LIVE UPDATES
Politike

U tërhoq nga gara pas takimit me Berishën, Salvador Kaçaj i Bindjes rrëfen prapaskenat: Pse e mora vendimin

28 Maj 2019, 14:06 Nga DOSJA
U tërhoq nga gara pas takimit me Berishën, Salvador Kaçaj i

TIRANË- Ish-kandidati i Bindja Demokratike për Lezhën, Salvador Kaçaj, rrëfen se vendimin për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit, e mori pasi pa që qeveria, në pjesën më të madhe të vendit, ka vendosur të bëjë zgjedhje me vetëm një kandidat.

Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i Komunës së Shëngjinit thekson se jo pak ndikim në vendimmarrjen e tij për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në zgjedhje, ka pasur edhe një takim që ka zhvilluar me ish-Kryeministrin Berisha, këshillat e të cilit fton t’i dëgjojë edhe Kryeministri Rama.

Z. Kaçaj, ju keni qenë drejtues i pushtetit vendor në Shëngjin disa vite më parë, ndërkohë që së fundmi shprehët ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Lezhës nën siglën e Bindja Demokratike, të drejtuar nga Astrit Patozi. Si e pranuat këtë ofertë?

Në një moment e pranova ofertën e Patozit për të kandiduar në Lezhë, vetëm për t’u dhënë zë e mundësi votuesve të djathtë që të kenë përfaqësim! Një vendim praktik, më shumë se arsyetim politik! Dua t’ia kursej lexuesit fjalitë pompoze në emër të demokracisë dhe shpëtimit kombëtar! Unë që fëmijë kam bërë gara. Në fillim me veten, duke qenë familje e persekutuar për të mbijetuar nga shtypja e regjimit, më pas si futbollist në të gjitha nivelet, duke kulmuar me kombëtaren e Shqipërisë. Kur kam vendosur të merrem me politikë, jam votuar me shumicë, kam fituar dhe Komunën e Shëngjinit e kam shndërruar në model, duke e bërë referenciale për turizmin në Shqipëri. Isha dhe jam i bindur që e mundja kandidatin e Rilindjes në Lezhë, duke e mbajtur djathtas këtë bastion! Por nga dita në ditë po shikoja gjëra të çuditshme, lidhje të politikës me krimin, ndjeva që po shndërrohesha në fasadë të një gare që po vritej pa filluar, ndaj u tërhoqa! Mendoj që i kam bërë një shërbim qytetit tim me këtë testim e sidomos, me denoncimin e farsës.

Kishit kohë që kishit diskutuar për këtë kandidim me z.Patozi, pasi BD u krijua vetëm pak ditë para afatit final të regjistrimit në KQZ?

Diskutimet nuk kanë zgjatur shumë, ato pak ditë kur po afrohej kjo mundësi për të kandiduar! E pranova siç e thashë për të testuar mundësinë, por duket qartë se Edi Rama po na teston të gjithëve nëse jemi të gatshëm ta dorëzojmë demokracinë në oreksin e tij të sundimit. Opozita po bën betejën e saj dhe unë e mbështes. Kjo është një betejë themelore, që të djathtët i do të gjithë në krah të PD-së dhe jo në anë të Edi Ramës! Kur e pashë që ngjarjet po më vinin në anë, vendosa t’i dal përballë, edhe pse me PD-në kam pasur animozitet ndonjëherë, për shkak vendimesh që nuk i kam gjykuar të drejta! Por sot, nuk ka të rrish në mes! Sot jam në llogore me PD-në.

A besoni se mund të ketë ndonjë kandidat fitues nga kjo forcë politike?

Unë nuk besoj në zgjedhje pa garë! Nuk i besoj parimit vetë shkruaj e vetë vulos! Këto janë si zgjedhjet e vitit 1975! S’ka asnjë ndryshim! Kjo është grabitje e pushtetit dhe e demokracisë! Pyetja është kjo: a janë shqiptarët të gatshëm ta pranojnë diktaturën në emër të “formalizmit demokratik”. Unë besoj që jo. Protestat që po udhëheq Lulzim Basha japin shpresë që kjo nuk do ndodhë! Unë do jem çdo ditë në këto protesta.

A erdhi vendimi për t’u dorëhequr nga gara për zgjedhjet pas takimit me ish-Kryeministrin Berisha?

E shpjegova pak më sipër që vendimi për t’u dorëhequr po piqej dita-ditës! Sigurisht, të takosh Sali Berishën, është sikur të takosh shtetin, ai ndikon mbi jetën e kombit shqiptar e jo me mbi vendimet e një individi! Në çdo rast, Sali Berisha duhet dëgjuar me respekt! Këtë ia sugjeroj edhe Edi Ramës! Shkova me dy miq të mirë për një kafe, me intelektualin e njohur Agron Gjekmarkaj dhe mikun Behar Haxhiu! Natyrisht që biseduam për aktualitetin dhe politikën! Sali Berisha nuk më kërkoi asgjë! Ishte një bisede mes miqsh!

Mendoni se do të ketë zgjedhje në 30 qershor?

Nuk besoj të ketë zgjedhje në 30 qershor! Po të ndodhë, kjo datë do mbahet mend si ditë fatkeqe njësoj si viti 1913, kur u ndanë tokat shqiptare! Nëse ndodh, fillon udhëtimi i shqiptarëve në errësirë! Do duhen vite për t’u rikuperuar.

Nëse PD ju propozon si kandidat në zgjedhjet vendore për Lezhën, do pranonit?

Nuk e di çfarë ka ndërmend PD. Lezha ka shumë potenciale e shumë mundësi për kandidatë përfaqësues! Gjithashtu, ajo ka kryetarin aktual, zotin Fran Frrokaj, i cili ka punuar në kushte represioni ekonomik e politik nga ana e qeverisë. Duke u kthyer te vetja, jam i bindur që në çdo garë që të marr pjesë në Lezhë, në kushtet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, i mund kandidatët e Edi Ramës. Po ashtu, me të njëjtin pasion, do të mbështes çdo kandidat të PD-së për ta çuar në fitore. PD dhe opozita sot janë të vetmet forca që mund ta nxjerrin Shqipërinë dhe Lezhën nga kolapsi i gjithanshëm.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike sali berisha salvador kacaj salvador kacaj tërhiqet nga gara zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 astrit patozi bindja demokratike sali berisha salvador kacaj salvador kacaj tërhiqet nga gara zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj