LIVE UPDATES
Sport

U dha “Kupën e Botës”/ Gjermanët nuk e duan më trajnerin Löw, si po e dëmton kokëfortësia. Edhe “besni

2 Dhjetor 2020, 16:37 Nga DOSJA
U dha “Kupën e Botës”/ Gjermanët nuk e duan më

Analizat e trajnerit Joachim Löw duket të jenë jashtëzakonisht të mira. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër për faktin se 60-vjeçari arriti të mbetet në detyrë përsëri – të paktën deri në Kampionatin Evropian në verë, por edhe deri në Kampionatin Botëror në vitin 2022. Këtë lajm e ka publikuar Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Trajneri Löw ishte përgjegjës edhe në kohën e dështimit total në Kampionatin Botëror të vitit 2018, kur Gjermania u eliminua pas garave në grupe. Trjaneri tha asokohe se do të rinovojë ekipin me lojtarë të rinj, të uritur për fitore. Edhe tani pas dështimit në Ligën e Kombeve kundër Spanjës thotë se do të bëjë të njëjtën. Presidenti i Federatës Fritz Keller tundi kokën “miqësisht”, pas analizës së re të Löw. Humbja katastrofike nga Spanja me rezultat 6-0 u pa si një gabim i mundshëm dhe i justifikueshëm – e jo si një gabim tjetër serioz në sistemin e ekipit kombëtar. “Një lojë e vetme nuk mund dhe nuk duhet të jetë matësi kryesor i performancës së përgjithshme të ekipit kombëtar dhe trajnerit kombëtar”, kumtoi DFB. “Prandaj, Joachim Löw vazhdon të ketë besimin e Presidencës së DFB”.

Afërsia e tepërt e trajnerit me përgjegjësit?

Por ky justifikim i injoron javët dhe muajt e mëparshëm, kur 11-shja e DFB pati vështirësi të shumta me kundërshtarët gjoja të vegjël. Për një fillim të ri nuk mund të bëhet fjalë. Lojërat e fundit janë shoqëruar rregullisht me “re të errëta”, siç tha edhe menaxheri Oliver Bierhoff. Besimi ndaj Federatës (DFB) dhe njëmbëdhjetëshit të saj, po bie gjithnjë e më shumë. Këtë e nënvizon edhe shikueshmëria më e vogël në televizor e ndeshjeve të ekipit.

Të gjithë këta faktorë duket se nuk kanë luajtur aspak, e në rastin më të mirë kanë luajtur pak, rol në vlerësimin e punës së trajnerit. Perkundrazi, duket se përgjegjësit kanë krijuar një afërsi tepër të madhe gjatë viteve të fundit me trajnerin e kombëtare Joachim Löw dhe se nuk janë në gjendje të shikojnë gjendjen reale të kombëtares. Ata duket se nuk janë në gjendje as të përfytyrojnë se mund të ketë një trajner tjetër të kombëtares. Si për shembull Ralf Rangnick, i cili nuk e përjashton këtë mundësi.

Lahm kritikon trajnerin

Krerët e DFB folën mirë për “funksionimin e raporteve mes ekipit dhe trajnerit”, duke shtuar se Löw “ka paraqitur një koncept të qartë për rrugën e mëtejshme”. Por ish-kapiteni i kombëtares dhe ish-lojtari i këtij trajneri, Philipp Lahm thotë se “lojtarët të cilëve u beson trajneri më në fund duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre.” Edhe në vitin 2018 Lahm thoshte se “Jogi Löw duhet t’i përshtatet brezit të ri të lojtarëve”.

Fjalët e Lahmit mund të interpretohen edhe si pohim se Löw nuk i kupton nevojat e lojtarëve, shumica e të cilëve është në moshën rreth 25 vjeç. Lahm në këtë mënyrë thekson mungesat elementare për funksionimin e një ekipi. Kanë kaluar dy vite prej kritikave të fundit dhe ekipi i trajnerit Löw nuk të lë përshtypjen se ka ecur përpara. Por krerët e DFB thonë se Löw është duke bërë një punë “me kualitet të lartë” dhe se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për “të luajtur jashtëzakonisht mirë në KE 2021”.

Kokëfortësia

Mungesa e besimit të opinionit tek puna e Joachim Löw ka të bëjë edhe me faktin që trajneri kurrë nuk e ka parë të domosdoshme të komunikojë hapur për vendimet e tij. Ai shfaqet më shumë si një kokëfortë dhe jo si një person i afërt me publikun. Löw shpesh ka lënë shumë pyetje pa përgjigje – kur bëhet fjalë për analizën e gabimeve personale. Sidomos në kohërat kur nuk ka sukses, e kjo krijon mosbesim. Tifozët dhe lojtarët kanë nevojë pas 14 vitesh që të kenë një frymëzim tjetër me futbollin, e kjo duket si iluzion për Löw-in.

DFB i mbeti besnik trajnerit Löw, ndërsa ai i mbeti besnik vetvetes. Në këtë mënyrë ai humbi edhe këtë shans për një fillim të ri.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjermani joachim low kombetarja gjermane e futbollit gjermani joachim low kombetarja gjermane e futbollit

Sondazh

Poll
Sport 2 Dhjetor 2020, 10:41

Joakim Lëv shpallet “armik” në Gjermani…

GJERMANI – Trajneri Joakimi Lëv, edhe pse humbi 6-0 ndaj Spanjës për Nations League, u rikonfirmua nga Federata Gjermane e Futbollit, në krye të pankinës së kom...

Sport 2 Dhjetor 2020, 09:34

MILANO-Misioni u realizua. Interi duhej të fitonte dhe suksesi erdhi. Tani kualifikimi do të luhet me Shakhtar Donetsk, edhe nëse fitorja mund të mos jetë e mja...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen