LIVE UPDATES
Aktualitet

U dënua me burg, Komisioneri Publik ndryshon kërkesën për ish-gjyqtarin Hoxha: Vettingu të japë vendim përfundimtar!

4 Tetor 2021, 16:07 Nga DOSJA
U dënua me burg, Komisioneri Publik ndryshon kërkesën për

Komisioneri Publik, Darjel Sina parashtroi të hënën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA shkaqet e ankimit të ushtruar kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-gjyqtarin e Tiranës, Ibrahim Hoxha, lidhur me deklarimin e përfundimit të procesit pa një vendim përfundimtar. Hoxha nuk ishte i pranishëm në seancë megjithëse kishte konfirmuar marrijen dijeni.

Në nëntor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dha fund procesit të vetingut për Hoxhën nën argumentin se ai është sakaq i shkarkuar nga detyra. Sipas vendimit të KPK-së, shkarkimi i tij nga detyra sjell edhe “mbarimin e statusit të magjistarit”.

Ish-gjyqtari i Tiranës Ibrahim Hoxha u arrestua në vitin 2016 nën akuzën se mori 600 mijë lekë ryshfet nga një palë në një proces civil, të cilin policia e zbuloi përmes hetimeve me përgjim. Ai u dënua me dy vjet burgim në dhjetor të atij viti dhe u shpall i shkarkuar nga detyra për këtë arsye nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Përveç burgut, Hoxha u dënua me heqjen e së drejtës për të kryer funksione publike për tre vjet.

Komisioneri Publik, Darjel Sina e ankimoi vendimin e KPK-së duke argumentuar se kur u ndryshua Kushtetuta për të krijuar procesin e vetingut, parashikoi vetëm dy rrethana të mbarimit të statusit të magjistratit, atë të ngeljes në veting dhe si pasojë e dorëheqjes. Sina e cilësoi vendimin për ndërprerje të procesit të rivlerësimit për Hoxhën pa vendim përfundimtar për shkak të shkarkimit të tij nga detyra, si një rrethanë të parashikuar nga Kushtetuta.

Ai kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK për këtë pikë dhe kërkoi që të deklarohet ndëprerja e procesit të rivlerësimit për Hoxhën për shkak të humbjes së statusit së magjistratit, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi si dhe që Kolegji të orientojë KPK për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme.

Gjatë seancës së të hënës për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, Komisioneri Sina paraqiti qëndrim të ndryshëm nga ato të ankimit dhe të parashtrimeve për Mirin. Ai kërkoi që të prishet vendimi i KPK-së për Hoxhën dhe të urdhërohet Komisioni që të klasifikojë të papërfunduar procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha.

Pasi KPA u tërhoq dhe i drejtori disa pyetje lidhur me ndryshimin e qëndrimit të paraqitur në ankim, Sina shpjegoi se institucionet e vetingut e ushtrojnë aktivitetin e tyre në legjislacion të ndryshëm nga institucionet krijuara për vlerësimin dhe qeverisjen e sistemit të drejtësisë. Sina argumentoi se nëse Hoxha do të fitonte pafajësi në vitet e mëvonshme në Gjykatën e Lartë, atëherë vendimi i ish-KLD-së për përfundimin e statusit të magjistratit për shkak të dënimit të tij me vendim penal të formës së prerë do të kthehej nul.

“Nëse bie fakti penal atëherë ai mund t’i kthehet fitimit të statusit”, tha Sina.

Lidhur me pyetjen se cili ishte interesi publik në këtë ankim, Sina u përgjigj se në çdo rast kërkohet që për subjektet e rivlerësimit të ketë një vendim përfundimtar.

Në përfundim, Kolegji vendosi shtyrjen e seancës më datë 13 tetor, ora 10:00, për t’i dhënë mundësi ish-gjyqtarit Hoxha për t’u njohur me parashtrimet e Komisonerit Publik.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim hoxha ibrahim hoxha

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Tetor 2021, 14:27

TIRANË– Media austriake “Heute” i ka dedikuar një shkrim trafikut të drogës dhe emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, duke përdorur si “pikë ky&cc...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet