LIVE UPDATES
Aktualitet

U vaksinua në Gjermani, doktor Rezeart Agolli flet për pikëpyetjet e injeksionit: Edhe pas kësaj duhet të vazhdojmë të ru

10 Janar 2021, 15:07 Nga DOSJA
U vaksinua në Gjermani, doktor Rezeart Agolli flet për

Rezeart Agolli është aktualisht i punësuar si mjek në specializim për Psikiatri Ligjore në Landin e Sachsen Anhalt. Ka vetëm pak ditë që ka bërë vaksinën anti-Covid dhe në një intervistë për Gazetën “Si” ai jep përgjigje shterruese për të gjitha pikëpyetjet që lidhen me këtë proces.

Çfarë protokolli po ndjek Gjermania? A duhet të vaksinohen ata që e kanë kaluar Covid-19? Ata që nuk kanë simptoma, por janë të infektuar? Po ata që janë në gjendje gripale stinore? A ndryshojnë masat anti-Covid për ata që janë vaksinuar? Pse vaksinimi është i rëndësishëm? A merret ai përjetë, apo duhet të përsëritet siç ndodh me vaksinën e gripit?

Për të gjitha sa më sipër, por edhe më shumë, Agolli jep përgjigjet që po diskutohen jo pak në Gjermani…

Doktor Agolli, a patët dyzime për ta bërë vaksinën?

Jo personalisht nuk pata asnjë dyshim në lidhje me vaksinimin. Thjesht mora informacionin e duhur në rrugën e duhur dhe jo informacione të copëzuara apo të pabazuara shkencërisht.

Ju keni vetëm tre ditë që e keni bërë vaksinën, a keni pasur deri më tani ndonjë efekt anësor?

Efekti i vetëm anësor i shfaqur tek unë ishte vetëm një dhimbje e moderuar në vendin e injektimit dhe asgjë tjetër. Gjithsesi nga eksperienca ime e deritanishme ka një variacion efektesh anësore nga të lehta si dhimbje apo skuqje deri tek reaksione të rënda alergjike por që të gjitha këto efekte anësore janë pak a shumë të ditura dhe për vaksinat e tjera të deritanishme kështu që nuk ka vend për t’u frikësuar dhe për të mos u vaksinuar.

Kur do ta merrni dozën e dytë?

Dozën e dytë shpresoj që ta marr sipas afateve të parashikuara pra mbas 3 javësh, gjithsesi nuk kemi marre asnjë informacion të detajuar se kur ekzaktsisht do të ndodhë marrja tjetër e vaksinës.

A ka ndonjë dallim në efektivitet nëse e merr më vonë se tre javë vaksinën? A luan rol koha?

Studime për efektivitetin akoma nuk janë bërë publike dhe nuk ka të dhëna zyrtare nëse vaksinimi me distancë mbi 3 javë është i rekomanduar. Disa autoritete si psh Anglia, e kanë rekomanduar distancën e vaksinimit deri në 12 javë duke u bazuar te disa vaksina ekzistuese që kanë nevojë për një doze rikujtesë mbas disa javësh ose muajsh pas kryerjes së vaksinës së parë.

Si është procedura në Gjermani për të bërë vaksinën?

Momentalisht është bërë një ndarje sipas grupeve të rrezikut ku në radhën e parë janë personat mbi 80 vjeç, personeli që punon nëpër qendrat e banimit të të moshuarve, personeli shëndetësor që është në kontakt të përditshëm me raste me Sars Cov 2 si dhe personeli shëndetësor që është i rrezikuar nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Kështu është kategorizuar e gjithë popullsia gjermane dhe sipas këtij kategorizimi do të vaksinohen të gjithë.

Çfarë pyetjesh bazike bëhen për një person që merr vaksinën?

Të gjithë ata që vaksinohen duhet të plotësojnë një formular shpjegues ku janë të gjitha të dhënat për vaksinën efekti i veprimit, efektet anësore etj si dhe një formular dakordësimi ku secili pyetet nëse ka shfaqur reaksione alergjike në vaksinimet e mëparshme, vuan nga ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese aktualisht, nëse merr mjekime të tjera aktualisht. Këto formularë janë standard për të gjithë popullatën dhe janë formuluar nga Robert Koch Institut. Çdo njeri mund t’i shkarkojë vetë nëpërmjet internetit dhe mund të informohet paraprakisht.

A ka hezitim te stafi mjekësor në Gjermani për të bërë vaksinën?

Patjetër që ka hezitim dhe midis stafit shëndetësor për vaksinimin. Duke pasur akses në shumë burime informacionesh, shpeshherë dhe kontradiktore me njëra-tjetrën, ka ndodhur dhe ky hezitim për mendimin tim ndërmjet punonjësve shëndetësore. Prandaj u bej thirrje lexuesve që të përdorin burime të certifikuara informacione dhe jo thashetheme të ndryshme që qarkullojnë lart e poshtë.

Si mund të bëhet dallimi midis një informacioni të certifikuar dhe një tjetri që gjen fare kollaj nëpër rrjete sociale? Ku duhet të orientohen njerëzit për një informacion sa më të saktë dhe të besueshëm?

Informacion i certifikuar është ai informacion që vjen nga autoritetet shëndetësore si kombëtare ashtu dhe ndërkombëtare. Informacioni i marrë duhet pare se kujt burimi i referohet dhe për cilën kategori është i përcaktuar si psh është për popullatën apo është për profesionistët e shëndetit.

Për informacione të sakta secili mund të shohë në faqe të tilla si psh WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë), EMA (Agjencia Mjekësore Europiane), FDA( Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Medikamenteve) si dhe plot organizma të tjerë shëndetësore në vende me mjekësi të zhvilluar në Europë dhe në botë.

Cilat kategori nuk e bëjnë vaksinën?

Vaksina nuk është e lejuar për moshat nën 16 vjeç, gratë shtatzëna apo ato që bëjnë ushqyerje me gji për fëmijët e tyre si dhe për ata persona që kanë një reaksion alergjik ndaj përbërësve të vaksinës ose kanë pasur një reaksion të rëndë alergjik ndaj një vaksine të mëparshme. Për ata persona që janë me temperaturë mbi 38,5, po kalojnë një virozë stinore ose kanë simptomat e një infektimi gripal është e këshillueshme të vaksinohen pasi të kenë kaluar të gjitha këto simptoma.

Si ka ecur procesi i vaksinimit në Gjermani? Pas stafit mjekësor kush vaksinohet, pra cila është radha që ndiqet nga Gjermania?

Siç e përmenda dhe me lart është bërë kategorizimi i popullatës dhe gjithsecili që është i punësuar në një institucion shëndetësor njoftohet për radhën e vaksinimit. Popullata tjetër mund të shkojë për tu vaksinuar në qendrat e vaksinimit të ngritura enkas për këtë problem por më parë duhet të regjistrohet tek adresa online e vaksinimit ku dhe merr një datë dhe orë të caktuar për tu vaksinuar.

Ka debate nëse kjo vaksinë bëhet një herë në jetë, apo duhet përsëritur? Çfarë thonë ekspertët në Gjermani?

Akoma nuk ka asnjë të dhënë të sigurt zyrtare nëse kjo vaksinë të ofron imunitet të përhershëm apo duhet ribërë vaksinimi i njëjtë si vaksina kundër gripit. Ky imunitet është akoma duke u studiuar dhe besoj se të dhënat e përfituara do të bëhen publike sapo të merret vesh ndonjë e dhënë e re me interes për publikun e gjerë.

A duhet të vaksinohen ata që e kanë kaluar Covid-19?

Për ata që kanë kaluar Covid nuk është e rekomanduar të vaksinohen në fazën e parë, por gjithsesi është parë në disa studime që niveli i antitrupave mbrojtës ka rënë 6 muaj mbas infektimit me Covid. Prandaj është rekomanduar që dhe ata që e kanë kaluar të vaksinohen. Eshtë parë gjithashtu që dhe ata që janë të infektuar dhe nuk janë në dijeni sepse mund të jenë pa simptoma dhe nëse vaksinohen nuk është vënë re ndonjë efekt i padëshirueshëm. Nëse jeni në dijeni të një infektimi akut nuk është e rekomandueshme vaksinimi.

Kur mendohet që në Gjermani të arrihet imuniteti i tufës përmes vaksinimit?

Sipas autoriteteve mendohet që deri në verë çdo banor i Gjermanisë të ketë marrë ofertën për t’u vaksinuar të paktën me dozën e parë. Kjo varet dhe nga sasia e vaksinave që autoritetet kanë porositur pranë prodhuesve dhe nga koha kur këto vaksina do të dërgohen pranë qendrave të vaksinimit. Për imunitetin e tufës mund të flasim atëherë kur rreth 70% e popullatës të jetë vaksinuar plotësisht dhe të ketë krijuar një mbrojtje efektive kundër këtij virusi

Një person i vaksinuar, a duhet t’i nënshtrohet më të njëjtave masa si çdo person tjetër kundër Covid-19? Pra të vendosë maskë, të ruajë distancën sociale…

Edhe mbas vaksinimit këshillohet që të ndiqen masat e deritanishme, distancim, larja e duarve si dhe dezinfektimi, maskat dhe ajrosja e ambienteve të mbyllura. Akoma nuk është e qartësuar nëse një person i vaksinuar mund të jetë mbartës i virusit si dhe ta transmetojë atë prandaj këshillohen të gjitha masat e deritanishme në mënyrë që të ketë një mbrojtje sa me efektive për çdo njeri.

Së fundmi, a keni një mesazh për ata që janë kundër vaksinës dhe përdorin teori të ndryshme për të mos e bërë?

Në Gjermani nuk ka një detyrim për t’u vaksinuar kundër Sars Cov 2 dhe gjithsecili është i lirë të vendosë sipas interesave personale për tu vaksinuar apo jo. Shumë njerëz janë infektuar dhe e kanë kaluar si një sëmundje shumë të lehtë ose me aspak simptoma.

Shumë të tjerë ndërkohë nuk ia kanë dalë dot në përballjen me këtë virus të ri edhe pse mund të kenë qenë të rinj në moshë, pa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Për të ruajtur shtresat e popullsisë që janë të rrezikuara është bërë më se i nevojshëm distancimi social që është dhe një rëndesë psikologjike më shumë në këto kohë të vështira që po kalojmë të gjithë.

Prandaj mendoj që gjithsecili të marrë përgjegjësitë e veta dhe të mendojë për gjyshërit prindërit, të afërmit që mund të rrezikohen nga ky virus dhe të bëjë atë ç’ka është e drejtë për t’i mbrojtur ata nga ky armik i padukshëm.

Marrë ng  Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rezeart agolli rezeart agolli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet