LIVE UPDATES
Bota

Turqia dhe marrëdhëniet e saj me Perëndimin gjatë administratës Biden

13 Nëntor 2020, 22:56 Nga DOSJA
Turqia dhe marrëdhëniet e saj me Perëndimin gjatë

SHBA- Analistët turq thonë se fitorja e pritshme zotit Biden mund të rezultojë një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, që ose do të sjellë përkushtim të ri të Turqisë ndaj aleancave perëndimore, ose do të thellojë edhe më shumë lidhjet me Rusinë dhe Kinën.

Shumë udhëheqës evropianë nuk vonuan t’i ofronin përgëzime zotit Biden, por Presidenti turk Recep Tayip Erdogan priti deri të mërkurën për të nxjerrë një deklaratë me urime. Udhëheqësi turk theksonte në deklaratë natyrën “strategjike” të lidhjeve dypalëshe dhe shtonte se duhet të forcohen më tej marrëdhëniet bazuar në interesa të përbashkëta.

Zoti Erdogan i dërgoi gjithashtu mesazh Presidentit Trump duke e falenderuar.

Gjatë administratës Trump, thonë kritikët, Erdogani nuk u ndëshkua për konfrontimin me anëtarë të NATO-s dhe për afrimin me Moskën, pasi Presidenti Trump kundërshtoi thirrjet në Kongres për sanksione kundër Turqisë.

Disa analistë me të cilët bisedoi korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones parashikojnë se me ardhjen e zotit Biden në Shtëpinë e Bardhë, gjërat do të ndryshojnë për Presidentin Erdogan.

“Mesazhi nga zoti Biden do të jetë që Turqia duhet të sillet si aleate,” thotë për Zërin e Amerikës pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Kadir të Stambollit, Soli Ozel. Ai shton se fitorja e zotit Biden do të jetë një moment për t’u shënuar në marrëdhëniet dypalëshe:

“Presidenca Biden ofron mundësi për të ndryshuar kurs; jo medoemos për të hequr dorë nga interesat, por për të ndryshuar stilin. Nëse Turqia këmbëngul të vazhdojë duke sfiduar të gjithë, nuk mendoj se do të ketë përparim. Në këtë rast çelësi është sistemi S-400,” thotë zoti Ozel.

S-400 është një sistem i avancuar raketash që Turqia e bleu nga Rusia, megjithë paralajmërimet e Uashingtonit se blerja shkelte ligjin amerikan dhe radarët e sistemit kompromentonin sistemet mbrojtëse të NATO-s.

Ankaraja nuk përfilli paralajmërimet duke e vënë në provë sistemin muajin e kaluar, megjithëse senatorët amerikanë kërcënuan se ky hap mund të çonte në sanksione.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, në një takim të ambasadorëve turq në nëntor, i bëri thirrje Uashingtonit të hiqte dorë nga kundërshtitë ndaj sistemit S-400, duke deklaruar se ishte “punë e mbaruar”.

Sfida për presidencën Biden

Ndër vendimet e para kritike të politikës së jashtme, zoti Biden mund të ndeshet me mundësinë e sanksioneve kundër Turqisë lidhur me sistemin S-400. Thellimi i lidhjeve mes zotit Erdogan dhe Presidentit rus Vladimir Putin po shton shqetësimet në radhët e NATO-s.

Nën aktin legjislativ Përballja me Kundërshtarët e Amerikës përmes Sanksioneve, zoti Biden ka një numër opsionesh në formën e sanksioneve, duke filluar nga ato simbolike e deri tek masat financiare.

SHBA mund të marrë masa kundër bankës shtetërore turke Halkbank, për shkeljen e sanksioneve kundër Iranit. Megjithëse një gjykatë në Nju Jork dënoi me burgim një zyrtar të lartë të bankës në vitin 2018 për shkelje të shumta të sanksioneve kundër Iranit, Departamenti i Thesarit deri tani nuk e ka ndëshkuar Turqinë.

Në fillim të vitit 2021, Halkbank u ndesh përsëri me akuza për shkeljen e sanksioneve.

Analistët thonë se deri tani, Ankaraja është mbështetur tek rëndësia e saj strategjike si mbrojtje nga sanksionet. Turqia ka vijë të përbashkët kufitare me Iranin, Irakun, Sirinë, ka në territorin e saj një bazë të radarëve amerikanë dhe lejon ushtrinë amerikane të operojë në bazën e saj ajrore në Inçirlik, një ndër më të mëdhatë në rajon.

Vëzhguesit paralajmërojnë se Turqia mund të ketë mbivlerësuar rëndësinë e pozicionit të saj strategjik. “Shumë politikanë në SHBA besojnë se mund t’i zgjidhin gjërat edhe pa Turqinë,” thotë zoti Ozel, i cili shton se po vihet në pikëpyetje më shumë se kurrë më parë nëse Uashingtoni ka vërtetë nevojë serioze për bazën Inçirlik.

Analistët thonë se qëndrimi sfidues i Ankarasë përballë Uashingtonit mund të jetë një manovër negociatash. Ata thonë se Presidenti Erdogan është i vetëdijshëm se zoti Biden do të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës dhe se Turqia mund të luajë rol kritik në këtë strategji.

“Pa dyshim, Turqia dhe zoti Erdogan kanë shkaktuar shumë zemërim,” thotë Asli Aydintasbas, studiues në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë. “Do të ketë përpjekje edhe për të parë nëse SHBA mund ta largojë Turqinë nga Rusia. Mendoj se zoti Erdogan di si ta luajë këtë lojë; ai di të kurdisë SHBA kundër Rusisë dhe anasjelltas. Do të jetë një vallëzim interesant”.

Por ka disa që paralajmërojnë se mund të ketë pasoja më serioze nëse ky manovrim përfundon me sanksione kundër Turqisë.

“Veprimet keqdashëse kundër Turqisë ka të ngjarë ta afrojnë Turqinë me fuqi aziatike si Rusia dhe Kina,” thotë admirali në pension, Cem Gurdeniz. “Do të jetë e pashmangshme sepse po kërcënohet vetë ekzistenca e Turqisë”.

Grushti i dështuar i shtetit në 2016 në Turqi, i organizuar nga oficerë të pakënaqur me regjimin e Erdoganit, mund të jetë një tjetër faktor që i ndërlikon marrëdhëniet me Turqinë. Ende ekzistojnë dyshime në Ankara se administrata Obama, ku zoti Biden ishte nënpresident, ishte e pëfshirë në tentativën për grusht shteti, akuzë që Uashingtoni e ka hedhur poshtë.

Por zoti Aydintasbas thotë se përvoja e zotit Biden gjatë shkëmbimeve me Turqinë në të kaluarën do ta ndihmojë.

“Në fund të administratës Obama, marrëdhëniet Uashington-Ankara ishin mjaft të dëmtuara. Në atë kohë zoti Biden e tregoi veten si faktor pozitiv. Ai u dërgua në Turqi pas grushtit të dështuar të shtetit për të riparuar marrëdhëniet. Ndoshta marrëdhënia mes dy udhëheqësve nuk është aq e keqe,” thotë studiuesi.

Marrë nga:VOA

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden rexhep tajip erdogan joe biden rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron