Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U përplasën për shpërndarjen e porosisë, del VIDEOJA ku shqiptari sulmoi me thikë grekun
30 Prill 2022, 19:07Nga DOSJA
GREQI– Mediat greke kanë publikuar videon e përplasjes fizike mes 43-vjeçarit grek dhe 33 vjeçarit shqiptar të cilët në shkurt të këtij viti u konfliktuan me njëri-tjetrin se kush duhej të dërgonte porosinë një klienti që kishte bërë te restoranti i tyre. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, greku ka rrëmbyer një thikë, ka ndjekur dhe ka goditur me thikë shqiptarin jashtë dyqnit, para syve të habitur të klientëve të dyqanit dhe qytetarëve që kalonin në rrugë në momentin e ngjarjes.
“Kam katër vite që punoj në këtë restorant në Vula. Unë punoj si shpërndarës i ushqimeve. Sot rreth orës 2 të pasdites teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Teksa po grindeshim me të madhe, ai më hodhi një lugë. Unë e godita me grusht, kur shoh që ai mbante një thikë në dorë dhe filloi të përpiqej për të më goditur në bark. E ndalova sepse e kapa nga duart. Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Provoi gati më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte sërish me thikë, duke provuar të më gjuante në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më më goditi me thikë në mes të shpinës. Gjithçka zgjati më shumë se 15 minuta,” i tha shqiptari Policisë greke.
ITALI– Trafikantët shqiptar të drogës me në krye Bledar Shtembarin kanë dalë para gjykatës italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndë...
TIRANË- Dy ngjarje të papritura kanë ndodhur 24 orët e fundit në vendin tonë ku për pak desh u kthyen në tragjedi, rrëzimi i autobuzit të linjës së unazës ...
ELBASAN- Në Sulovë të Elbasanit, fermerët kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë mbështetje nga shteti për prodhimet e tyre. Arjan Hoxha, i cili është rikthyer ng...
TIRANË- Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja tavan për produktet bazë ushqimore. Mer anë të një njoftimi bëhet me dije se 1 kilogram oriz...
VLORË– Një makinë ka marrë flakë në Novoselë gjatë kohës që ishte në lëvizje e sipër. Ngjarja u regjistrua në autostradën Fier-Vlorë gjatë kohës që m...
UKRAINË- Trupat ruse po rrisin gradualisht intensitetin e ofensivës së tyre në Ukrainën lindore, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës. BB...
VLORË- Një automjet është shkrumbuar në flakë në autostradën Levan-Vlorë në zonën e Novoselës pasditën e sotme, pranë një karburanti. Ende nuk dihen shkaqe...