LIVE UPDATES
Bota

Turqia, përpjekje për t’i dhënë fund izolimit dhe për të forcuar ekonominë

13 Dhjetor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Turqia, përpjekje për t’i dhënë fund izolimit dhe

TURQI- Eksportuesve turq po u mohohet qasja në tregjet e Lindjes së Mesme për shkak veprimeve të Arabisë Saudite dhe Egjiptit në përgjigje të asaj që analistët e përshkruajnë si politikë të jashtme agresive të Turqisë. Por me një ekonomi të shkatërruar nga Covid-19, Ankaraja po përpiqet të riparojë marrëdhëniet diplomatike me vendet e rajonit të Lindjes së Mesme.

Kompanitë turke si kompania e prodhimit të kaldajave industriale, Erensan, po paguajnë një çmim të rëndë për marrëdhëniet gjithnjë e më të acaruara të Ankarasë me vendet e rajonit të Lindjes së Mesme.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Erensan, Ali Eren thotë se navigimi në ujërat gjithnjë e më të turbulluar të diplomacisë ndërkombëtare është tani çelësi kryesor i biznesit për të mbijetuar.

“Për shkak të marrëdhënieve jo të mira me Arabinë Saudite dhe Egjiptin, ne kemi filluar të zhvendosim fokusin nga Lindja e Mesme në Indonezi dhe Bangladesh, vende të cilat ofrojnë tregje më të mira për ne. Por kjo nuk bëhet automatikisht sepse duhet të punojmë së pari për të gjetur hapësirë në treg”, tha për Zërin e Amerikës Ali Eren, shefi ekzekutiv i kompanisë Erensan.

Njoftimet e një bojkoti saudit të tregtisë kanë goditur industrinë e tekstilit në Turqi, e cila furnizon disa prej markave më të mëdha ndërkombëtare.

Bojkoti është pjesë e rivalitetit në rritje dhe të hidhur midis Turqisë dhe Arabisë Saudite për dominimin e rajonit.

Por duke marrë parasysh goditjen që ka pësuar ekonomia turke nga koronavirusi, Turqia dhe Arabia Saudite tani po zotohen të punojnë së bashku për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

“Turqia po vuan nga efekti negativ i pandemisë së koronavirusit, kështu që ekonomia turke po kalon një periudhë të vështirë. Turqia shpreson se afrimi me Arabinë Saudite do të ndihmojë ekonominë të rritet përsëri. Për gati një vit, Arabia Saudite ka bojkotuar mallrat dhe produktet turke”, thotë Emre Caliskan, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit.

Turqia dhe Arabia Saudite në të kaluarën kanë patur lidhje të ngushta ekonomike, dhe Rijadi ka qenë një investitor i rëndësishëm në Turqi. Një rivendosje e marrëdhënieve të Turqisë me Arabinë Saudite mund të jetë gjithashtu një katalizator për një fillim të ri me pjesën tjetër të botës.

“Udhëheqja turke dhe sauditët e ndjejnë nevojën për të rivlerësuar situatën dhe për të filluar një dialog të ri. Ndoshta ky mund të jetë fillimi i një normalizimi të marrëdhënieve edhe me Kajron”, thotë ish-ambasadori turk, Mithat Rende.

Ali Eren vazhdon të ndjejë koston tek biznesi i tij i kaldajave, të shkaktuar nga izolimi i Turqisë.

“Egjipti ka qenë një humbje për ne, por ne nuk jemi të shqetësuar. Do kthehemi atje përsëri sepse politika ndryshon”, thotë ai.

Ndërsa Turqia lufton me një rritje të infeksioneve me Covid-19, për kompanitë e varura nga tregtia ndërkombëtare si Erensan, riparimi i marrëdhënieve të dëmtuara është i domosdoshëm dhe duhet të ndodhë sa më shpejt.

Marrë nga: VOA

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kompanite ne turqi turqi kompanite ne turqi turqi

Sondazh

Poll
Bota 13 Dhjetor 2020, 14:44

Merkel: Jemi të detyruar të veprojmë

Nga 16 dhjetori e deri më 10 janar Gjermania do të mbyllet sërish: Jemi të detyruar të veprojmë” tha Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë s...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait