LIVE UPDATES
Bota

U dënua nga Haga për krime lufte, Vojisllav Sheshell nis fushatën për deputet në Serbi

7 Mars 2022, 10:42 Nga DOSJA
U dënua nga Haga për krime lufte, Vojisllav Sheshell nis fushatën

SERBI– Politikani ultranacionalist, Vojisllav Sheshel, kreu i Partisë Radikale Serbe, po përpiqet të rifitojë një vend në parlamentin serb në zgjedhjet e 3 prillit – edhe pse, pasi u dënua nga gjykata e OKB-së për krime lufte, ai duhej tqa kishte të ndaluar të bëhej deputet.

Shesheli u dënua me 10 vjet burg nga Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë në prill 2018 për nxitje të krimeve të luftës kundër kroatëve etnikë në fshatin serb të Hrtkovcit në vitin 1992. Megjithatë, për shkak të viteve që ai kishte kaluar tashmë në paraburgim, ai nuk duhej ta vuante dënimin.

Shesheli ishte deputet kur u dënua, dhe sipas ligjit serb, nëse një ligjvënës dënohet me më shumë se gjashtë muaj burg, mandati i tij ose i saj duhet të përfundojë. Por ligji nuk u zbatua kurrë për Sheshelin.

Ivana Zaniç, drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, tha se “përveç faktit që Serbia ka treguar qartë se nuk respekton vendimet e Gjykatës së Hagës, ajo nuk respekton as ligjet e miratuara nga qeveria e saj”.

“Kemi parë që Vojisllav Shesheli, pasi u dënua nga Gjykata e Hagës, vazhdoi ta kryente funksionin e deputetit krejtësisht normalisht”, tha Zaniç.

Edhe pse Shesheli ishte deputet në kohën e dënimit të tij, ai humbi vendin e tij në parlament në zgjedhjet e fundit në 2020 sepse partia e tij nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme për të kapërcyer pragun prej tre për qind të nevojshëm për të hyrë në legjislaturë.

Ai tani shpreson të rihyjë në legjislaturë dhe Zaniç tha se ai dhe Partia e tij Radikale Serbe janë bërë gjithnjë e më aktivë politikisht kohët e fundit, duke mbështetur luftën e Vladimir Putin kundër Ukrainës.

“Kohët e fundit, pas pushtimit rus të Ukrainës, ai është promovuar në media si një njeri që mbështet Rusinë dhe veprimet e saj, kështu që e gjithë kjo shkon në duart e të djathtëve që janë bërë shumë të fortë në Serbi vitet e fundit”, tha Zaniç për BIRN.

Betejat ligjore të Sheshelit nuk kanë përfunduar ende. Aktualisht ka një çështje civile në vazhdim kundër tij dhe Serbisë, e nisur nga një nga kroatët që u desh të largohej nga Hrtkovci gjatë luftës në vitin 1992, i cili po padit pë kompesim në Departamentin Civil të Gjykatës së Lartë në Beograd.

Shesheli është i pari në listën elektorale të Partisë së tij Radikale Serbe për zgjedhjet parlamentare, por në zgjedhjet e njëkohshme presidenciale më 3 prill, ai u ka kërkuar mbështetësve të tij që të votojnë për presidentin aktual Aleksandër Vuçiç, një ish-zyrtar i Partisë Radikale, në mënyrë që Vuçiç të fitojë në raundi i parë pa balotazh kundër një kundërshtari të opozitës.

“Ne nuk duhet të lejojmë që të zhvillohet një raund i dytë zgjedhjesh presidenciale, sepse në raundin e dytë këta tradhtarë (partitë opozitare) do të krijonin kaos në Serbi dhe gjakderdhje”, tha Shesheli.

Vuçiç dhe një ish-bashkëpunëtor tjetër i ngushtë i Sheshelit, Tomislav Nikoliç, u larguan nga Partia Radikale në vitin 2008 dhe formuan Partinë Progresive Serbe, e cila është në pushtet që nga viti 2012.

Marrë nga Reporter

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni vojisllav sheshel zgjedhjet në serbi vojisllav sheshel zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet