LIVE UPDATES
Bota

Trump pranon kandidaturën republikane dhe sulmon Biden: Është shkatërrues i vendeve të punës në SHBA

28 Gusht 2020, 13:17 Nga DOSJA
Trump pranon kandidaturën republikane dhe sulmon Biden: Është

SHBA-Gjatë fjalimit të tij nga Shtëpia e Bardhë të enjten duke pranuar nominimin e partisë së tij për një mandat të dytë, Presidenti Donald Trump tha se zgjedhjet e nëntorit “do të vendosin nëse ne do të mbrojmë mënyrën e jetesës amerikane apo nëse do të lejojmë që një lëvizje radikale ta çmontojë plotësisht dhe ta shkatërrojë atë”.

Presidenti Trump, i cili përballet me një sfidë të fortë nga ish-Nënpresidenti Joe Biden, i tha një turme të madhe në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë se “këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”. Mbi 1’000 pjesëmarrësit e ftuar, përfshirë shumë anëtarë republikanë të Kongresit, ishin ulur pranë njëri-tjetrit dhe shumica nuk mbanin maska për fytyrën, duke kundërshtuar kështu këshillat e shëndetit publik mes pandemisë së koronavirusit.

Presidenti Trump, që radhitet pas zotit Biden në anketimet në rang kombëtar dhe në anketimet në shtetet kyçe të betejës elektorale, ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së tij një sulmi të ashpër ndaj kundërshtarit të tij demokrat, duke e denoncuar atë në një moment si “kali i Trojës” për radikalët e majtë dhe anarkistët që duan të shkatërrojnë vendin. Mes brohoritjeve inkurajuese nga publiku, Presidenti Trump tha se ish-nënpresidenti “nuk është shpëtimtar i shpirtit të Amerikës. Ai është shkatërruesi i vendeve të punës në Amerikë. Nëse i jepet mundësia, ai do të jetë shkatërruesi i madhështisë amerikane”.

“Për 47 vjet, Joe Biden mori kuotat e dhuruara nga punëtorët, u dha përqafime dhe madje puthje”, tha Presidenti Trump. “Dhe u tha atyre se ai ndjen dhimbjen e tyre. Dhe pastaj ai fluturoi përsëri për në Uashington dhe votoi për t’i dërguar vendet tona të punës në Kinë dhe në shumë vende të tjera të largëta”.

Presidenti, në fjalimin e tij 70-minutësh, theksoi atë që e quajti qëndrimin e tij të ashpër ndaj Kinës, për sa i përket ekonomisë dhe fajësoi Pekinin që lejoi daljen e koronavirusit nga kufijtë e vendit.

Në fakt, Presidenti Trump gëzonte marrëdhënie të mira me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, në fillimet e administratës së tij, ndërsa të dy drejtuesit u angazhuan në bisedime të mëdha tregtare, dhe më vonë, pasi filloi të përhapet koronavirusi, Presidenti Trump e vlerësoi Presidentin Xi për trajtimin e tij të krizës. Sapo marrëdhëniet u përkeqësuan dhe Presidenti Trump filloi të fajësojë Kinën për situatën e shëndetit publik dhe problemet e ekonomisë, presidenti shtoi kritikat e tij ndaj zotit Biden si një vegël e Kinës.

“Axhenda e Joe Biden-it është bërë në Kinë. Axhenda ime është bërë në SHBA”, tha Presidenti Trump.

Nëse rizgjidhet, Presidenti Trump premtoi se “do t’i qepemi menjëherë Kinës. Nuk do të mbështetemi tek ta për asgjë”. Pak para fjalimit të presidentit, fushata e zotit Biden sulmoi Presidentin Trump si “presidenti më i dobët që kemi patur ndonjëherë përballë Kinës”.

“Ai ka dështuar përsëri dhe përsëri të mbrojë interesat amerikane përballë qeverisë kineze”, tha fushata Biden në një deklaratë. Fushata e kandidatit të Partisë Demokrate pretendon se “kur po shfaqej koronavirusi, Trump përhapi gënjeshtrat e Xi. Dhe lufta e tij e tarifave me Kinën ka shkatërruar fermerët, bizneset, konsumatorët dhe punëtorët amerikanë. Ai madje iu lut Presidentit Xi ta shpëtonte fushatën e tij për rizgjedhje”.

Në fjalën e tij, Presidenti Trump tha se zoti Biden “e ka kaluar tërë karrierën e tij në anën e gabuar të historisë”. Presidenti gjithashtu kërkoi të krijonte një kontrast filozofik dhe moral midis dy palëve. “Në pamjen e mbrapshtë të së majtës, ata nuk e shohin Amerikën si kombin më të lirë, të drejtë dhe të jashtëzakonshëm mbi Tokë. Përkundrazi, ata shohin një komb të lig që duhet të ndëshkohet për mëkatin e tij”.

Presidenti Trump deklaroi se “Joe Biden është i dobët. Ai merr urdhrat e tij të marshimit nga hipokritët liberalë”. Zoti Biden, në një aktivitet virtual të fushatës të enjten, kritikoi presidentin si “krejt të papërgjegjshëm” për organizimin e një aktiviteti krejtësisht politik në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, “duke hedhur praktikisht në kosh të gjitha rregullat kryesore”. Fishkezjarre që ravijëzonin emrin “Trump” dhe “2020” sipër Monumentit të Uashingtonit dhe Shëtitores Kombëtare, pasuan menjëherë fjalimin e presidentit.

Përveç fjalimit të tij drejtpërdrejt para turmës në Shtëpinë e Bardhë, dhe një fjalimi mbrëmjen e së mërkurës në Baltimore nga Nënpresidenti Mike Pence, konventa katër-ditore e republikanëve ishte kryesisht virtuale, e ngjashme me konventën demokrate një javë më parë. Duke iu kthyer konventave virtuale, të dyja palët përpiqen të kufizojnë përhapjen e koronavirusit, që sipas Universitetit Johns Hopkins, ka vrarë më shumë se 180’000 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe ka infektuar 5.8 milionë.

“Do të prodhojmë një vaksinë para fundit të vitit, ose ndoshta edhe më shpejt”, parashikoi Presidenti Trump të enjten në mbrëmje. Këshilltarët kryesorë të presidentit besojnë se ai e përmirësoi pozicionin e tij politik këtë javë, me folësit që lavdëruan mandatin e tij 3-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë dhe kritikuan zotin Biden, shumica e tyre ndërsa qëndronin në një skenë në Auditorin e boshatisur “Mellon”, jo larg Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump u prezantua nga njëra nga vajzat e tij, Ivanka, e cila është gjithashtu një këshilltare e Shtëpisë së Bardhë. “Baba, njerëzit të sulmojnë për shkak se je jokonvencional, por unë të dua për shkak se je i vërtetë,” tha ajo. “Dhe të respektoj që ke qenë efektiv”. Gjatë kongresit republikan, trazirat racore shpërthyen në Kenosha, të shtetit Wisconsin, ku goditja me armë nga policia e afrikano-amerikanit Jacob Blake, ngjalli protestat në rrugë kundër policisë. Pati ndërtesa të cilave iu vu zjarri në qytetin prej 100’000 banorësh. Një i ri 17-vjeçar nga shteti fqinj Illinois është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e dy protestuesve dhe plagosjen e një të treti.

Presidenti Trump, në fjalën e tij të pranimit nuk përmendi plagosjen e zotit Blake, i cili është i paralizuar nga mesi e poshtë, siç njoftoi babai i tij. Ai ritheksoi qasjen e tij për rend dhe ligj, duke dënuar provokatorët, grabitësit dhe anarkistët në disa qytete të drejtuara nga demokratët. Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence, së bashku me folësit e shumtë në konventë, portretizuan administratën e tyre si një mbështetëse të vendosur të zbatimit të ligjit, si dhe kundra protestave, disa prej të cilave janë bërë të dhunshme, që nga vdekja nën arrest policor më 25 maj e afrikano-amerikanit George Floyd, në qytetin Minneapolis, të shtetit Minesota.

Fjalimi i gjatë i presidentit i mbajti verifikuesit e fakteve të zënë me punë. Disa nga komentet e presidentit ishin false ose shtrembërime, sipas PolitiFact, që drejtohet nga Instituti Poynter, një shkollë e gazetarisë jofitimprurëse dhe një organizatë kërkimore. Gazeta New York Times gjithashtu u përpoq të bënte një kontroll gjithëpërfshirës të fakteve të dhëna gjatë fjalimit dhe i dha presidentit vlerësime të ndryshme për sa i përket respektimit të së vërtetës.

Kishte më shumë se 20 pretendime false ose shtrembërime në fjalim, sipas Daniel Dale të kanalit CNN. Anketimet tregojnë se zoti Biden kryeson ndaj Presidentit Trump me rreth 7 pikë përqindje, sipas një përmbledhjeje të anketimeve në faqen e internetit të Real Clear Politics. Sidoqoftë, avantazhi i zotit Biden është më i vogël në disa shtete kryesore të betejës elektorale që mund të rezultojnë edhe një herë vendimtare në zgjedhje.

Vetëm dy presidentë amerikanë kanë humbur garat për rizgjedhje pas një mandati të vetëm në detyrë gjatë katër dekadave të fundit: Jimmy Carter në vitin 1980 dhe George H.W. Bush në vitin 1992.

Marrë nga VOA

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump zgjedhjet në shba donald trump zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje