Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KORÇË -Katër persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Perimetri”, i nisur prej kohësh nga policia, për goditjen e trafikut të paligjshëm të emigrantëve. Ata janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës.
Tre të arrestuarit, M.L., Ç.B. dhe F.Q., ndodheshin brenda një mjeti tip “BMË”. Ndërsa i arrestuari tjetër M.Ç., po drejtonte makinën tip “Audi”, brenda të cilës ndodheshin edhe emigrantët. Ai nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar dhe në përpjekje për t’u arratisur u përplas me një furgon
Mësohet se këta shtetas i kanë marrë emigrantëve 300 euro, për t’i kaluar drejt vendeve të BE.
Postimi i plotë
Qarku Korçë. Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes nga policia nuk iu bind urdhrit të punonjësve për të ndaluar. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• M.Ç., 19 vjeç;
• Ç. B., 25 vjeç;
• M. L., 22 vjeç dhe
• F. Q., 27 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë, nga informacione të siguruara në rrugë policore se dy mjete po transportonin emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës, organizuan punën, lokalizuan dhe konstatuan mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin M. L., brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Ç. B., dhe F. Q., si dhe mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.Ç., brenda të cilit ndodheshin 7 emigrantë të paligjshëm, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte por ky i fundit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe është larguar me shpejtësi, ku në fshatin Blacë, Pogradec, është përplasur me një mjet tip furgon duke shkaktuar dëme materiale.
Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi F. Q., duke qenë në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti kriminal, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, kundrejt fitimit prej 300 euro për person, iu kishin premtuar emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH– Për Hekuran Jahaj, mbyllja e kufijve me vendet e Bashkimit Europian ishte lajmi më i keq që mori që prej shpërthimit të pandemisë që ka pushtuar globin....
Myslimanët festojnë në fund të kësaj jave Kurban Bajramin. Deri më tani, vendimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar është ai që të lejohen faljet nëpër xhami, por ...
TIRANË -Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka reaguar pas vendimit të Bashkisë së Urës Vajgurore, për ta ndërruar emrin në Dimal. ...
TIRANË- Safet Bajri ka kallëzuar në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili për “shpërdorim detyre”. Kallëzimi ndaj Ismailit ka ardhur pas ...
LEZHË – Gjykata e Lezhës, pas ankimimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet, ka shfuqizuar vendimin e prokurorisë, duke e detyruar që të regjistr...
ELBASAN-Një mjet është përfshirë nga flakët në lagjen ‘5maji’ në Elbasan. Dyshohet se mjeti është djegur qëllimisht nga banorët e zonës.Mësohet se b...
TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka shprehur tronditjen e thellë pas ndarjes nga jeta të shoferit të saj për shkak të COVID-19. Në një reagim n...
TIRANË– Pesë persona të tjerë janë bërë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Ata janë dënuar për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga prostitucioni,...
TIRANË -Policia e Tiranës ka gjobitur me 1 milion lekë tre lokale në Tiranë. Të tre këto subjekte, nuk fikën muzikën pas orës 20:00, duke shkelur urdhërin ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg Roland dhe Besarije Kryemadhin, dy prindërit që nuk lejonin vajzat e tyre të mitura që të shkonin në shkollë. K...