Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FIER– Albert Zaja ka zgjedhur të mos flasë! I arrestuari i parë i Policisë së Shtetit për vrasjen e binznesmenit Shkëlzen Kastratit, ka “qepur” gojën para grupit hetimor.
Bashkë me Zajën, mësohet se Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariat edhe tre persona të tjerë që dyshohet se e kanë ndihmuar për t’u strehuar dhe për t’ju fshehur drejtësisë në zonën e Niklës. Ndërkohë që vijon puna për kapjen e tre të shpallurve të tjerë në kërkim, si bashkëpunëtorë të Zajës në vrasje.
Zaja u arrestua pasditen e djeshme, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Ndërkohë, vijojnë të mbeten ende të shpallur në kërkim tre personat e tjerë: Elmir Tufa, 29 vjeç; vëllai i famëkeqit Hektor Xheçuka, Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Të katërt, akuzohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, dhe se janë paguar për të ndjekur viktimën për afro dy muaj, deri në 1 shkurt, ditë kur dhe e ekzekutuan. Ndërsa urdhëruesit, nuk dihet ende se kush janë.
Si ndodhi krimi?
Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KUKËS– Një qytetar në Lusën të Kukësit ka denoncuar se ka mbetur i bllokuar prej katër orësh për shkak të dëborës së papastruar.Në një video të publikuar, ...
TIRANË-Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fillim të rrugës “Don Bosko”, në Tiranë. Mësohet se një fëmijë i mitur është përplasur me mjet...
TIRANË– Shqipëria ka marrë 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Sipas kryeministrit Edi Rama, 10 mijë janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të B...
BALLKAN– Një re e madhe pluhuri do të “pushtojë” gjithë rajonin e Ballkanit. Programi i Bashkimit Evropian “Copernicus” ka publikuar pamjet nga hapsira që trego...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, drejtuesi politik për Kamzën në Partinë Demokratike, Flamur Noka e ka nisur në banesën e pensionistit Sevxhemali Beluli. Gjatë t...
VLORË– Procesi i vaksinimit për mësuesit ka nisur në qytetet e Shqipërisë. Në Elbasan janë hapur katër qendra vaksinimi në të cilat po vaksinohen mës...
TIRANË– Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të motit të keq me reshje dëbore e ngric...
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinki ka dalë në përfundimin se testi i poligrafit për kandidatet dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është shkelj...
TIRANË– Manuela Hemollari është 19-vjeçarja, e cila solli në jetë dje foshnjen e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi ishte e infektuar me covid-1...
TIRANË– Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka denoncuar nisjen e punimeve me eksavator ngjitur me mozaikun e Tiranës.Në një postim në rrjetet sociale, Goci...