LIVE UPDATES
Aktualitet

U tha se ishte pjesë e listës që kërkonin teatër të ri/ Kozeta Kurti: S’kam firmosur peticion, jam për teatër të ri,

16 Maj 2020, 10:18 Nga DOSJA
U tha se ishte pjesë e listës që kërkonin teatër

Tiranë- Pas publikimit të lajmit në media, gazetarja Kozeta Kurti, në një shkrim të gjatë në Facebook, sqaron se nuk ka hedhur asnjë firmë në peticionin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ajo ka shtuar më tej se është pro për një teatër të ri, por kur ai të jetë pronë publike. Sipas saj këtë mendin e ka shprehur që në vitin 2018.

“Jam shprehur qartë se në linkun që më nisën, me listën përfshirë emrin tim, nuk ka firma, pra FIRMA fizike (nga ato që ta vjedhin në dokumenta dhe ta riprodhojnë), por jam shprehur gjithashtu të zezë në të bardhë se: PO, unë jam për një teatër të ri (e kam lexuar unë përmbajtjen e peticionit, për ndokënd që mendon se nuk di shkrim e lexim), sepse për MUA, është ajo që kam dashur që në fillim të këtij të debati, dy vjet e gjysmë më parë, Teatër të ri, pronë publike (siç nuk ka qenë kështu propozimi i fillimit).”, shprehet ajo.

Gazetarja shton më tej se nuk ka nevojë për famë dhe aq më pak më një çështje si Teatri Kombëtar.  “Kush do të bëjë famë me çështjen e Teatrit, është i mirëpritur. I kam mbaru’ unë këto hallet e popullaritetit dhe e kam dorëzu’ stafetën prej vitesh. Meqë i rashë shumë gjatë për të thënë: PO! JAM PËR TEATËR TË RI ATY KU ËSHTË, shpresoj të jem shumë E QARTË!”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë:

Mos keqpërdorni deklaratat e njerëzve!

E gjeta veten nëpër lajme mbrëmjen e kaluar dhe e shoh të arsyeshme të bëj nja dy sqarime të vogla, se nxitimi për të prodhuar sa më shumë titra është i njohur. (jam e vetëdijshme që jam thërmijë përballë çështjes së madhe të Teatrit Kombëtar, aq sa jam ende e habitur për përmasën që mori)
Lexova se: Gazetarja Kozeta Kurti ka mohuar të ketë hedhur firmë në peticionin e fundit për çështjen e Teatrit Kombëtar. Jam shprehur qartë se në linkun që më nisën, me listën përfshirë emrin tim, nuk ka firma, pra FIRMA fizike (nga ato që ta vjedhin në dokumenta dhe ta riprodhojnë), por jam shprehur gjithashtu të zezë në të bardhë se: PO, unë jam për një teatër të ri (e kam lexuar unë përmbajtjen e peticionit, për ndokënd që mendon se nuk di shkrim e lexim), sepse për MUA, është ajo që kam dashur që në fillim të këtij të debati, dy vjet e gjysmë më parë, Teatër të ri, pronë publike (siç nuk ka qenë kështu propozimi i fillimit). Pra, kam KONFIRMUAR qëndrimin tim të më shumë se dy viteve më parë. Nuk jam shprehur askund se më kanë ricikluar mendimin e dy viteve më parë. E kam përdorur çështjen e vitit 2018, sepse gazetarja la të nënkuptohej “blerja” ime me detyrën që mbaj në TKOB prej janarit 2020. Ishte një mënyrë për t’i thënë: këtë mendim e kam që dy vjet e gjysmë më parë. Unë nuk kam thënë kurrë në asnjë moment: “U befasova, u çudita” që pashë emrin në listë. Kam thënë: “Nuk ka firmosur njeri për mua, pra, firmë, me stilolaps, mbi letër, sepse e tillë m’u shit. Kam thënë do të firmos ose jo me shkrim fizikisht, për projektin konkret (nëse do të duhet). Shumë llogari po jap, se s’ka çfarë i duhet askujt se çfarë mendon secili në kokën e vet. Teatrit të ri i kam thënë PO që ditën 1. Këto historitë e manipulimit të deklaratave, intervistave, citimeve i kam lënë pas në 2007-ën unë, herën e parë që më kërkuan ta bëj, po s’e kuptoj ç’interes kaq të madh mund te provokoj unë. Ndaj merrem veç me art e kulturë tani.(merrem, dmth raportoj, bëj programe radiofonike dhe televizive, angazhohem në sipërmarrje të pavarura kulturore- se mos na del njeri e na pyet: cila është kryevepra jote a vepra e fundit, se çfarë s’pret këtu). Në momentin që edhe këtë fushë duan ta qelbin politikisht, të gjejnë shokët.
Sa për pavarësi, jam unë që në qershor të 2018-ës, kam dalë nga shtëpia e kam shkuar në 15 katësh për t’i thënë Erion Veliajt “po artistët që janë kundër, a i ke ftuar në këtë takim?”
I kam dhënë unë provat e mia të pavarësisë dhe varësisë edhe te publiku, edhe te privati; kur fshikullova Festivalin e Këngës në RTSH, ndërsa isha pagamarrëse në RTSH, kur mbajta qëndrim editorial për copëtimin e Kinostudios, ndërsa ushtroja funksionin e kryredaktores në Tempora-n e Sonila Meços në RTV Ora (i vendosur në ish Kinostudio) etj etj.
Mua s’më përdor dot njeri politikisht, as andej, as këndej pushtetit a opozitës. Kam marrëdhëniet e mia PERSONALE, të shëndetshme dhe jo, andej e këndej pushtetit a opozitës, se kam 20 vjet në media e njoh qindra njerëz!
U futa në siklet kur kuptova sa “rëndësi” më dhanë.
Në fund kam ca gjëra:
1-Jam pro ndërtimit të Teatrit të Ri aty ku është për aq kohë sa Teatri i mbetet Teatrit,
dhe pronë PUBLIKE 100%.
2- Kush dreqin është kush, të të kryqëzojë për mendimet e tua, edhe ato të interpretuara me orekse. Pse unë duhet të qenkërkam blerë nga Bashkia dhe kush është kundër, nuk qenkërka joshur nga Opozita psh? Kurrë s’më ka shkuar ndërmend të bëj këto saltot naive. Çfarë interesi kam unë? Një event çdo vit? Atë do ta bëj me dhe pa Bashkinë e Tiranës, siç edhe e kam bërë, me dhe pa Bashkinë e Tiranës.
3- Dhe e fundit (se kjo është pjesa më argëtuese), Edhe pse unë postoj në fb tim ç’të më dojë qejfi mua, i “druhem” komenteve të tipit: po kush je ti? Po kur u bëre ti? Po çfarë je ti? Po nga mbive ti? etj etj. Sa më shumë të tilla të shoh e të lexoj, aq më shumë do bindem se: “unë qenkam, unë qenkam bërë, unë paskam mbirë”, kështu që, ju paça, lëreni se s’kam moshë me u grind’ me modestinë tani e të filloj të besoj se jam faktor. Kush do të bëjë famë me çështjen e Teatrit, është i mirëpritur. I kam mbaru’ unë këto hallet e popullaritetit dhe e kam dorëzu’ stafetën prej vitesh.
Meqë i rashë shumë gjatë për të thënë: PO! JAM PËR TEATËR TË RI ATY KU ËSHTË, shpresoj të jem shumë E QARTË!

Një grup aktorësh dhe regjisorësh e skënaristësh i janë drejtuar dje Presidentit Ilir Meta e kreut të PD, Lulzim Bashës që të mos pengojnë ndërtimin e teatrit të ri. Këta aktorë deklarojnë se ndërtimin e Teatrit të Ri e konsiderojnë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa Teatër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kozeta kurti vendimi për shembjen e teatrit kombëtar kozeta kurti vendimi për shembjen e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Aktori Viktor Zhusti, ka shpjeguar ditën e sotme arsyet pse është pro ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar. Një ditë pas publikimit, në mediat pr...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje