All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

U kallëzua për korrupsion/ SPAK refuzon të hetojë prokurorin Kolë Hysenaj, kalon dosjen në Durrës

28 Tetor 2020, 12:37 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Prokuroria Speciale, SPAK, ka refuzuar të zhvillojë hetimet për një kallëzim penal për korrupsion ndaj prokurorit të Tiranës, Kolë Hysenaj, duke ia kaluar çështjen për kompetencë prokurorisë së Durrësit. Në 9 Dhjetor 2020, një shtetas ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hysenajt në prokurorinë SPAK, nën dyshimet se ka kryer veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Por vetëm pak ditë më pas, në 13 Tetor 2020, drejtuesi i Prokurorisë Speciale SPAK, Arben Kraja, ia përcjell rastin prokurorisë së Durrësit, me shumë mundësi pa kryer asnjë verifikim mbi materialin kallëzues.

“Boldnews.al” ka siguruar shkresën që Kraja i dërgon kolegëve të qytetit bregdetar. Sipas shkresës, “në datë 09.10.2020, shtetasi (X.X) ka paraqitur një kallëzim penal ndaj prokurorit Kolë Hysenaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal” (shpërdorim detyre). Në vijim, Kraja informon prokurorinë e Durrësit se “vepra penale për të cilën është bërë kallëzimi nuk përfshihet në kompetencën…” e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Në fakt, Kraja, në shpalljen e moskompetencës, i referohet vetëm veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë që kallëzimi ndaj prokurorit Kolë Hysenaj është bërë edhe për veprën penale të “korrupsionit”, e cila është në kompetencën e Prokurorisë Speciale. Kallëzuesi, në materialin që i ka dorëzuar SPAK-ut, ngre dyshime se prokurori i Tiranës, Kolë Hysenaj, është përfshirë në veprime konkrete korruptive.

Kallëzuesi e mbështet dyshimin e tij në informacionet që ka lidhur me një situatë konkrete. Pak muaj më parë, prokurori Kolë Hysenaj, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, ka marrë nën hetim 5 persona, pjesë e një komisioni shtetëror, i cili ka marrë vendim për një pronë. Të pestë personat e hetuar ishin në të njëjtat pozita lidhur me aktin administratit-ata e kanë nënshkruar të gjithë.

Por, pas përfundimit të hetimeve, prokurori Hysenaj ka dërguar për gjykim vetëm 3 prej personave, ndërkohë që dy të tjerët i ka përjashtuar nga përgjegjësia penale. Nisur nga këto rrethana, kallëzuesi ka ngritur dyshimet se prokurori i çështjes, Hysenaj, është përfshirë në korrupsion, me qëllim shmangien nga gjykimi i dy të hetuarve prej tij.

Pasi ka renditur në mënyrë të zgjeruar rrethanat e ngjarjes, kallëzuesi ka kërkuar nga prokuroria SPAK që të zhvillojë hetime ndaj prokurorit Hysenaj për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Këtë kallëzim, me fakte konkrete, prokuroria speciale SPAK duket se nuk e ka marrë aspak në konsideratë. Drejtuesi i SPAK-ut, vetëm 4 ditë pas dorëzimit të kallëzimit penal, ka vendosur të shmang përgjegjësinë e hetimit, duke e përcjellë materialin pranë Prokurorisë së Durrësit.

Tashmë, do të jetë kjo e fundit që pritet të kryejë hetime ndaj prokurorit Hysenaj. Në rast se nga hetimi konstatohen elementë të korrupsionit, atëherë rasti do t’i përcillet sërish SPAK-ut. Pra, duket se e gjithë është një lojë “hidh e prit”, ku SPAK-u nuk merr guximin të kryejë hetime për prokurorin e Tiranës, Kolë Hysenaj.

Prokurori Hysenaj rezulton një ndër më të pasurit në sistemin e drejtësisë. Të gjitha pasuritë e tij kanë pasur si burim financiar vetëm pagën e tij si prokuror dhe të ardhurat nga një biznes i vogël bar-kafe të bashkëshortes.

Hysenaj u përball me një numër të madh problematikash dhe dyshime për fshehje pasurie, gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në datën 16 Shtator 2020. Por, kur pritej vendimi për rezultatet e Vetingut të Kolë Hysenaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shtyrjen e procedurës për “arsye objektive”, në një datë të papërcaktuar.

Marrë nga BoldNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kole hysenaj paditet ne spak kole hysenaj spak kole hysenaj paditet ne spak kole hysenaj spak


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet