Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Indrit Taullai, anëtari i Bandës së Durrësit që u vu në pranga pasditen e sotme në Kosovë, është një person mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare. Taualli është vënë në pranga në vitin 2007, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda si pjesë e “Bandës së Durrësit” të drejtuar nga Lulzim Berisha.
45-vjeçari u shpall fajtor për katër akuza, tre vrasje të kryera në bashkëpunim dhe një rrëmbim personi, duke u dënuar me 25 vite burg. Pas ndjekjes së shkallave të Gjykatës, ky vendim mori formën e prerë në vitin 2012, duke e kyçur Taullain pas hekurave të burgut të sigurisë së lartë. Por vetë anëtari i Bandës së Durrësit nuk qëndroi i qetë. Ai ‘ndërtoi planin e lirisë’ që e fitoi 10 vite pas arrestimit.
Taullai kërkoi lirimin e tij nën argumentin se vuante nga një sëmundje zemre, e njohur si ‘koronari akut’, gjë që i rrezikonte dhe jetën. Gjykata e Apelit në Durrës dhe ajo e Elbasanit e refuzuan lirimin e Taullait nga burgu pavarësisht pretendimeve, por shpresat e anëtarit të bandës së Durrësit nuk u shuan.
Në vitin 2017, Kolegji Penal me relator gjyqtarin Edmond Islamaj kanë pranuar arsyetimin e ekspertëve ligjore se qëndrimi në burg i Taullajt i rrezikon jetën dhe urdhëroi lirimin e tij nga burgu, me zbritjen e 11.5 viteve burg. Gjykata pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht dhe vendosi trajtimin e tij në kushte shtëpiake.
Sot Taullai ra sërish në pranga, tre vite pasi fitoi lirinë. Ai ndodhej në Prizren në qendrën tregtare Galeria kur u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare. Taullai akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal, gjithsesi pritet që të zbardhen detaje më konkrete për ngjarjes në të cilat mund të jetë përfshirë.
Dosja.al ka sjellë edhe historinë e përplasjeve në bandën famëkeqe të Durrësit, ku disa personazhe të cilët qëndronin me njëri-tjetrin dhe më pas komplotuan për të vrarë njëri-tjetrin. Nga tetori i vitit 1998 deri në vitin 2003, banda e Durrësit ishte e bashkuar dhe dy drejtuesit kryesorë të saj, Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu, i kishin të forcuara lidhjet mes tyre….por nisën përçarjet.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Arrestohet Indrit Taullai, i njohur si anëtari i bandës së Durrësit. Indeksonline shkruan se Taullai është arrestuar në Prizren, në Qendrën Tregtar...
TIRANË– Një nga motivet që mund të ketë sjellë ekzekutimin e Xhulio Prelës janë borxhet që kishte i riu. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.a...
TIRANË– Një dëshmi tronditëse vjen nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. I riu tha mes l...
TIRANË– Moti i frikshëm me shi dhe erë të fortë do të zhvendoset nga Italia dhe Kroacia, në Shqipëri. Paralajmërimin e kanë dhënë meteorologët kroatë...
TIRANË– Gazetarja Sonila Meço ka publikuar të dhënat e llogarisë bankare të Florida Dobit, gruas së mjekut që sot u nis drejt Italisë në gjendje të ...
TIRANË– Ilir Gjerbea, ish-kampion noti, i cili njihej dhe me nofkën ‘peshkani’ ka ndërruar jetë nga Covid-19. Mësohet se Gjebrea nuk ia ka dalë dot q...
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...
KOLONJË– Bredhi me dritat e ndezura për festat e fundvitit në Kolonjë është rrëzuar. Siç shihet në fotot e mëposhtme, pema e gjelbër dhe e zbu...