LIVE UPDATES
Aktualitet

E shkarkuan nga puna, Ilir Allkja: Më hoqën se dola në potestë për Teatrin, thanë se sulmova drejtuesit…do iki jashtë s

5 Janar 2021, 20:06 Nga DOSJA
E shkarkuan nga puna, Ilir Allkja: Më hoqën se dola në

TIRANË – Mjeku Ilir Allkja, ka folur së fundmi rreth shkarkimit të tij, një ditë para ndërrrimit të viteve. Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, ai ka thënë se shkaku i vërtetë që u shkarkua nga puna ishte se kishte marrë pjesë në protestat kundër shembjes së teatrit kombëtar, duke shtuar se tashmë ka nisur dhe procedurat ligjore. Ndër të tjera ai ka thënë se po planifikon që të largohet jashtë vendit, pasi sipas tij jetesa në Shqipëri është e vështirë në kushtet që është pa punë dhe shtëpinë e ka me kredi.

Intervista e plotë: 

Si ka qenë rutina pas shkarkimit?

Dua t’ju them se jo cdo e keqe vjen për keq. Ditët e festave do të isha në punë, kam punuar në 364 ditë të vitit pa dallim ditë feste, të shtunë të diel dhe këto ditë kam ndenjur se kisha nevojë për pak pushim, jam përkushtuar familjes, kam takuar miq.

Ke filluar një betejë ligjore?

Kam kontraktuar një studio avokatie dhe do të bëj një betejë dinjitoze ligjore, është një akt i paprecedentë në 30 vite që një mjek linçohet publikisht dhe pushohet nga puna për motive politike.

Cfarë ndodhi realisht, pse u shkarkuat?

Në atë letër, vendimin e shkarkimit thuhet se kam nxjerrë informacione konfidenciale për mediat. Absolutisht jo. Unë kam kritikuar përgjigjen e dobët të sistemit shëndetësor. Kam folur rregullisht për numrin e testimeve, infektimeve, trajtimeve në përgjithësi këto. Kam kërkuar ndryshime dhe përmirësime në sistem dhe gjithçka.

A i keni bërë vërejtjet për motive politike?

Jo, gjithçka për motive profesionale. Nuk kam kontratë që nëse duhet të flas për problemet e sistemit shëndetësor duhet të kërkoj leje. Është idiot ky lloj përcaktimi në kontratë, se nuk mund të kërkosh leje që unë do të kritikoj ty në media.

Në kontratë cfarë shkruhet?

Ka të bëjë me daljet për problemet e administrimit.

E keni të ndaluar të dilni për probleme të tilla?

Jo. Ai përcaktim nuk është për këtë. Pasi normalisht do të isha thirrur, do të më thonin e ke të ndaluar të dalësh në media.

Po kontrata cfarë thotë?

Nuk kam asnjë shtojcë që më ndalohet komunikimi në media. Pasi unë gjatë orarit të punës kam respektuar punën. Gjithcka ka ndodhur se pas orarit të punës kam marrë pjesë në protestat për mbrojtjen e teatrit. Kam protestuar kundër zgjedhjeve njëpartiake. Kam kritikuar disa politika të caktuara të qeverisë. Nuk kam menduar kurrë se mund të pushohem nga puna për kritikat.

Cfarë ju ka thënë avokati?

Është një vendim i kompozuar shumë dobët. Shkruhet, që kam sulmuar drejtuesit e QSUT-së, kur nëse unë bëj një thirrje drejtorit të QSUT-së dhe i kërkoj përgjegjshmëri, pasi gjatë pandemisë nuk kam parë asnjë dalje, apo kontribut të tij. Nëse unë them zoti drejtor dorëhiquni, ky nuk është sulm. Do të bëj maksimumin që kjo cështje të trajtohet në Strasburg.

Për ndërrimin e vitit prisja të merrja një shpërblim, atë natë do të isha në punë, por do ta festoja të nesërmen, por unë marr pushimin nga puna. Edhe në diktaturë mjekët që nuk i donte sistemi nuk i hidhte në rrugë i dërgonte në zona të thella. Jam familjar, kam një shtëpi dhe makinë me kredi dhe banka është e ftohtë në këtë aspekt. Nëse do të më kishin thirrur dhe do më thonin se nëse prononcohesh për problemet do të pushohesh unë nuk do ta bëja.

Do të angazhoheni politikisht?

Unë jam njeri i lirë, nuk kam qenë dhe nuk jam ushtar i ndonjë partie.

Por, cfarë ndodh tani?

Parashikoj që të shkoj jashtë. Polonia i ka hequr barrierat për mjekët dhe janë plot vende në Europë. Shqipëria për nga numri i mjekëve për banorë rreshtohet përkrah vendeve afrikane.

Cfarë komenti keni për ambulancat e reja?

Ambulancat nuk mund të bëjnë paradë dhune.

U fshihet informacioni njerëzve nga spitalet?

Po. Është fshehur. Informacion është edhe deklarimi te familjarët për gjendjen shëndetësore.

Me qëllim?

Jo, ndoshta nga mundësia.

Mjeku Ilir Allkja u pushua më 30 dhjetor nga puna me motiavcionin e thyerjes së Kodit Etik dhe atij të Punës. Mjeku Allkja shumë herë në rrjetet sociale kë bërë statuse kundër qeverisë ku e ka akuzuar për keqmenaxhim të situatës së pandemsië.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja ilir allkja

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Janar 2021, 15:40

SHQIPËRI– 1210 viktima, 23 mijë e 522 të infektuar aktivë dhe 35 mijë e 551 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pand...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet