Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
U martua me partneren 53 vite më të re, PAMJET nga dasma e Berlusconit, gjithçka ndodhi
20 Mars 2022, 14:08Nga DOSJA
ITALI- Mungonte vetëm certifikata zyrtare e martesës. Por gjithçka tjetër, në ditën e veçantë që Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina donin t’i jepnin njëri-tjetrit, ishte aty. Si në një dasmë të vërtetë! Në të cilën mori pjesë – duke krijuar pakënaqësi tek “Azzurri”- Matteo Salvini.
Ceremonia u mbajt tek Villa Gernetto, Marta Fascina kishte veshur një fustan të bardhë me dantellë franceze nga Antonio Riva, ndërsa në altar e shoqëroi babi i saj. Atje e priste Berlusconi, me një kostum blu Armani, që tregoi sesi lindi historia e tyre tre vite më parë, duke përfunduar kështu: Imja është një dashuri e madhe për ty, Marta. Është diçka që nuk e kam provuar kurrë më parë, dhe tani për mua ti je e domosdoshme! Më keni qenë pranë në kohë të vështira, më keni ndihmuar. Ti më kompleton, nuk jetoj dot pa ty, ti ma mbush jetën.
Në fund të betimeve, turma prej 60 të ftuarish brohoriti një “Rroftë bashkëshortët!”, përfshirë fëmijët e Berlusconit – përveç Piersilvio, i cili kishte bërë të ditur se donte të shmangte vendet që rrezikonte përhapje e Covid.
Vila ishte mobiluar me 150 statuja, ndërsa menyja kishte mish viçi me verë të kuqe dhe një akullore, të gjitha të shoqëruara nga verërat Aneri dhe muzikë romantike në sfond. Më pas “Il Cavaliere”, këndoi për zonjën e tij këngë franceze dhe një fund “O mia bela Madunina”.
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se është gati të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse ...
UKRAINË– Ambasadori i Bjellorusisë në Kyiv, Igor Sokol njoftoi dje evakuimin e ambasadës së Bjellorusisë në Ukrainë për shkak të “kërcënimeve” dhe “b...
SERBI- Udhëheqësi i grupit kriminal, i cili akuzohet për krime brutale, duke përfshirë shtatë vrasje, Veljko Belivuk, i tha prokurorit më 7 shkurt se ai ka punu...
Nga NYTNë kohë normale, plazhet e Egjiptit u ofrojnë rusëve dhe ukrainasve një arratisje gjithëpërfshirëse nga klimat dimërore vetëm disa orë fluturim nga Yekat...
BRITANI-Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson i ka kërkuar Kinës që të ‘dalë nga gardhi’ dhe të dënojë pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin. Ai...
SHBA- Një shqiptar nga Kosova, që jeton në SHBA, ka bërë një gjest fisnik që ka impresionuar njerëzit. Gazetari i CNN, Bill Weir, ka bërë me dije se shqiptari n...
UKRAINË- Ukraina pretendon se ka vrarë zëvendëskomandantin e flotës ruse të Detit të Zi, Andrey Paliy.Ky është i fundit në një grup udhëheqësish të rangut ...
BELGJIKË- Një aksident me disa të vdekur ka ndodhur ditën e karnavaleve në qytetin belg Strepi Brakenji ditën e sotme. Sipas Alo.rs kanë mbetur të vdekur 4...