LIVE UPDATES
Aktualitet

U largua nga “Zëri i Amerikës”, Elez Biberaj kthehet në postin e mëparshëm, pranon presionet pro-Trump: Kalova sfidat m

11 Dhjetor 2020, 17:49 Nga DOSJA
U largua nga “Zëri i Amerikës”, Elez Biberaj kthehet

SHBA– Elez Biberaj nuk do të jetë më në krye të Zërit të Amerikës! Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori i VOA-s duke bërë me dije se do të kthehet në pozicionin e tij si drejtor i sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës pasi të emërohej drejtori i ri.

Në shënimin e tij zyrtar, Biberaj i ka cilësuar 6 muajt e fundit, si periudhën me sfidat më të vështira të karrierës së tij, duke pranuar se ka pasur përplasje sa i përket linjës editoriale. Në mesazhin e tij, ai bën thirrje vetëm duke ruajtur pavarësinë, Zëri i Amerikës mund të shërbejë siç duket për publikun.

“Përpjekjet për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës vunë në rrezik besueshmërinë tonë të fituar me shumë mund, në një kohë kur demokracia në shkallë globale ka bërë hapa pas dhe kur në mbarë botën janë shtuar kërcënimet ndaj vlerave dhe rolit të Amerikës si mbartësja e vlerave morale. Unë kam bindjen se Zëri i Amerikës ka nevojë të ngutshme të mbrojë fort pavarësinë e tij editoriale të sanksionuar me ligj, pa presione politike, dhe në të njëjtën kohë, të respektojë standardet e veta për një gazetari me cilësi të lartë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë. Vetëm atëherë Zëri i Amerikës mund të shërbejë me të vërtetë si një zë i Amerikës dhe të çojë përpara në mënyrë të efektshme objektivat tona të politikës së jashtme, të nxisë vlerat tona demokratike dhe të shërbejë si model i një shtypi të lirë për pjesën tjetër të botës,“-u shpreh ai. 

MESAZHI I PLOTË:

Kolegë të nderuar,

Koha gjatë së cilës kam qenë Drejtori juaj në Detyrë po përfundon. Ju mund të keni parë artikuj në shtyp ku njoftohet se Shefi Ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), Michael Pack, do të sjellë një drejtor të ri të Zërit të Amerikës. I uroj drejtorit të ri sukses në përmbushjen e misionit të Zërit të Amerikës. I jam thellësisht mirënjohës zotit Pack për mundësinë për të shërbyer, po ashtu edhe ish-zyrtarit të USAGM, André Mendes, që më rekomandoi për këtë detyrë të rëndësishme.

Kur u emërova Drejtor në Detyrë, u zotova se do të bëja çmos për të respektuar Kartën e Zërit të Amerikës dhe për t’iu përmbajtur standardeve më të larta të gazetarisë. Kam bërë çdo përpjekje për ta përmbushur këtë zotim, duke mbrojtur integritetin editorial të Zërit të Amerikës dhe murin që e ndan atë nga ndërhyrjet e mundshme politike. Së bashku me kolegë të tjerë në poste drejtuese, kemi marrë masa për të forcuar procedurat editoriale, në mënyrë që raportimet tona të jenë të bazuara në fakte, të ekuilibruara dhe pa paragjykime.

Gjashtë muajt e kaluar kanë qenë mbase periudha me sfidat më të vështira në historinë e dekadave të fundit të Zërit të Amerikës. Për fat të keq, Zëri i Amerikës dhe USAGM kanë pasur përplasje të shpeshta gjatë kësaj periudhe. Disa zyrtarë të agjencisë shkelën rregulla, protokolle dhe procese, që unë i konsideroj si të paprekshme dhe ishin mospërfillës ndaj dëmit që veprimet dhe vendimet e tyre patën tek operacionet dhe misioni i Zërit të Amerikës. Përpjekjet për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës vunë në rrezik besueshmërinë tonë të fituar me shumë mund, në një kohë kur demokracia në shkallë globale ka bërë hapa pas dhe kur në mbarë botën janë shtuar kërcënimet ndaj vlerave dhe rolit të Amerikës si mbartësja e vlerave morale.

Unë kam bindjen se Zëri i Amerikës ka nevojë të ngutshme të mbrojë fort pavarësinë e tij editoriale të sanksionuar me ligj, pa presione politike, dhe në të njëjtën kohë, të respektojë standardet e veta për një gazetari me cilësi të lartë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë. Vetëm atëherë Zëri i Amerikës mund të shërbejë me të vërtetë si një zë i Amerikës dhe të çojë përpara në mënyrë të efektshme objektivat tona të politikës së jashtme, të nxisë vlerat tona demokratike dhe të shërbejë si model i një shtypi të lirë për pjesën tjetër të botës.

Ky nuk është një mesazh lamtumire. Sapo drejtori i ri i Zërit të Amerikës të fillojë punën, unë do të kthehem në pozicionin tim të mëparshëm si Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë.

Ka qenë një nder dhe privilegj të drejtoja Zërin e Amerikës gjatë kësaj periudhe të trazuar, por historike. Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë, për mbështetjen, profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj në misionin tonë fisnik.

Me respekt, Elez Biberaj

Gazetari Elez Biberaj është larguar nga drejtimi i Zërit të Amerikës 5 muaj pas emërimit të tij. Ai ka punuar si gazetar për 40 vite në Zërin e Amerikës, duke i kishte rezistuar në heshtje përpjekjeve të Michael Pack për të ndryshuar editorialin e lajmeve drejt pikëpamjeve dhe politikave pro Trump.

Gazetari Elez Biberaj është larguar nga drejtimi i Zërit të Amerikës 5 muaj pas emërimit të tij. Ai ka punuar si gazetar për 40 vite në Zërin e Amerikës, duke i kishte rezistuar në heshtje përpjekjeve të Michael Pack për të ndryshuar editorialin e lajmeve drejt pikëpamjeve dhe politikave pro Trump.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elez biberaj elez biberaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Dhjetor 2020, 17:39

TIRANË– Nisin përplasjet, efektivët e policisë kishin bërë gati gjithccka. Protestuesit afrohen tek kryeministria dhe në Bulevard, por u pritën me autoboti...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet