LIVE UPDATES
Aktualitet

Urdhri i Shahinit për kthimin e studnetëve në fakultet, Artan Fuga kundër: Po na vret, Kthejuni arsyes dhe na lini të punoj

30 Prill 2020, 13:12 Nga DOSJA
Urdhri i Shahinit për kthimin e studnetëve në fakultet, Artan

TIRANË- Akademiku Artan Fuga që është pedagog dhe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, është shprehur sot nuk vendimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini. Në një rëagim në Facebook, Fuga shkruan se deklarata e Shahinit është një urdhër për kthim me forcë në fakultete për studnetët dhe pedagogët.

Sipas tij kthimi në shkolla rrezikon elitën e rinisë të Shqipërisë, studentët, rrezikon mijëra familje, rrezikon mijëra pedagogë dhe punonjës, rrezikon shpërndarjen e të gjithë virusit në të gjithë territorin e kombit. “Ta bëjmë mësimin me maska! Studentët të përgjigjen me maska! Si do të dezifektohen mijra fletë provimesh që do të kalojnë dorë më dorë, do të hyjnë shtëpi më shtëpi, pa asnjë kontroll dhe masë mbrojtjeje për pedagogët dhe familjet e tyre! Vetëm një pedagog me virus, pa simptoma, i pa teestuar si negativ, do të mjaftonte për të sëmurur qindra studentë dhe pastaj mijra prindër!!!”, shton Fuga.

REAGIMI I PLOTË

Besa Shahini mos na vrit! Vendimi i komunikuar i ministres të arsimit për kthimin me forcë të studentëve dhe pedagogëve të viteve të fundit të bachelorit dhe masterit në auditore, shprehur cinikisht në facebook, është butoni i një bombe baktereologjike që rrezikon kombin shqiptar! Sot ministria e arsimit, qytetarja Besa Shahini, ka shpallur kthimin me forcë të mijra studentëve dhe pedagogëve në auditore pa asnjë kusht minimal sigurie sanitare kundër virusit në fillim të qershorit. Ne edhe studentët jemi të etur për mësim. Kjo është detyra jonë. Por, kur mbyll teatrot, kinematë, estradat, kur ke të mbyllur stadiumet, kafenetë, pa pritur, shpall hapjen e auditoreve ku ngucur qendrojnë qindra mijra shpirtra – kjo është krejt e papërgjegjshme! Kjo rrezikon elitën e rinisë të Shqipërisë, studentët, rrezikon mijra familje, rrezikon mijra pedagogë dhe punonjës, rrezikon shpërndarjen e të gjithë virusit në të gjithë territorin e kombit.

Nuk e bën Italia, Greqia, Franca, Anglia, etj., e bën Besa Shahini! Mos duan të bëjnë një eksperiment me rininë shqiptare, mos duan t’a bëjnë me inteligjencën shqiptare të rrezikuar me zhdukje masive! Shpresa është se epidemia të bjerë, por kjo duhet parë! Nuk mund të bëhet me masa çapraze, pra pa u shpall hapja e vendeve publike me dendësi njerëzish, të hapen universitetet!!! Cfarë masash distancimi social të marrin universitetet! Nuk janë vetëm auditoret, po korridoret, po ëc, po mjediset e përbashkëta ku qindra studentë dhe pedagogë e nëpunës do të kryqëzohen! Ta bëjmë mësimin me maska! Studentët të përgjigjen me maska! Si do të dezifektohen mijra fletë provimesh që do të kalojnë dorë më dorë, do të hyjnë shtëpi më shtëpi, pa asnjë kontroll dhe masë mbrojtjeje për pedagogët dhe familjet e tyre! Vetëm një pedagog me virus, pa simptoma, i pa teestuar si negativ, do të mjaftonte për të sëmurur qindra studentë dhe pastaj mijra prindër!!!

A ka kod penal që mund ta parashikojë pastaj këtë krim! A nuk është krim penal të krijosh kushtet e një bombe bakteriologjike si kjo që plas në mes të ditës ministrja e arsimit! Si do të mbrohen studentët nga kjo gjëmë që nëse epidemia nuk zhduket mund t’u vijë atyre dhe familjeve të tyre! A nuk do ta çojnë virusin në zonat e gjelbërta, në zonat e verdha, madje edhe në zonat bojë kafe! A nuk duan ta bëjnë Shqipërinë të murrme! Ky vendim i papërgjegjshëm që i ngjan një butoni të shpërthimit të një arme bakteriologjike që do ta shkundi kombin dhe vendin mund të jetë vrastar nëse merret kështu si një komunikim i thatë cinik! Cili rektor dhe dekan do të ketë moralin ta mbajë këtë përgjegjësi!!! Pedagogët shkojnë në detyrën e tyre, por nuk mund ta çosh ushtrinë në luftë pa armë si mish për top! Rinia shqiptare dhe inteligjenca shqiptare nuk janë mish për top i Besa Shahinit!

Ne po bëjmë gjithçka që studentët të marrin dije online. Por ministria e arsimit që e ka sabotuar në vite platformat dixhitale dhe teknologjitë e telekomunikimit për arsim, nuk u beson urdhërave që jep vetë. Sigurisht sepse ende për të nuk ka ardhur koha e Internetit. Nuk e di se provime në shkolla të mëdha perëndimore kryhen edhe me teknologjitë e komunikimit. Ende është peng i mendësive retrograde që komunikimit në distancë nuk i beson sepse e do fizikisht trupin në kazermë. A ndërmorri ndonjë konsultim për mundësitë e përdorimit të teknologjive të reja për mësimin dhe kontrollin e njohurive? Ku e ka? Kë pyeti? Tjetër të hapen gradualisht agjenci prodhimi dhe tregtie të domosdoshme, të hapen atje ku është e mundur të krijohet distancimi fizik, por jo në salla pa asnjë kusht, thjesht për të fituar gjoja një muaj a dy! Anullon vendime që ka marrë vetë! Kjo është më shumë se një tallje!

A rambursoi realisht tashmë qiratë e konvikteve për studentët? A rambursoi qeratë e banimit të dhjetra mijë studentëve që u detyrohet? A rambursoi pedagogët dhe studentët për shpenzimet që bëjnë duke punuar online për energjinë elektrike, kartat telefonike, lidhjet Internet? Në vend të kësaj krijon rrezikun e çfarosjes në masë të rinisë studentore dhe të inteligjencës shqiptare, thjesht duke urdhëruar dezinfektimin! Unë u bëj thirrje studentëve, pedagogëve, nëpunësve, prindërve, ta kundërshtojnë këtë vendim bombë baktereologjike me sahat që kështu pa argument, pa masa, duke e hedhur përgjegjësinë te të tjerët mund të na shkaktojë dëme si komb që mund të barazohen pastaj vetëm me politika genocidiste. E në këtë rast, fajin dhe përgjegjësinë nuk do ta lante dot jo më qytetarja Besa Shahiini dhe qytetari Edi Rama, por do të mbetej si një krim që memorja e shqiptarëve nuk do ta harronte kurrë! Kthejuni arsyes dhe na lini të punojmë për rininë, kulturën, dijen shqiptare! Besa Shahini mos na vrit!

Më herët, Shahini përmes një videoje-live, u shpreh se ka firmosur një urdhër me katër pika, që do të bëjë të mundur kthimin në auditore të studentëve që e kanë të nevojshme mbylljen e vitit akademik, këtë vit, dhe duhet një parapërgatitje për provimet, sidomos për ata që bëjnë punë laboratorike, apo të arteve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga besa shahini masat kunder covid 19 artan fuga besa shahini masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi

Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës!

Refuzimi i komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë/ Berisha: Luftë klanesh

Berisha: SPAKU i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar

"Qëllimet tona janë qëllimet demokratike"/ Berisha: Beteja jonë gjer në krijimin e qeverisë teknike

21 janari u ndërtua mbi një mashtrim/ Berisha:7 tetori, dita për të hapur dyert e zgjedhjeve të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha drejtuar policisë: Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre

Qeveria teknike/ Berisha: Ne jemi të bindur se Rama nuk e do këtë, por ne nuk do heqim kurrë dorë

Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore

Deputetët e opozitës sjellin manekinë me fotot e Olsi Ramës dhe Geron Xhafës të veshur si të burgos

Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën

Gjithçka me votat e mazhorancës, mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

Opozita u la jashtë!71deputetë të pranishëm në Kuvend, mazhoranca voton dy projektligje në rend dite

“Nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë”/ Spiropali shpreh mirënjohje për Gardën

Salla gjysëm e boshatisur, nis seanca plenare në Kuvend

U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

Deputeti socialist shfrenon gojën: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua

Peleshi futet në Kuvend, Noka dhe Bardhi: Keni shpallur armik opozitën!

"Mos më prek me dorë!' Përplasje fizike mes Gardës dhe deputetëve të PD-së para Kuvendit

“Tmerr ka Rama nga opozita", dyert e Kuvendit me zinxhirë, Noka: Bunkerizohet parlamenti

Garda bllokon hyrjen, deputetët e PD-së mblidhen përballë tyre, Toni Gogu pret në radhë

Rama në takimin me kandidatë e rinj për deputetë: Bora u bë e famshme se u bë meme si fillim

Djegia e karrigeve nga opozita dhe kaosi në Kuvend, Rama: Shenjë revolte kundër një vendimi gjykate

Kaosi në Kuvend, momenti kur gardisti shpëton Spiropalin nga sendet e hedhura drejt saj

Bardhi godet Spiropalit me këmbën e karriges, punonjësi i gardës i del në mbrojtje

"Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot", Sula: Rama dhe Xhafaj kanë bërë hakmarrje primitive

"Ka shitur Shqipërinë "/ Çupi: Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën

Gjekmarkaj: Në 7 tetor do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur demokracinë!

"Sa herë të ketë parlament e njëjta panoramë do të jetë", Noka: Pa qeveri teknike, nuk ka qetësi

Çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit, përplasja fizike mes Flamur Nokës dhe Petro Koçit

Kaosi në Kuvend, Spiropali ndërpret seancën plenare

Spiropali lexon vendimin për Salianjin, deputetët e PD-së hedhin sende drejt kryetares së Kuvendit

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës mblidhen te foltorja

Rikthehet kaosi në Kuvend, mbyllet seanca plenare

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur shtetin

Seanca nis me përplasje dhe tension, deputetët e PD-së nxjerrin karriget jashtë Kuvendit

Berisha fton qytetarët në mosbindje civile:7tetor në ora6,Tirana do jetë vrima e miut e qeveritarëve

Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! Do jetë dita e drejtësisë, e triumfit

Kryesia e PD-së ndryshon datën e protestës, miraton datën 7 tetor: Mospajtimi me të keqen

Berisha: Më 6 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë!

Berisha: Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, presidentin, drejtësinë, narkoshtetin

Berisha: E vërteta është se me burgosjen e Salianjit, Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës

Berisha: Ervin Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij!

Cili do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit pas burgosjes së Salianji?Përgjigjet Berisha

Berisha: Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të mosbindjes civile edhe në parlament

Berisha: Salianji u tregoi shqiptarëve se vëllezërit Xhafa vazhdonin trafikun e drogës

Salianji mbërrin në burgun e Fierit, deputeti i PD-së: Do të jemi pranë tij

"Shqipëria me burgje politike"/ Berisha: Të bashkohemi në betejën për qeverinë teknike