LIVE UPDATES
Ekonomi

Turizmi, shkëndija që po nxit industritë e tjera që u ‘paralizuan’ nga pandemia

4 Korrik 2021, 05:17 Nga DOSJA

Turizmi po u jepte një tjetër ritëm industrive mbështetëse në rritjen e tyre në fazën para COVID-19. Por në vitin e pandemisë, ishte sektori më i goditur dhe për rrjedhojë, efektet u përcollën edhe tek të tjerët. Për vitin 2021, shenjat e rimëkëmbjes janë shfaqur dhe pritshmëria e bizneseve të lidhura me turizmin është më e madhe. Hotelet kanë hyrë në ciklin normal për të pritur pushuesit dhe porositë nga kompanitë furnizuese të produkteve të higjienës personale dhe aksesorëve janë rritur. Makinat me qira pësuan gjithashtu rënie në vitin e pandemisë, por me rritjen e lëvizjes dhe kërkesës për distancim parashikohet që tregu të rigjallërohet.

Turizmi po rritej nga viti në vit, duke kulmuar në vitin 2019 me 6.4 milionë hyrje të shtetasve të huaj në Shqipëri. Efekti domino që solli rritja po ndihej edhe në një sërë industrish të tjera të lidhura ngushtë me “mikpritjen” (me kompani që ofrojnë gamë të dedikuar pastrimi dhe higjiene për hotelet), makinat me qira, agjencitë e udhëtimit, guidat turistike, argëtimi dhe relaksi, sportet ujore, agroturizmi, kulinaria, suvenirët.

Por teksa të gjithë kishin filluar të ndiqnin ritmin dhe të shkonin drejt investimeve, pandemia u dha një goditje të papritur, duke ndryshuar planet e zgjerimit, duke i bërë më krijues për të gjetur forma të tjera mbijetese, apo thjesht edhe duke i detyruar që të mbyllnin qepenat (rastet e agjencive turistike) në mënyrë të përkohshme.

Kjo ishte e pritshme për sektorët mbështetës, në kushtet kur turizmi ishte më i godituri për vitin 2020 dhe shpenzimet e të huajve në Shqipëri, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, u përgjysmuan, duke zbritur në 989 milionë euro. Por dalja e Shqipërisë nga lista e vendeve me rrezik, heqja e kufizimeve, duke mos u kërkuar turistëve që na vizitojnë karantinë të detyrueshme në vendet e origjinës, ecuria e procesit të vaksinimit, po shërbejnë si arsye për të besuar se viti aktual do të jetë më i mirë. Ajo që dihet me siguri është fakti se pandemia nuk mund të parashikohet për drejtimin që do të marrë dhe shpresa ndërthuret disi edhe me frikë.

Turistët e huaj detyrojnë hotelet të rrisin standardet, kërkesë për produkte të higjienës personale

Agjencitë e huaja, që sjellin turistët në grupe të organizuara në hotele shqiptare, kontrollojnë vazhdimisht cilësinë dhe standardet e tyre. Kjo ndodh në mënyrë sistematike, para fillimit të sezonit dhe vazhdon edhe gjatë sezonit veror.

Çdo mospërmbushje standardi penalizohet me gjobë. Bashkëpunimi prej disa vitesh me kompani ndërkombëtare dhe njohja e praktikave i ka bërë hotelet e mëdha, sidomos ato në zonën e Durrësit, të jenë të ndërgjegjshme për kërkesat të cilat duhet të plotësojnë, sipas yjeve që mbajnë. Përfaqësues të “DEA Amenities”, kompani e cila prej 5 vitesh furnizon hotelet në vend me produkte të higjienës personale dhe aksesorë, thanë për revistën “Monitor”, se rritja e sektorit të turizmit në përgjithësi ka vendosur standarde të reja dhe kërkesa e hoteleve për këtë kategori produktesh është rritur.

Produktet që ne u ofrojmë në portofolin tonë janë produkte të higjienës personale që nisin nga shampo, locione, aksesorë si kapuç, furça, pantofla, produkte SPA. Asnjë nga produktet që ofrojmë nuk prodhohet në vend. Ato sigurohen nga disa furnitorë në Greqi, Itali dhe Gjermani. Aktiviteti nisi me disa linja specifike dhe jo me shumëllojshmëri të madhe, duke iu përshtatur situatës së sektorit, i cili nga viti në vit, po kalon në faza të ndryshme zhvillimi dhe rritje” ­- thanë përfaqësues të kompanisë.

Kërkesat nga hotelet, sipas tyre, varen nga cilësia dhe standardi që kanë, kjo cakton më pas edhe produktet që kërkojnë, të cilat mund të jenë ose vetëm ato bazike, ose tërësisht për pjesën e higjienës dhe aksesorët. Por a sheh mundësi zgjerimi kompania në këto kushte?

E kemi parë të arsyeshme të mos shpërndahemi për momentin, pasi duam që rritja të vijë në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme, ndaj fokusi ynë janë produktet e higjienës. Gjithsesi, mund të ofrojmë edhe aspekte të tjera, që lidhen me produktet e pastrimit apo tekstilet, nëse shohim hapësira në treg. Për shembull, kompanitë me të cilat ne punojmë, ofrojnë edhe uniformat e punonjësve të hoteleve, peshqirët, si dhe çdo pjesë ekstra që lidhet me shërbimin e hospitality” – thanë nga kompania.

Targeti i tyre aktual janë kryesisht hotelet me katër dhe tre yje.

“Nuk janë vetëm hotele të mëdha, por edhe hotele më të vogla, për shembull me 15 dhoma. Edhe pse mund të jenë me tre yje, kërkojnë që të ofrojnë pjesën e produkteve të higjienës për klientët e tyre. Vë re që kujdesi është rritur në përgjithësi. Tek ato që konsiderohen resorte dhe kanë klientë të huaj, turizëm të organizuar, prania e produkteve të higjienës dhe kiteve të aksesorëve është e detyrueshme, pasi e kërkojnë agjencitë e huaja si standard dhe nuk mund të neglizhohet” – pohojnë përfaqësues të kompanisë.

Makinat me qira, pandemia e bëri të vështirë mbijetesën e sektorit 

Teksa grupi i turistëve të organizuar është një prej kategorive që pëlqen të vizitojë Shqipërinë, ka edhe nga ata të cilët vijnë individualisht pa kontraktuar agjenci.

Janë ai grup turistësh që Shqipërinë duan ta zbulojnë të vetëm e në këtë rrugëtim, në jo pak raste, një makinë me qira është një opsion i preferuar për të përshkuar distancat nga një destinacion në tjetrin. Flotat e kompanive shqiptare, të cilat po njihnin rritje nga viti në vit, nën efektin e turizmit, hasën në vështirësi të mëdha në vitin e pandemisë.

Askush nuk mendoi më për zgjerim. Eliana Bakiri, administratore e “Top Tour”, thotë se viti i pandemisë ka qenë sfidues si për agjencitë, edhe për tregun e makinave me qira. Sipas saj, mësimi që biznesi mori nga COVID-19 ishte diversifikimi si mënyrë mbijetese.

“Ajo që kuptuam gjatë pandemisë dhe na dha dorë, ishte fakti që kemi qenë një kompani e diversifikuar nga qiraja, te mjetet për transfertë, udhëtim ditor e të tjera si këto. Koronavirusi na mësoi që duhet të kesh portofol të larmishëm që të mbijetosh, në të kundërt do të ishte e vështirë” – thotë Bakiri. Prej tre vitesh, ajo jeton në Austri dhe menaxhon biznesin në distancë në të gjitha vendet e Ballkanit ku është e pranishme.

Znj. Bakiri shprehet se panorama e përballimit të situatës së pandemisë nga njëri vend në tjetrin varion dhe thuajse në të gjithë shtetet është kërkuar një strategji e veçantë për të siguruar vazhdimësi. Në Shqipëri nuk kanë munguar shkurtimet, ulja drastike e shpenzimeve, si dhe elemente të tjera.

Ne operojmë në tetë shtete, nga të cilat shtatë në Ballkan, si dhe kemi edhe një pikë në Austri. Kjo e fundit, në vitin e pandemisë, ka qenë e mbyllur, por kishim mbështetje maksimale nga shteti. Kurse shtetet e tjera i kemi menaxhuar vetë dhe ia kemi dalë të mos falimentojmë. Nuk ka qenë e lehtë, pasi ulëm shpenzimet në mënyrë maksimale, kemi shkurtuar edhe stafin.

Praktikisht, kemi mbajtur vetëm stafin kryesor. Në Shqipëri, një pjesë të kompanisë e dhamë në menaxhim. Kjo do të thotë se punonjësve u thamë të hapnin kompanitë e tyre dhe të përdornin asetet tona, por me kushtin që të ktheheshin në gjendjen që u morën. Mund të them se vendet më problematike për përballimin e situatës në portofolin tonë kanë qenë Shqipëria dhe Maqedonia, kurse Mali i Zi mbijetoi me pjesën e leasing. Austria, e gjitha nga shteti.

Në Shqipëri mund të them se ishte një luftë për mbijetesë. Të qenët të pranishëm në tetë shtete na e bën të qartë panoramën, për mënyrën sesi është mbështetur biznesi. Në Austri, ku po jetoj prej tre vitesh dhe bëj menaxhimin që këtej edhe për vendet e tjera, shteti më paguan pagën time 75% në këtë kohë pandemie. Referencë për shtetin austriak ka qenë xhiroja dhe fitimi i vitit 2019, kur ishim në një vit normal dhe gjatë pandemisë, i janë kthyer biznesit 75% e parave që kishin paguar në këtë vit, duke ua dhënë në formën e një bonusi fitimi të munguar.

Sa i takon flotës, jemi në fazën që nuk duam të zgjerohemi, duke pasur parasysh më shumë situatën aktuale. Në Shqipëri, kemi 180 makina, në Malin e Zi, 250. Në total, për Ballkanin, llogariten diku te 1300 mjete. Këtu në Austri kemi vetëm 20 makina.

Aktualisht, Austria është overbooked (i rezervuar plotësisht). Ka shumë kërkesë dhe çmimi është shumë i mirë, pasi tregu është i stabilizuar dhe funksionon sipas rregullave. Në Shqipëri, çmimin e vendos makina dhe është disi treg më i parregulluar. Këtu kemi tre linja, të cilat janë leasing, makina afatgjatë si dhe linja lokale që preferohen nga shqiptarë dhe të huaj” – thotë Bakiri. Operatorë të tjerë të sektorit pohojnë se pavarësisht situatës, pritshmëria është që viti 2021 të jetë më i mirë. Për hir të distancimit, pritet që të ketë një tendencë drejt makinave personale dhe atyre me qira në lidhje me transportin e brendshëm, por efektet e pandemisë do të duhet kohë të balancohen.

Jahtet, jet-ski, gomone dhe mjete për sportet ujore në rritje 

Qeveria miratoi vitin e shkuar një lehtësim për jahtet, duke sanksionuar se këta të fundit nuk do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Kjo në atë kohë u argumentua si një lëvizje që do të nxiste blerjen e jahteve me funksion turizmin, duke nxitur industrinë në një ritëm tjetër.

Opozita, e cila nuk ishte dakord për këtë lëvizje, akuzoi qeverinë se po favorizonte njerëzit afër saj. Pavarësisht kësaj nisme, sot autoritetet nuk kanë zbardhur një bilanc njëvjeçar mbi efektet e ligjit në sektor. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi, Klosi, në takime me operatorët turistikë në muajin shkurt, nënvizoi se kishte interes për të regjistruar jahtet nën flamurin shqiptar.

Shpresojmë shumë që 2021 të shënojë dhjetëra mjete lundruese ndërkombëtare që të regjistrohen në flamurin shqiptar. Kërkesat e para kanë ardhur dhe regjistrimet e para do të ndodhin në ditët në vazhdim, por ky do të jetë një proces, i cili do të shënojë një ndryshim kryekëput të flotës shqiptare të regjistruar në flamurin shqiptar, që prekin bregun e Sarandës, bregun e Vlorës, Shëngjinit, Velipojës, Durrësit dhe gjithë bregun shqiptar” – do të shprehej Klosi, duke nënvizuar se heqja e TVSH-së 20% i kishte bërë operatorët shqiptarë më konkurrues se shumë vende të tjera në rajon apo dhe më gjerë.

Por si paraqiten në fakt importet për mjetet lundruese të kënaqësisë të tilla si jahtet, jet-ski (motor uji) apo gomone. Të dhënat zyrtare nga Doganat tregojnë se në vlerë, importet e mjeteve lundruese të kësaj kategorie janë rritur në vitin 2020. Konkretisht, në grupin në fjalë, importet në vitin 2020 kapën vlerën 1.15 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2019, importet për të njëjtin grup ishin 545 mijë dollarë. Ulja për grupin kishte filluar që në vitin 2017, kur nga 1 milion USD në vitin paraardhës arriti në 733 mijë USD kurse viti më i dobët në 5 vitet e fundit është 2018, me 341 mijë dollarë.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi turizmi turizmi ne shqiperi turizmi turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj