LIVE UPDATES
Bota

U rekomandua hapja e kufijve, por në fund BE tha jo, DW: Tri elementet që penalizuan Shqipërinë e Kosovën

1 Korrik 2020, 11:51 Nga DOSJA
U rekomandua hapja e kufijve, por në fund BE tha jo, DW: Tri elementet

GJERMANI- Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor me të cilat Bashkimi Evropian ka rekomanduar hapjen e kufijve të jashtëm me 1 korrik. Në Bruksel është hartuar një listë prej 15 vendesh, e bazuar mbi të dhënat e dy javëve të fundit, ku thuhet se gjendja epidemiologjike me COVID-19 në këto vende është “e ngjashme” apo dhe më e mirë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Gjendja do të rishikohet çdo dy javë. Përveç Serbisë dhe Malit të Zi, në listën e vendeve me të cilat rekomandohet hapja e kufijve janë edhe Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunezia, Uruguaji dhe Kina. Në këtë listë nuk janë pra Shqipëria, Kosova, SHBA, Turqia, Rusia…

“Për t’u futur në këtë listë është e nevojshme që numri i të infektuarve në 100.000 banorë, në 14 ditët e fundit, të jetë i njëjtë apo i ngjashëm me mesataren e BE. Njëkohësisht edhe lëvizjet e numrave të të infektuarve gjatë dy javëve të fundit duhet të jenë stabile ose në rënie. Ndërkohë që të dhënat duhet të jenë të sakta dhe të qëndrueshme”, thuhet në shpjegimin e Këshillit të BE.

Në kumtesë thuhet se këto janë rekomandimet e Këshillit të BE, “e jo obligime ligjore” dhe se vendet anëtare janë ato të cilat i zbatojnë apo jo këto rekomandime. Kjo do të thotë se vendet anëtare mund t’i zbatojnë këto rekomandime, por nuk janë të obliguara që të hapin kufijtë me vendet që janë në listë. Por kufijtë nuk mund të hapë asnjë vend anëtar i BE me vendet e treta, që nuk janë në këtë listë, pa një marrëveshje paraprame me vendet tjera të BE. Kështu Çekia menjëherë pas publikimit të listës ka bërë të ditur se do të hapë kufijtë vetëm me tetë vende nga kjo listë, përfshirë këtu edhe Serbinë dhe Malin e Zi.

Ndryshimi i listave

Lista do të rishikohet pas dy javësh dhe sipas të gjitha gjasave që tani dihet se gjendja do të komplikohet, pasi që ndërkohë në Bruksel kanë mbërritur edhe të dhënat e ditëve të fundit. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton për rritjen e numri të të infektuarve me COVID-19 në pjesën e dytë të qershorit në të paktën 11 vende të Evropës. OBSH ka bërë të ditur se në pjesën e dytë të qershorit gjendja është përkeqësuar në veçanti në Suedi, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra edhe në Shqipëri e Kosovë, me përjashtim të Serbisë dhe Malit të Zi.

Thuhet se në Maqedoninë e Veriut është shtuar numri i të infektuarve gjatë qershorit në mbi 100 persona në ditë, e shpesh kjo shifër ka mbërritur edhe në 200 raste. Autoritetet theksojnë se numri i të infektuarve ka filluar të rritet në momentin kur janë hequr kufizimet dhe se banorët i kanë injoruar rekomandimet e autoriteteve për kujdes, ruajtjen e distancës dhe ikjen e tubimeve.  Për shkak të mosrespektimit të distancës dhe masave të parashikuara, numri i infektimeve është rritur edhe në Shqipëri. Ndërkohë që masat nuk janë respektuar as në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, ku po ashtu është shënuar rritje e numrit të infektimeve, thuhet në shpjegimet e OBSH.

Të gjitha këto vende të Ballkanit Perëndimor kanë qenë në listën e vendeve me zhvillime pozitive në pjesën e parë të qershorit. Ndaj me 11 qershor rekomandohej që me 1 korrik të hapen kufijtë edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Por për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ato janë larguar nga lista. Në dokumentin e Qendrës Evropiane për Kontroll dhe Evitimi të Sëmundjeve thuhet se numri i të infektuarve është rritur shumë edhe në Serbi dhe B-H, por nga lista ka rënë vetëm B-H, ndërsa Serbia ka mbetur.

Në Këshillin Evropian thuhet se numri i të infektuarve në fillim të qershorit në shumë vende ka qenë më pak se 16 në 100.000 banorë. Ndërsa në pjesën e dytë në Serbi ka pasur 20, në Mali të Zi 19, Shqipëri 29, B-H 32, Kosovë 47, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka pasur 98 të infektuar në 100.000 banorë.

Rekomandimet shëndetsore apo politike

Në Komisionin Evropian thonë se rekomandimet janë marrë për bazë tri elemente: gjendja epidemiologjike në një vend të tretë, mundësia e respektimit të masave higjenike gjatë udhëtimit dhe masat e reciprocitetit.

Ndër vendet e para me të cilat është rekomanduar hapja e kufijëve në mes të qershorit, kanë qenë pikërisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Bruksel thuhej se kjo është në harmoni me raportet e ngushta me këto vende dhe politikën e integrimeve evorpiane në BE. Në Komisionin Evropian nënvizojnë se vendimi i fundit u takon vendeve anëtare, nëse duan të hapin kufijtë me ndonjë vend apo jo.

Plani i Brukselit parashikon që me 1 korrik të rivendoset në funksion të plotë zona Shengen për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Deri tani kontrolle kufitare për shkak të COVID-19 ka pasur Danimarka, Finlanda, Hungaria, Lituania dhe Norvegjia. Ndërsa në fazën e dytë duhet të hapen gradualisht edhe kufijtë me vendet e treta, të cilat i plotësojnë kushtet. Por shumë vende kanë rezerva.

Deri tani në BE lejohet futja pa kurrfarë pengesash e personave që kanë nënshtetësi të ndonjë vendi të BE, anëtarëve të familjeve të tyre dhe perësonave që kanë ndonjë leje qëndrimi në ndonjë vend të BE. Të gjithë të tjerët duhet të informohen mirë para nisjes në rrugë, nëse një vend i caktuar ku duan të shkojnë lejon hyrjen apo jo.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni be mbyll kufijte me shqiperine hapja e kufijve koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 be mbyll kufijte me shqiperine hapja e kufijve koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet