Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Një 25-vjeçar u arrestua,pasi u kap duke shitur kanabis në ish-parkun e autobusëve.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K. Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.
Gjatë kontrollit, iu gjet edhe një sasi vlerash monetare prej 64.950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni policor i koduar “Furnitori”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Shqiponjat dhe Shigjetat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.
Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Vihet në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, gjatë mbrëmjes së djeshme është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po shpërndante lëndë narkotike në zonën “Ish-parkut të autobusave”, strukturat policore të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Furnitori”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– K. Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë. Forca e posaçme Shqiponjat në bashkëpunim me Forcën e posaçme Shigjetat, me Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, lokalizuan vendndodhjen e shtetasit të lartpërmendur duke bërë kapjen në flagrancë të tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-parkut të autobusave, në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjati 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe një sasi vlerash monetare prej 64950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“,
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË-Katër persona janë ndaluar nga policia, pasi sillnin makina kontrabandë dhe më pas me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore, i tjetërsonin duke i sh...
DIVJAKË- Një 45-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, teksa peshkonte, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të m...
KRUJË- Gjykata e Krujës ka vendosur arrest me burg për 5 te ndaluarit e grabitjes së postës në Krujë.Mësohet se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka vendosur masën...
Dibër- Ndonëse regjimi i paraviteve 90-të ishte një ndër regjimet famëkeqe të kohës për shumë shqiptar, ka edhe nga ata që e kujtojnë me nostalgji.Një ndër ta ë...
Tiranë-Ekstradohet nga Franca 20-vjeçari Klevis Filka, për të gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. 20-vjeçari akuzohet se në Peshk...
LESKOVIK– Një 74-vjeçar është zhdukur dy ditë më parë në Leskovik. Ai është Dhimitër Baze, i cili ka dalë nga shtëpia dy ditë më parë të kullotur bagëtit...
Tiranë– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...
Shqipëri– Për herë të parë investimet e koncesionarëve private në ndërtimin e rrugëve pritet të kalojnë ato me fondet e brendshme të qeverisë.Por nga këto inves...
Tiranë- Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku kanë humbur jetën 2 vajza, nga 17-vjeç....