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo këmbëngul se largimi i zotit Bolton nuk ndikon në vazhdimësinë e politikave: “Nuk mendoj se ndonjë udhëheqës kudo në botë duhet të bëjë hamendësi se për shkak të largimit të një zyrtari, do të ndryshojë në një masë domethënëse politika e jashtme e Presidentit Trump”. John Bolton është këshilltari i tretë i sigurisë kombëtare i shkarkuar nga presidenti në më pak se tre vjet të mandatit. Javën e ardhshme pritet që të emërohet zëvendësuesi i tij.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump john bolton keshilltari per sigurine donald trump john bolton keshilltari per sigurine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet