LIVE UPDATES
Aktualitet

U masakrua nga qeveria se denoncoi Redjan Rrajën/ Flet Emiljano Nuhu: Një tjetër anëtar i përfshirë në atentat, kush ësh

5 Nëntor 2019, 13:56 Nga DOSJA
U masakrua nga qeveria se denoncoi Redjan Rrajën/ Flet Emiljano Nuhu:

TIRANË- Një vit nga denoncimi i tij për fisin Rraja, ish-oficeri i policisë së Emiljano Nuhu ka shprehur për Dosja.al qetësinë që ndjen kur lexon se Redjan Rraja ka rënë në prangat e policisë në lidhje me atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan ndoja.

Në një intervistë ekskluzive, Nuhu që një vit më parë nuk reshti se dënoncuari të arrestuarin dhe shumë anëtarë të tjerë të fisit Rraja për krime të ndryshme, tregon se ndihet i çliruar që e vërteta po shkon në vend.

Emiljano Nuhu shprehet se nuk ka dijeni lidhjen e gjakut mes Redian Rrajës dhe familjes së deputetit të PS-së Rrahman Rraja, por është mjaft i sigurtë se ata rrinë gjithmonë bashkë dhe kanë të njëjtin aktivitet kriminal. Madjë ish-efektivi shkruan se ka pasur informacion se Redian Rraja është përfshirë edhe në vrasje me pagesë.

Ndër të tjera ish-nënkomisari Nuhu, i cili tashmë është në azil politik pas sulmeve nga qeveria që iu bënë një vit më parë, ka edhe një pyetje për kryministrin Edi Rama duke parë rrjedhshmërinë e ngjarjeve.

“Kush është horri në këtë mes, një nënkomisar që denoncon krimin duke sakrifikuar edhe familjen e tij, apo një kryeministër që mbështet dhe u rreh shpatullat grupeve kriminale,”- shprehet ai.

INTERVISTA E PLOTË

Sot, kur ka kaluar 1 vit nga denoncimi juaj për fisin Rraja, një nga anëtarët e kësaj familjeje, Redjan Rraja arrestohet nga Policia, pasi akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit, si ndiheni ju që një pjesë e akuzës suaj tashmë provohet?

Unë Redjan Rrajën e denoncova një javë më parë për kërcënimet e bëra ndaj meje. Njëkohësisht i kam dërguar informacion të detajuar mbi rrezikshmërinë dhe aktivitetin e tij kriminal me e-mail zyrtar drejtorit të përgjithshëm të policisë, por nuk pati asnjë reagim. U desh të ndodhte një ngjarje e rëndë, atentat ndaj prokurorit në mënyrë që Rama të ngrejë duart lart dhe të mos mbrojë më këtë grup kriminal. Tani ndihem i çliruar që e vërteta po shkon në vend.

A keni një përgjigjie ju sot për kryeministrin Edi Rama që ju quajti një “horr”, “shpifës”, dhe se e gjithë akuza juaj për fisin Rraja u ngrit pasi ju kërkuat azil?

Unë kam një pyetje për Ramën; Kush është horri në këtë mes, një nënkomisar që denoncon krimin duke sakrifikuar edhe familjen e tij, apo një kryeministër që mbështet dhe u rreh shpatullat grupeve kriminale.

Ju denoncuat asokohe se më 30 korrik 2018, Redjan Rraja iu kontaktoi dhe më pas ju u takuat me të. Në prani të nipit tjetër Ramazanit, ai iu kërcënoi për të ndaluar hetimin e dosjes Xhisiela. Ndërkohë sot, deputeti Rrahman Rraja, thotë se nuk ka lidhje të afërta gjaku me të akuzuarin dhe se nuk i di as banesën. Nga ajo që ju dini, cilat kanë qenë marrëdhëniet e deputetit të PS me Redjan Rrajën dhe familjen e tij?

Unë nuk kam informacion se cila është lidhja e tyre e gjakut, se janë çuna tezje apo çuna daje, pak rëndësi ka kjo. Ajo që është e rëndësishme, është fakti se ata rrinë gjithmonë bashkë dhe kanë të njëjtin aktivitet kriminal.

Si një ish-polic i zonës së Krujës, cili ka qenë aktiviteti i Redjan Rrajës në dijeninë tuaj? Pas dënimit me 8 muaj burg dhe klinikës dentare, cili ka profili i tij për banorët e Krujës?

Aktiviteti i tij kriminal është i përqëndruar kryesisht në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis. Unë kam pasur informacion për përfshirjen e këtij shtetasi edhe në vrasje me pagesë. Nëqoftëse aktiviteti i tij do ishte i lidhur me klinikë dentare, atëherë pse ai do të lëvizte me makinë të blinduar dhe me armë. Të gjithë personat e Fushë Krujës e njohin rrezikshmërinë e këtij personi dhe mbështetjen që ka nga politika.

Më 26 shtator 2018, ish-polici i komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. Ndërkohë që përmend edhe emrin e Redjan Rrajës si njërin prej personave që e kërcënoi. Redjan Rraja, është sot pas hekurave, si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja edi rama emiliano nuhu arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja edi rama emiliano nuhu

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Nëntor 2019, 12:14

TIRANE- Më 26 shtator 2018, ish-polici i komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e ha...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet