Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë nën pranga dhe po heton një 52-vjeçar, pronar i një lokali në qytetin bregdetar i cili ka shkelur në mënyrë të përsëritur masat anti-covid, duke organizuar dasma në ambientet e aktivitetit të tij.
Mësohet se 52-vjeçari S.P., është ndëshkuar dy herë me gjobë nga 1.000.000 lekë, gjithashtu i ishte pezulluar aktiviteti për 6 muaj, e mesa duket sërish nuk është bindur që masat anti-covid duhen zbatuar duke organizuar dasma.
Gjatë kontrollit të policisë, edhe pse aktiviteti i tij ishte i pezulluar, ai është gjetur duke organizuar sërish ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Njoftimi i policisë:
Shkeli në mënyrë të përsëritur protokollet e sigurisë duke organizuar dasëm, si dhe kundërshtoi urdhrin e policisë, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali. 52-vjecari ishte ndëshkuar 2 herë nga shërbimet e Policisë Durrës më masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në vendin tonë shifrat e të infektuarve me COVID-19 vijojnë të jetë të larta, ku deri më sot numërohen 9967 të sëmurë ndërsa janë regjistruar 306 viktima 6 prej prej tyre u shënuan një ditë më parë.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KURBIN- Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparu...
TIRANË- Detaje të reja tronditëse kanë dalë për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012.Babai Faik Buci para se ek...
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar 47-vjeçarin Pajtim Dhami, pasi akuzohet se ka grabitur një çift të moshuarish në fshatin Pishë. Uniformat blu ...
TIRANË- Zbardhet një tjetër dëshmi e Faik Bucit, i cili akuzohet se në vitin 2012 në bashkëpunim me djalin ka vrarë vajzën e tij, Eglantina Buci. Në dëshm...
TIRANË- Edmond Bego, pronari i kompanisë “Inerte Ekspress” ka reaguar për lajmin e publikuar në Dosja.al se mori 10 milionë euro nga qeveria shqiptare për ...
SHQIPËRI- Mbi 300 MILIONË Euro humbet vendi ynë çdo vit si rezultat i klientelizmave dhe aferave korruptive që realizohen me tenderat.RED FLAGS...
SHQIPËRI- Sot do të kemi një mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb vetëm në zonën juglindore të vendit do të ketë reshje shiu. Tempera...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin që qeveria shqiptare duhet t’i...
TIRANË– Burgu i Vaqarrit është i vetmi burg në botë ku policët nuk e marrin shërbimin për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme, por për të ruajtur b...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është zhvendosur në Veri të Shqipërisë, disa ditë pasi u fotografua, siç zbuloi Dosja.al, duke eksploruar gj...