LIVE UPDATES
Aktualitet

U shkarkua nga Vettingu/ KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale, ‘gabimi’ në ndërtimin e një pallati dhe revokimi

21 Gusht 2020, 16:31 Nga DOSJA
U shkarkua nga Vettingu/ KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale,

Në 65 faqe të vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e shkarkuar të Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari zbulohen një mori transaksionesh financiare të padeklaruara apo të deklaruara në mënyrë të pasaktë, ndërsa analiza financiare e nxjerr gjyqtaren me minus 96.6 milionë lekë – një nga diferencat negative më të mëdha që prej fillimit të procesit të vetingut.

Trupa që kreu vetingun vë në dukje se përveç 18.7 milionë lekë të pajustifikuara deri në vitin 2003, kur fillon edhe procesi i deklarimit të pasurive për zyrtarët, ishin edhe 80.8 milionë të tjera të ndarë 12 vite nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Pasuritë me probleme, kryesisht të lidhura me zonjën Hajdari dhe të birin, përfshijnë një pallat në afërsi të rrugës së Elbasanit, qiramarrjen dhe shitje e një lokali bar-kafe në Qytetin Studenti, një apartament, një dyqan apo transaksione me aksione kompanish.

KPK vë në dukje në vendim se ndërtimi pa leje i një pallati në tokën që nuk zotërohej nga subjekti ishte vepër penale. “Në këto kushte, subjekti, me kryerjen e këtij ndërtimi në një pjesë toke që nuk ishte në pronësi të saj dhe e papajisur me leje ndërtimi, ka konsumuar elementet e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm,” thuhet në vendim.

Komisioni tha se veprimet e Hajdarit mbi tokën që nuk e zotëronte dhe mosrespektimi i ligjit kishin cënuar besimin e publikut te drejtësia. “Në vlerësim të Komisionit, tërësia e veprimeve për kryerjen e ndërtimit të objektit ***-katësh pa lejet përkatëse, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, tregojnë një raport të tillë të subjektit me zbatimin e ligjit, i cili është i papranueshëm për të pasur besimin e publikut,” thuhet në vendim.

Fatmira Hajdari është e veja e Azem Hajdarit, deputetit dhe njërit prej drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit kundër diktaturës në vitet 90’, i cili u vra në vitit 1998. Ajo i kundërshtoi pretendimet e Komisionit gjatë seancës dëgjimore përballë trupës së kryesuar nga Roland Ilia, me anëtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda Çiftja.

Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Paratë e pajustifikuara

Vendimi i zbardhur i Komisionit është fokusuar gjerësisht në dy prej pasurive të gjyqtares Hajdari. Lokalin e marrë me qira nga i biri në Qytetin Studenti dhe një pallat i ndërtuar pjesërisht me paratë e shitjes së aktivitetit të parë.

Ndërsa përmend një sërë transaksionesh me bankat që nuk përkojnë apo nuk janë deklaruar saktësisht në vite, Komisioni vë në dukje se një pjesë e transaksioneve ishin të dyshimta. Kështu sipas vendimi të KPK, djali i gjyqtares kishte marrë një kredi në vitin 2007 që pretendohej se ishte përdorur për të rikonstruktuar mjediset e ish-sallës së lojërave në Qytetin Studenti.

Por KPK thotë se z.Hajdari i mori këto mjedise në dorëzim vetëm në vitin 2009 dhe se para kësaj kohe, kishte qenë e pamundur për të kryer investime në mjedise publike, pa shkelur ligjin apo pa cënuar garën që duhej të mbahej në dhënien me qira të ambienteve.

Justifikimet e Hjadarit se kjo ishte bërë me një marrëveshje, “fjalë burrash” me drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë që administronin pronat publike, janë konsideruar justifikime të pamjaftueshme nga Komisioni.

Sipas KPK-së, aktiviteti për të cilin supozohet se ishin investuar 18 milionë lekë nuk kishte pasur thuajse asnjëherë fitim, kishte tatime të papaguara dhe detyrime lokale të papaguara. Një deklarim i Hajdarit për 20 milionë lekë fitime aforfe u cilësua nga KPK si i pabazë.

Komisioni ngriti dyshime nëse investimi në vlerën e përmendur ishte kryer. Po ashtu, KPK arsyetoi se kontrata për shitjen e aktivitetit tek të tretët, pasi më herët prona u ishte kthyer trashgimtarëve, ishte e dyshimtë. Sipas kontratës me tre palë, që përfshinte pronarët, blerësit dhe djalin e gjyqtares, ky i fundit merrte 160 mijë euro për aktivitetin që shiste (mobilim dhe punime të kryera) dhe fitimin e munguar, ndërsa pronarët e tokës merrnin vetëm 100 mijë euro.

Arsyetimi i Hajdarit në këtë pikë se 160 mijë euro ishin më pak se shpenzimet e kryera në lokal dhe se nuk mbulonin as kredinë nga banka, u refuzuan nga KPK si të pabaza dhe me mungesë dokumentacioni.

Pozicioni i Hajdarit u rëndua, pasi sipas vendimit, ajo dhe i biri nuk kishin deklaruar në vitet 2007, 2008 dhe më tutje shpenzimet e kryera në lokal dhe se objekti i kredisë ishte për rinovim banese dhe jo për lokalin.

Pasi kishte rrëzuar këtë shumë prej 160 mijë eurosh si të paligjshme, Komisioni rrëzoi edhe pretendimet se dy biznesmenë – miq të bashkëshortit të ndjerë ishin ofruar të ndihmonin familjen me klering dhe duke ndarë pjesët në ndërtimin e një pallati pa leje në vitin 2014.

Komisioni tha se për një nga bashkëpunëtorët nuk provohej marrja e kleringut dhe se nuk kishte asnjë faturë tatimore për këtë proces. Ndërkohë, në rastin e dytë u vu në dukje se bashkëaksioneri në ndërtimin e 50 për qind të godinës nuk kishte të ardhura për të justifikuar investimin.

Vetëm këto dy veprime e rënduan ndjeshëm bilancin financiar të gjyqtares, që sipas analizës së Komisionit justifikonte me burime të ligjshme 55 milionë lekë të ardhura në vitet 2003-2016, por kishte kryer 118 milionë lekë shpenzime, kishte 24 milionë lekë detyrime dhe një bilanc negativ prej 80.8 milionë lekësh.

Ngjashmërisht Hajdarit iu cilësuan si shkarkuese një sërë transaksionesh përfshi marrje kredie, të cilat ishin deklaruar pasaktësisht apo në mënyrë të pjesshme. KPK gjeti marrëveshje fiktive për përfitim kredie, deklarim çmimesh më të ulëta, shmangie nga detyrimet fiskale dhe një sërë veprimesh të kësaj natyre.

Disa prej pasurive, përfshi dy transferime aksionesh nga persona të tretë tek i biri nuk ishin deklaruar, ndërsa të tjera veprime u konsideruan nga Komisioni si përpjekje për fshehje të pasurisë. “Subjekti i rivlerësimit është përpjekur të fshehë dhe ka paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, zotërim dhe përdorim të tij”, thuhet në arsyetimin e KPK.

Fshehja e revokimit të vizës

Fatmira Hajdari u rivlerësua vetëm në dy kritere dhe sipas KPK, nuk kishte deklaruar revokimin e vizës amerikane në formularin e pastërtisë së figurës. Nga sa del në vendimin e zbardhur, Hajdari ishte telefonuar nga zyra konsullore e ambasadës së SHBA në Tiranë më 26 janar 2016 dhe ishte njoftuar se i ishte revokuar viza.

Më 27 janar 2016, Hajdari dorëzoi formularin e vetëdeklarimit në të cilin ky fakt nuk përmendej. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar që duhej të vërtetonte nëse deklarimi ishte i saktë, e gjeti atë fillimisht të tillë. Ajo i dërgoi një raport KPK-së, në të cilin Hajdari konsiderohej e përshtatshme.

KPK mori informacion për vizën dhe kërkoi rishikim të raportit. DSIK pas riverifikimit doli me një raport të dytë që rrëzonte të parin dhe vendosi se deklarimin nuk ishte i saktë.

Hajdari mohoi të kishte pasur dijeni për revokimin në momentin e dorëzimit të formularit. Ajo pretendoi se nga konsullata i ishte thënë vetëm që duhej të dorëzonte pasaportën dhe se vetëm kur e kishte marrë atë mbrapsh, kishte mësuar për revokimin. Ajo pretendoi se kishte kërkuar informacion nga ambasada për kohën e refuzimit, por në vendim nuk thuhet nëse ka marrë përgjigje.

Duke iu referuar “institucioneve kompetente”, KPK vë në dukje se konsullata ka njoftuar revokimin me telefon dhe se Hajdari e dinte që viza i ishte revokuar.

Përveç kësaj, Hajdarit iu vu në dukje se ndërtimi pa leje në vitin 2014 i një pallati në zonën e “Vilave Gjermane” në kryeqytet ishte vepër penale. KPK thotë se Hajdari dhe familja kishin përdorur për ndërtimin një pjesë toke, që nuk kishte qenë në zotërim të tyre.

Hajdari pretendoi se toka kishte qenë gjithmonë në përdorim të tyre dhe e kishin konsideruar si të tillë. Por ajo aplikoi për të marrë pronësinë, vetëm pas ndërtimit dhe kërkesës për legalizim.

“Arsyeja e mospasjes së një lejeje ndërtimi është fakti i mospasjes pronësi mbi të gjithë parcelën ndërtimore, ndonëse në përdorim të tyre prej shumë vitesh,” citohet Hajdari nga KPK. Sipas Komisionit, ajo pretendoi se nxitja për ndërtimin kishte ardhur nga djali dhe fajësoi legjislacionin që i kishte hapur “rrugën si për dënimin e atyre që ndërtonin pa leje, edhe për legalizimin e atyre që ndërtonin pa leje”.

Komisioni në këtë pikë arsyeton se ndërtimi ishte pas miratimit të ligjit për legalizimet në vitin 2013, i cili e konsideron vepër penale ndërtimin pa leje dhe zënien e tokës. Komisioni shprehet se në këtë pikë, Hajdari ka shkelur ligjin.

Në një arsyetim më të gjerë mbi këtë rast, KPK thotë se veprimet e paligjshme të gjyqtares kishin cënuar besimin e publikut te drejtësia.

“Parimet e Bangalores për Sjelljen Gjyqësore, e të tjera akte ndërkombëtare, si dhe e jurisprudencës së GjEDNj-së, të cilat theksojnë se shkelja e ligjit nga një gjyqtar, jo vetëm dëmton reputacionin e funksionit si gjyqtar, por inkurajon mosrespektimin e ligjit dhe cenon besimin e publikut në integritetin e vetë gjyqësorit,” thuhet në vendim.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmira hajdari fatmira hajdari ne vetting fatmira hajdari fatmira hajdari ne vetting

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve