LIVE UPDATES
Aktualitet

U kapën duke shkëmbyer kanabisin, arrestohen 4 persona në Tropojë, 3 të tjerë shpallen në kërkim

27 Qershor 2020, 09:26 Nga DOSJA
U kapën duke shkëmbyer kanabisin, arrestohen 4 persona në

TROPOJË- Katër persona janë arrestuar në Tropojë për kultivim droge. Ata u kapën në flagrancë teksa shkëmbenin 518 gr lëndë narkotike.

Gjithashtu në fshatin Bradoshnicë u gjetën disa fidanë kanabisi në tentativë për t’i mbjellur. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim 3 persona. Njëkohësisht është proceduar kryetari i fshatit Bradoshnicë me iniciale T.A. dhe roja mjedisore “Moskallëzim i krimit”.

Njoftimi i policisë

Tropojë Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Porosia”. Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas. Sekuestrohet lëndë narkotike. Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Porosia”. Si rezultat i operacionit, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. B., 45 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

E. H., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë;

P. M., 52 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

F. M., 19 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për kultivim dhe shitje të kanabisit. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga Policia në momentin e këmbimit të 518 gr. lëndë narkotike. Nga veprimet hetimore këta shtetas dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Shoshan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim. Gjithashtu, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit punonjësit e Policisë, në fshatin Bradoshnicë, Tropojë, zonë e pyllëzuar, gjetën disa fidanë narkotikë, në tentativë për t’i kultivuar. Janë shpallur në kërkim 3 shtetas, S. P., A. P. dhe S. S., banues në Tropojë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. A., kryetari i fshatit Bradoshnicë dhe shtetasi B. L., rojë mjedisore, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

Dosja.al raportoi dy ditë më parë se forca të shumta policie dhe FNSH kishin zbarkuar në Tropojë. Si rezultat i kontrolleve në banesa dhe fshatra u asgjesuan 400 rrënjë kanabisi, ndërsa pati edhe të ndaluar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion kunder kanabisit ne tropoje aksion kunder kanabisit ne tropoje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet