LIVE UPDATES
Politike

“U shkel ligji për inceneratorin e Elbasanit”/ Tabaku: Para drejtësisë ata që kanë firmosur

16 Shkurt 2022, 19:52 Nga DOSJA
“U shkel ligji për inceneratorin e Elbasanit”/ Tabaku: Para

TIRANË- Kryetarja e komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku tha nga kryesia e Kuvendit, pas përfundimit të punës të Komisionit Hetimor për Inceneratorët se shteti ka tenderuar para për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Para mediave, Tabaku tha se procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit janë në shkelje flagrante me ligjin. Sipas Tabakut, Drejtoresha e Agjesisë së Prokurimeve Publike konfirmoi në Komisionin Hetimor që nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit.

Ajo që ka ndodhur me proçedurën e Elbasanit që nuk është publikuar, që nuk ekziston, pavarësisht kësaj është paguar nga buxheti i shtetit, është procedura me shkeljen më flagrante. E njëjta gjë me shkelje ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës, por njëkohësisht shkelje kanë ndodhur edhe për Inceneratorin e Fierit. Të tre inceneratorët nuk kanë pasur vlerësimin e ndikimit në mjedis, nuk kanë pasur leje mjedisore, nuk kanë plotësuar kërkesat e ligjit, kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin përsa i përket këtyre procedurave, por nga ana tjetër sot zbuluam që institucione zyrtare shtetërore i lanë duart dhe thanë se nuk na kanë përfshirë në këtë aferë,”-tha ajo ndër të tjera.

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, JORIDA TABAKU, NGA KRYESIA E KUVENDIT

Për inceneratorët. Ishte një ditë shumë e gjatë, një ditë me 10 orë mbledhje ku kemi dëgjuar fakte shumë të rëndësishme por nga ana tjetër kemi parë nga PS se si është bërë sot mburojë e marrjes së dëshmitarëve në pyetje. Kjo nuk na penguar aspak që ne ta vazhdojmë punën megjithëse mes konfliktesh. Sot Drejtoresha e Agjesisë së Prokurimeve Publike konfirmoi në Komisionin Hetimor që nuk ekziston asnjë proçedurë konçesioni për Inceneratorin e Elbasanit. Praktikisht nuk ekziston për shtetin shqiptar Inceneratori i Elbasanit dhe përgjegjës I përfshirë drejtpërdrejt në këtë vendimmarrje është Sekretari I Përgjithshëm I Kryeministrisë. Zonja e cila është sot në detyrë, konfirmoi që megjithëse ata e kanë kundërshtuar proçedurën e koncesionit, ata kanë thënë që kjo që po bëni nuk është ligjore, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka marrë përsipër dhe ka çuar një vendim të këshillit të Ministrave, në Kryeministri, e ka miratuar përa i përket kësaj proçedure konçesionare.

Jo vetëm kjo, por njëkohësisht fakti që, i gjithë Komisioni i Konçesionit për Inceneratorin e Elbasanit, ;por kjo vlen njëkohësisht edhe për Tiranën dhe për Fierin, të gjithë të përfshirë nga i pari deri tek i fundit në vendimmarrje, kanë qenë në shkelje të ligjit, sigurisht me bekimin, miratimin dhe insistimin e ministrave të tyre dhe shefave të tyre. Ajo që ka ndodhur me proçedurën e Elbasanit që nuk është publikuar, që nuk ekziston, pavarësisht kësaj është paguar nga buxheti i shtetit, është procedura me shkeljen më flagrante. E njëjta gjë me shkelje ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës, por njëkohësisht shkelje kanë ndodhur edhe për Inceneratorin e Fierit. Të tre inceneratorët nuk kanë pasur vlerësimin e ndikimit në mjedis, nuk kanë pasur leje mjedisore, nuk kanë plotësuar kërkesat e ligjit, kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin përsa i përket këtyre procedurave, por nga ana tjetër sot zbuluam që institucione zyrtare shtetërore i lanë duart dhe thanë se nuk na kanë përfshirë në këtë aferë.

Përse është përfshirë në këtë aferë vetëm Ministria e Mjedisit, Ministria e Ekonomisë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Katër persona kyç i kanë lënë pa përfshirë, siç e kërkon ligji, pa marrë pjesë në vendimmarrje institucionet e tjera. Këta katër persona që kanë kryer këtë procedurë joligjore sot duhet të jenë përpara drejtësisë dhe janë përgjegjës për këtë aferë. Ne sot dëgjuam në fakt disa pohime shumë të rëndësishme nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, dhe unë besoj se e kemi trajtuar çështjen ashtu siç duhet. Këtu nuk bëhet fjalë për incenerimin si një alternativë, por fakti është; Përse u vendos që në Shqipëri të ndërtoheshin tre inceneratorë kur të tre inceneratorët nuk kanë kapacitetin për të mbuluar nevojat që ka Shqipëria.

Përse u vendos t’i jepej një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në këtë fushë ky proces incenerimi për të tre qytetet. Përse u vendos që kësaj kompanie që duhej të financonte me burimet e veta, që nuk kishte snjë kapital, i dhanë kontratën konçesionare dhe i vendosi si barrë, si hipotekë. Përse u vendos që t’i jipej ky koncesion? Përse Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë vendosi ta kalojë vendimin e Këshillit të Ministrave, të paktën 10 vendime të Këshillit të Ministrave për të tre inceneratorët kur nuk kishte buxheti, janë tenderuar para që nuk ekzistojnë. Cilat janë tarifat reale që ne po paguajmë? Ne i kemi dhënë përgjigje këtyre pyetjeve shumë të rëndësishme sot dhe sigurisht në ditët e shkuara. Jemi të angazhuar për të vazhduar për ta çuar deri në fund këtë aferë. Ashtu siç kemi provuar që të treja procedurat janë korruptive edhe zbatimi i kontratave është korruptiv. Ministrat përgjegjës dhe stafi i tyre duhet te jene përpara drejtësisë sepse po paguajmë para për procedura korruptive, per kontrata korruptive por me e rëndësishmja para qe kanë shkuar në xhepat e ish zyrtarëve.

Kompanitë e koncensionarit të Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës kanë paguar veten e tyre. Në kemi të gjitha faturat dhe do t’i vendosim në dispozicion. Kanë praguar shpenzime të jashtëzakonshme për incenerator qe nuk ekzistojnë. Kanë paguar shpenzime të papërballueshme për çdo biznes tjetër normal qe punon dhe paguan taksa në Republikën e Shqipërisë. Kanë marrë monopolet për dherat në Tiranë. Kanë marrë monopole, licenca, kontrata dhe i kanë shtuar punën incenerator të Tiranës. Dhe të gjitha këto në i kemi provuar në komisionin hetimor. Unë i kërkoj sot shqiptarëve të bëjnë durim. Edhe pak ditë kemi në dispozicion dhe të gjithë do të shohin se si ne do të vendosim përpara përgjegjësisë zyrtarët që kanë firmosur dhe njerëzit politike. Asnjë vendim nuk është marrë vetë nga zyrtarët është marrë me vullnetin dhe mbrojtjen politike. Janë thërritur punonjësit në zyrat e shtetit për t’i presionuar per te firmosur per këto kontrata. Sot zyrtarët që ishin në komision, të gjithe të përfshirë në procesin e koncesionit të Elbasani, të Fierit dhe të Tiranës, të gjithë të friksuar nga ligji, të gjithë të frikësuar nga komisioni hetimor, të gjithë të frikësuar për këtë aferë të jashtëzakonshme. Besoj se përgjegjësit janë të qartë, ne çdo ditë po i denoncojmë faktet. Ditën e premte do vijojmë denoncojmë fakte të tjera që lidhen me zbatimin e kontratës me inceneratorin e Tiranës.

Jemi në pritje njëkohësisht edhe të marrjes së dëshmisë së administratorit aktual të Fierit. Pyetjes kryesore se ku kanë shkuar paratë po i jepet përgjigje me këtë komision hetimor. Të gjithë po kuptojnë që 430 mln euro kanë shkuar në drejtim të paditur, në xhepat e Klodian Zotos, Morel Mertirit, Stela Gugallias të cilët kanë zbrazur edhe llogaritë bankare dhe janë larguar në kërkim ndërkombëtar përpara se të japin përpara drejtësisë dëshmitë e tyre dhe të mbajnë përgjegjësi. Në emrin tim, në emër të PD ju informoj që do të vazhdoj deri në fund që të hedhim dritë për këtë aferë. Të vazhdojmë të publikojmë faktet siç i kemi publikuar pa asnjë kompromis, pa u intimiduar nga askush vetëm më të drejtën dhe me ligjin ashtu siç kemi bërë në 6 vitet e fundit. Të gjithë qytetarët po e kuptojnë dita ditës Edi Rama, tre ministra dhe kryetar bashkie, njëkohësisht një grup zyrtarësh përgjegjës për këtë aferë po bëhet publike i gjithë grupi kriminal që në kemi denoncuar këtu e vite me pare.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022 jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion