LIVE UPDATES
Ekonomi

Ujësjellësi i Tiranës me plan të ri biznesi, kërkon rishikim tarifash

3 Nëntor 2020, 06:14 Nga DOSJA

Ujësjellësi i Tiranës pritet që të ketë një plan të ri biznesi për periudhën 2020-2024 ku do të analizohen një sërë elementësh që lidhen nga investimet e reja që duhet të kryhen në funksion të zhvillimit që merr kryeqyteti tek tarifa me të cilën faturohet uji për familjet.

Në një sqarim të bërë tek dokumentet e Ujësjellësit ku po kërkohet konsulenti që do të hartojë këtë plan biznesi nënvizohet se Plani i Biznesit duhet të përfshijë një analizë të detajuar të kushteve aktuale të operimit të shoqërisë duke vlerësuar të ardhurat aktuale dhe ato të parashikuara, si dhe shpenzimet e operimit dhe të mirëmbajtjes së Shoqërisë të projektuara në pesë vite. Gjithashtu duhet të ketë propozimet për përmirësimet në reduktimin e ujit pa të ardhura, rritjen e përqindjes së mbledhjes së faturave, reduktimin e shpenzimeve për energjinë elektrike, si dhe përmirësimin e mirëmbajtjes së sistemeve.

Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve e Tiranës ka saktësuar se konsulenti do të punojë mbi planin ekzistues të hartuar në vitin 2017 dhe do të ketë fokus në 11 drejtime.

Drejtimi i parë ka të bëjë me informacionin e përgjithshëm të shoqërisë dhe më pas do të kalojë në vizonin dhe misionin e saj. Pika e tretë ka të bëjë me vlerësimin e kushteve aktuale të UKT si dhe çështjet prioritare ndërkohe që do të vendosen edhe objektivat strategjikë.

Kërkesa për ujë, punësimet dhe investimet

Ndër të tjera UKT vlerëson se në analizë do të kalojnë elementë të rëndësishëm të lidhur me kërkesën për ujë. Konsulenti do të mbajë parasysh popullsinë në zonën e shërbimit dhe popullsinë e shërbyer, kërkesën aktuale për ujë dhe kërkesa për frymë, përcaktimin real të kërkesës aktuale për ujë sipas kategorive të konsumatorëve, ujin pa të ardhura apo bilancin e tij. Po kështu do të vlerësohet niveli optimal i personelit. Kujtojmë këtu që nga Enti Rregullator i Ujit në shumë raste shoqëritë e ujësjellësve janë cilësuar se punojnë më shumë personel sesa kanë nevojë në disa raste edhe mbështetës partiakë. Lidhur me investimet do të shihen mundësitë se ku duhet të bëhen shpenzimet kapitale duke pasur parasysh nevojën dhe zgjerimin që merr kryeqyteti.

Tarifat

Një element tjetër që do të shihet në planin e biznesit ka të bëjë me përcaktimin e nevojës për të ardhura që ka UKT si dhe politika dhe strategjia e përcaktimit të tarifave. Për këtë të fundit do të kalojnë në analizë tarifat e kombinuara (fikse dhe volumetrike), tarifat aforfe (për klientët pa ujëmatës), llogaritja e tarifës mesatare, parashikimi i strukturës së tarifave për periudhat e ardhshme.

Bilanci i Ujësjellësit në 2019-n

Më herët, Ndërmarrja e Ujësjellës kanalizime Tiranë ka raportuar 4.3 miliardë lekë (rreth 35 mln euro) të ardhura në vitin 2019, sipas bilancit zyrtar.

Ndryshe nga 2018-a, kur arkëtimet u rritën me 38% me bazë vjetore, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave më 44%, në 2019-n të ardhurat e raportuara shënuan një rënie të lehtë me 1.9%.

Fitimet para taksave të kompanisë ishin 1.1 miliardë lekë, ose gati 8.6 milionë euro. Norma e fitimit para taksave ishte 25%, më e lartë sesa mesatarja e fitimeve në vend që është rreth 8%, sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen vitit 2018.

Në krahasim me 2018-n, fitimet para taksave ranë me 16%. Një vit më parë (në 2018-n) ujësjellësi arriti fitime rekord prej 1.2 miliardë lekësh, në dyfishim nga 2017-a, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave. Me janar të vitit 2018 çmimi i ujit të pijshëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë.

Humbjet e ujit ishin 60.3%. Sipas raportit vjetor 2019, humbja në rrjet vjen nga mos faturimi i ujit të prodhuar për arsyet si më poshtë vijon:

– Lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit.

– Rrjedhjeve në rrjetin shpërndarës.

– Riparimeve të kryera në linjat e transmetimit ose në rrjetin shpërndarës.

Sipas raportit, investimet në vitin 2019 ishin 2.4 miliardë lekë, ose 90% e planit, pjesa më e madhe e të cilave janë realizra përmes kredisë së dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Investimi më i madh ishte asistence dhe rehabilitim i rrjetit hidrik prej 790 milionë lekësh, i realizuar nga kompania Vuthaj.

Shpenzimet e personelit ishin rreth 1 miliardë lekë, pothuajse njësoj sa viti i mëparshëm, duke përbërë rreth 30% të shpenzimeve totale.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi tirane ujesjellesi ne tirane tirane ujesjellesi ne tirane

Sondazh

Poll
Ekonomi 31 Tetor 2020, 08:36

Buxheti i borxheve dhe koncesioneve në Shqipëri

TIRANË- Edhe pa pandeminë Covid-19, Shqipëria e kishte të brishtë stabilitetin fiskal. Në vitet normale, qeveritë tona historikisht kanë grumbulluar më pak...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj