LIVE UPDATES
Aktualitet

U denoncua dy herë, kush është Romina Pulaj, drejtoresha e IMT Sarandë e arrestuar sot

22 Shkurt 2022, 11:50 Nga DOSJA
U denoncua dy herë, kush është Romina Pulaj, drejtoresha e IMT

SARANDË – Policia e Sarandës njoftoi sot se ka vënë në pranga Drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë qytet, Romina Pulaj, pasi mësohet se ka lejuar ndërtime pa leje.

Ndërkohë, sipas policisë, në kërkim është shpallur edhe një biznesmen, i identifikuar si Pando Papuçi, i cili kishte marrë leje ndërtimi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “HESHTJA” u vendos edhe sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, një pallat 7-katësh në qytetin bregdetar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja: R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, thuhej në njoftimin e Policisë në lidhje me arrestimin e Pulajt.

Mosveprimet që ‘morën në qafë’ kryeinspektoren dhe biznesmenin sarandiot:

Biznesmeni Pando Papuçi kishte disa muaj që po ndërtonte një pallat shtatë-katësh pa leje në kodrinën e qytetit, ndërsa kryeinspektorja e IMT-së, Romina Pulaj nuk ka ndërhyrë për të bllokuar punimet edhe pse ato ishin pa leje.

Ky mosveprim nga ana e shefes së IMT-së ka ngritur dyshimet të organet e hetimit dhe nisur nga situata e krijuar, Prokuroria bashkë me policinë kanë ndërhyrë duke arrestuar Romina Pulajn, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe biznesmeni Pando Papuçi, i cili ishte edhe pronari i objektit.

KRYEINSPEKTORJA ROMINA PULAJ E DENONCUAR DISA HERË NË PROKUORI PËR SHPËRDORIM DETYRE:

Në muajin shtator të vitit 2021 Romina Pulaj dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë u kallëzuan penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se favorizuan në mënyrë korruptive biznesmenin Lefter Lefteri, i cili dyshohet për veprime korruptive.

Denoncuesit ishin Lulëzime dhe Niko Sula, pronarë të një shtëpie 2-katëshe, e cila u prek nga ndërtimi i një pallati disa-katësh në zonë. Ata depozituan një kallëzim në Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në lidhje me këtë çështje, për të cilën pretendonin se kishin të drejtë, pasi edhe dispononin të gjithë dokumentacion përkatës, që vërtetonte çdo fjalë të tyren.

Në muajin prill të vitit 2021, një tjetër denoncim u bë për kryeinspektoren e ndërtimit pranë Bashkisë Sarandë, Romina Pulaj, e cila dyshohej se ka “shpërdoruar detyrën”, duke lejuar një subjekt privat të ndërtojë disa kate shtesë mbi një godinë ekzistuese në qytetin e Sarandës. Sipas Policisë, Romina Pulaj nuk ka vepruar në kohë për parandalimin e ndërtimit pa leje.

Kallëzimi për këtë shtetase u krye nga njëra nga palët e përfshira në konflikt, e cila kundërshtonte ndërtimin pa lejë të kateve shtesë në objektin ekzistues.

Sipas materialit hetimor të përcjellë nga Policia e Sarandës në Prokurorinë e këtij qyteti, thuhej se Zambak Beqiri dhe Trëndelina Beqiri, kanë konflikt me Kolë Nokun, ky i fundit administrator i shoqërisë “Noku 2008”.

Kjo shoqëri ka marrë një leje ndërtimi nga bashkia Sarandë në vitin 2006, për të ndërtuar pallat në pronën e Aleko Likës, por pallati nuk është ndërtuar brenda afatit kohor prej 3 vitesh, afat kur duhej të zbatohej leja e ndërtimit.

Për shkak të djegies së lejes së ndërtimit Aleko Lila së bashku me shoqërinë “Albano Konstruksion”, kanë aplikuar sërish për pjesë ndërtimi për një truall ku kufitarë janë Zambak dhe Trëndafile Beqiri.

Në vitin 2017 bashkia ka miratuar një leje ndërtimi, por sërish kësaj leje i ka përfunduar afati i ndërtimit. Gati 1 muaj më parë një shoqëri tjetër e quajtur “Noku 2008” ka filluar të ndërtojë pa lejë duke vendosur skelat dhe u futur në konflikt me personat kufitarë.

Në lidhje me rastin, Policia e Sarandës njoftonte asokohe se kishte filluar hetimet për rastin në fjalë.

NË VITIN 2019, ROMINA PULAJ U EMËRUA NË KRYE TË HIPOTEKËS SARANDË:

Pas ndarjes nga jeta të Armand Hysit, si pasojë e një ataku kardiak në zyrë, në krye të të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë, u emërua Romina Pulaj, e cila prej disa vitesh mban funksionin e juristes për zonën e Sarandës.

Pas emërimit në këtë detyrë, Pulaj mësohet të jetë shprehur se kjo është një barrë  është ngarkuar, por se do të bëjë gjithçka për të vazhduar në standardet e vendosura nga paraardhësi i saj në shërbimin ndaj qytetarëve.

Armand Hysi, edhe pse e drejtoi këtë institucion për vetëm 4 muaj, përveç dhënies së hipotekës për 3.500 prona që aplikuan gjatë kohës që ai drejtonte ZRPP Sarandë, arriti të përmbyllte punën dhe të dorëzonte hipotekën për rreth 2.500 dosje pronash të mbetura stok prej kohësh në zyrat e Hipotekës së Sarandës.


Jeta aktive në rrjetet sociale dhe fotot seksi të juristes-drejtoreshë të IMT-së:

Ndërkohë, mjafton që të hedhësh një sy në rrjetet sociale, por edhe në një kërkim të thjeshtë në Google dhe të dalin para qindra foto të drejtoreshës, e cila shquhet për fotot e saj seksi.

GANGRENA E NDËRTIMEVE NË SARANDË NË KËTO 30 VJET QË KA NGRËNË KOKA PUSHTETARËSH:

Saranda është një ndër qytetet më të prekura nga ndërtimet pa leje ku pallatet kanë mbirë kudo duke mos lenë as rrugë dhe as zona që mund të shfrytëzohen nga qytetarët.

Këtë fakt e kanë denoncuar vazhdimisht edhe drejtues të lartë lokalë por edhe qendrorë, të cilët kanë vënë në dukje fenomenin e frikshëm të ndërtimeve në qytetin bregdetar, por edhe në të gjithë vijën bregdetare në jug të vendit, shumica prej të cilave janë bërë duke shkelur ligjin, duke korruptuar inspektorë, kryeinspektorë e shefa të Inspektoratit të Ndërtimit.

Në maj të vitit 2021, pesë punonjës të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë janë shkarkuar me motivacionin “Për moskryerje të detyrës funksionale në mënyrë të përsëritur me pasoja të rënda”. Largimi i tyre nga puna është kryer pasi kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje, kryesisht në zonën e Ksamilit.

Në maj të vitit 2020, dy persona u arrestuan, mes të cilëve një punonjës i IKMT pasi akuzohet se ka marrë ryshfet prej rreth 10 milionë lekësh për të mos prishur një ndërtim në zonën e Ksamilit nga një qytetar. Policia e Sarandës dhe Forcat Operacionale shoqëroi asokohe 7 persona, mes të cilëve 5 janë punonjës të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonat e plazheve të Ksamilit. Dy të arrestuarit ishin Altin Bogdani, 35-vjeç nga Tirana, Inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT Tiranë  dhe Vasillaq Vito, 43-vjec nga Saranda. Bogdani akuzohet se ka marre ryshfet 5000 euro dhe 350.000 lek te reja nga shtetasit Vasillaq Vito, për të mos i prishur një pjesë të një objekti në Ksamil. Bëhet fjalë për një ndërtesë në Ksamil, ku do të bëhej një shtesë e paligjshme.   Gjatë kontrollit të ushtruar Bogdanit, ju gjetën 5000 euro, 350.000 lek, 3 celularë dhe një sasi prej 1.56 gram “cannabis sativa”.

Në maj të vitit 2018, IKMT kallëzoi në Prokurori kryetaren e atëhershme të Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, ish-kryetarin e Bashkisë, Edmond Gjoka dhe ish-shefin e Urbanistikës, Panajot Gunari. Koka, Gjoka dhe Gunari akuzoheshin nga IKMT se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. “Zyrtaret janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukës” thuhej në njoftimin për mediat të IKMT-së.

Në janar të vitit 2013, Kontrolli i Lartë i Shtetit çoi në Prokurori ish-drejtorin e Urbanistikës dhe 9 ish-drejtues të tjerë të Bashkisë Sarandë, për shkelje të cilat shkaktojnë një dëm ekonomik (në total) 217.504.290 lekë, gjatë ushtrimit të auditivit në këtë bashki për periudhën 2006-2011. Panajot Gunari, ish-kreu i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës dhe ish drejtuesit e tjerë, janë paditur nga KLSH për shkak se nga Këshilli i Rregullimit të Territorit Sarandë janë dhënë 129 leje ndërtimi, në kundërshtim me vendimin e KRRTRSH. Në 38 raste për periudhën në auditim janë konstatuar një sërë shkeljesh në lidhje me studimet urbanistike të miratuar nga KRRTSH dhe me studimet e tjera urbanistike në fuqi, në kundërshtim me ligjin. Drejtuesit e Bashkisë Sarandë, gjatë viteve 2006-2011 kanë kryer një sërë shitje trojesh duke u bazuar në vendime të kundërligjshme të Këshillit Bashkiak dhe kanë hartuar në bazë të këtyre kontratave aktvlerësime për çmimin e trojeve të nënshkruara nga Drejtori i Urbanistikës Ligjore dhe Drejtori i Urbanistikës, për 483 persona në shumën e përgjithshme prej 87,970,832 lekë, vlerë kjo e cila nuk është kaluar në llogarinë e krijimit të fondit për kompensime për ish pronarë, por është përdorur në mënyrë të kundërligjshme për nevoja të shpenzimeve të bashkisë.

Marrë GSH

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet romina pulaj romina pulaj

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron