LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Udhëtim në Rashtan! Fshati ku ilirët prodhonin monedhat e floririt, deri më tani asnjë investim

5 Korrik 2020, 10:10 Nga DOSJA
Udhëtim në Rashtan! Fshati ku ilirët prodhonin monedhat e

Përrenjas- Rashtani është fshat i Përrenjasit. Ndodhet 3 km në krahun e djathtë të rrugës Qafë Thanë-Tiranë. Është një vendbanim shumë i lashtë me asete dhe histori që të tërheqin për të shkuar në zemër të fshatit.

“Pas studimeve të bëra në 1975 është një fshat i lashtë që në kohën e Neolitit. Janë gjetur shumë monumente të asaj kohe disa gjenden në muzeun arkeologjik në Tiranë dhe në muzeun e Elbasanit. Zbulimet i kanë bërë profesorët Ilir Gjepali dhe Neritan Ceka në atë kohë. 3 monumente kulture janë shpellat, një kishë që daton në vitet 1500 është një monument që quhet Guri i furrës që e kanë shfrytëzuar Ilirët e Selcës për të derdhur monedhë,” tregon një banor i Rashtanit.

Pasi dëgjuam me vëmendje këtë banor na u shtua kureshtja për të vizituar këto monumente. Një tjetër na shoqëroi drejt Gurrit të Furrës historia e të cilit tërheq shumë turistë.

“Ky guri këtu sipas legjendës ishte vendi ku vendosej materiali për tu futur në furrë. Këtu shkriheshin florinjtë. Kjo ka qenë tavolina, këtu ka qenë vendi i zjarrit dhe floriri derdhej në këtë kanalin që është origjinal deri poshtë,” na rrëfen një tjetër banor.

Banorët tregojnë se florinj janë gjetur dhe në kohët e sotme. “Ka patur njerëz këtu kërkues floriri dhe kanë gjetur. Tek godina e vogël dhe kur lëshuan blegtorinë gjetën një gropë të hapur”, tregon ky djalë.

“Gërmonin me aparate të ndryshme këtu dhe atje matanë që është një arrë, kërkojnë flori”, tha kjo adoleshente. Në këtë fshat ka dhe shpella.  “3 shpella janë këto dy dhe një poshtë. Ajo poshtë ka pasur dhe mur,” na bën të ditur një prej banorëve.

Ne vizituam një prej shpellave në të cilën dikur jetonin dhe njerëz. Përhumbëm në kohë. Ky fshat kaq i bukur dhe me vende që ke qejf ti vizitosh ka problematika të ndryshme. Banorët që jetojnë këtu tregojnë se rrugët kanë disa dekada që nuk rikonstruktohen dhe ato brenda fshatit s’janë të asfaltuara.”Që nga vitet 90. Premtojnë dhe asnjë lehtësim. 4 km e gjysëm. Fshatarët i pengon të shesin produktet”ankohet një banor i Rashtanit.

Po kjo nuk është e vetmja problematikë. “Ka nevojë për ujë të pijshëm ujë për blegtorinë. Ky fshat ka mbetur prapa shumë,” tha një banor. “Më parë ka patur ujë për vaditje. Pushteti lokal duhet të verë pak dorë,” thekson  një tjetër banor.

Nëse këtu investohet ky banor parashikon se në Rashtanin do ketë më shumë lëvizje pasi kanë shfaqur interes shumë qytetarë nga zonat të tjera të vendit për të ndërtuar banesa.

“Nëse do asfaltohet rruga, kam miq nga Elbasani dhe Tirana, që më thonë do vijmë të investojnë dhe të ndërtojnë shtëpi,” sqaron ai.

Kryetari i Bashkisë Përrenjas, Nuri Belba jep lajme të mira për banorët e dëshpëruar nga mungesa e ujit.

“Jemi në pritje për financimin e ujësjellësit. Se ky është një problem 20 vjeçar. Në planet e bashkisë për vitin 2021 do të futim në plan asfaltimin e rrugës së Rashtanit ,” theksoi Belba.

Ky fshati si shumë të tjerë ka pak banorë për shkak të braktisjes dhe uljes së lindshmërisë. Po këtu ndodh dhe një fenomen i pazakontë.

“Ka shumë tokë bujqësore, një sipërfaqe prej 400 ha popullsia është 600 banorë dhe nuk e përballon dot këtë sipërfaqe. Ka shumë toka të papunuara. Në kohën e monizmit e ka mbajtur Rajca dhe ka patur shumë prodhim. Tani është arnuar dhe bujqësia dhe blegtoria”, tha një prej banorëve të Rashtanit.

Në këtë fshat ata që e kanë braktisur për një jetë më të mirë ju ka mbetur koka pas dhe hera herës kthehen pasi kanë kujtime të bukura.

“Kam realizuar disa piktura nga vendlindja ime. Kam rreth 30 vite që jam larguar, por nga viti 1997 që kur nisa të ushtroj artin e pejsazhit, pikturës së vajit kam bërë shumë piktura për vendlindjen time,” tha ky djalë.

Prej vitesh në memorie i ka mbetur pamje e një banese. Sot e ka memorizuar dhe në telajo:

“Kisha një kohë të gjatë që më tërhiqte vëmendjen kjo vilë në kodrat e Rashtanit dhe mendova ta realizoja këtë pikturë. Kjo pikturë do qëndrojë hijshëm në vilën e ndërtuar nga zoti Xhemal.”

Banorët e Rashtanit janë shumë mikpritës. Një prej zonjave na fton për të na qerasur me një pije që quhet pekmez dhe bëhet nga manat.

Ajo na tregon se përveç i shijshëm lëngu është dhe kurativ. Por për ta prodhuar është e mundimshme.  “Pastroj manat i zjej i kulloj tre herë dhe më pas i bëj lëng. I ziej 2 ditë me radhë,” tregon kjo amvisë.

Gjatë udhëtimit tonë takuam dhe disa turistë. Ata ndaj me ne përshtypjet e tyre për vizitën në Rashtan. “Pamja kodrat natyra çdo gjë. Do vij me njerëzit e mi ta vizitoj. Ka çdo gjë që i nevojitet një njeriu për të kaluar bukur një fundjavë,” tha një turist. “Jam nga Tirana është hera e disatë që vij në Rashtan, më duket si një Toskanë e dytë. Është një vend me vendbanime të lashta ilire,”  tregon një adoleshent.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture monedhat e ilirëve udhëtim në rashtan monedhat e ilirëve udhëtim në rashtan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet