“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Ultimatum Ramës, Berisha: Nuk konfiskon dot shtëpinë e demokratëve, kujtohu se …
16 Nëntor 2021, 17:24Nga DOSJA
FUSHË KRUJË- Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë ultimatum pasardhësit të tij, Edi Ramës, duke i thënë se nuk ka për të konfiskuar shtëpinë e demokratëve. Gjatë foltores në Fushë Krujë, Berisha ka thënë se Rama nuk ka për ta mbajtur peng selinë e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashën.
“Jemi për ti thënë Edi Ramës, për ti dhënë ultimatum Edi Ramës nga Fushë-Kruja, mos mendo se mund të konfiskosh shtëpinë e demokratëve në Tiranë. Kujtohu mirë se ke zyrë dhe seli partie, dhe i bindur të jesh ti se nuk mund të mbash kurrë peng selinë e PD-së me peng-kryetarin. Ndaj dhe të heqi dorë nga lojërat e turpshme, primitive, me pluralizmin shqiptar. Edi Rama erdhi në pushtet duke bashkuar qelbësirat e të gjitha llojeve, ne do të bashkojmë kontributet e njerëzve punëtor, atdhetar, që duan interesin kombëtar. Njerëz që nuk përkulen, që sic përmbysën diktaturën komuniste të përmbysin narko-shtetin në Shqipëri”, tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama kërcënimet i ka pasur si biletën e tij politike. Gjatë seancës së sotme parlamenta...
TIRANË – Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj mbrojti vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor. Në intervi...
TIRANË – Sot është mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë seanca parlamentare e radhës dhe deputetet dhe deputetët nuk janë kursyer të tregojnë disa nga t...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar maxhorancën se kanë shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha ...
TIRANË– Socialistja Klotilda Bushka ka lexuar rregulloren e Kuvendit pasi nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se asnjë prej tyre nuk e...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti shprehu zhgënjim për nivelin e ulët të debatit në seancën e sotme plenare, ku po diskutohet për...
TIRANË– Komentet, etiketimet dhe ofendimet ndaj grave janë bërë sërish temë diskutimi në sallën e Kuvendit. Nga vendi i saj, deputetja e Partisë Demo...