LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shtrihem për bukën e fëmijëve të mi, s’hëngrëm as kaposhin e Vitit të Ri”, punonjësit e Uzinës në Mallakastër

24 Janar 2020, 16:37 Nga DOSJA
“Shtrihem për bukën e fëmijëve të mi,

FIER– Punonjësit e Uzinës në Mallakastër kanë ngritur shqetësimin për mbylljen e Uzinës. Në një prononcim për mediat, punëtorët tregojnë se si po mashtrohen dita ditës nga pronarët e Uzinës  dhe po mbahen peng, pa rroga dhe pa punë. Ata shtojnë ndër të tjera që po luhet një lojë pazaresh dhe që vetë ata nuk po e kuptojnë se për çfarë loje bëhet fjalë. prej katër muajsh, punonjësit e Uzinës, ende të papunë teksa tregojnë se nuk kanë ngrënë as ‘kaposhin’ e Vitit të Ri. Ata shtojnë se do të ngrihen në protestë, por që është shumë e vështirë që të bëhen të gjithë, pasi ‘janë blerë’ disa prej punëtorëve dhe kanë frikë të dalin.

Kjo situatë është shqetësuese sepse jemi pa punë prej katër muajsh. Nuk na thonë asnjë fjalë dhe vetëm gënjejnë. Dhe e keqja është se bëjnë sikur na paguajnë pasi na paguajnë sigurimet shoqërore, ndërkohë që ne s’kemi marrë asnjë lekë. Nuk është bërë asgjë. Shumë fjalë hidhen që do ta marrë ndonjë kompani private, por janë të gjitha mashtrime. Edhe dje shkuam dhe doli një përfaqësues dhe na tha që nuk ka lekë. Na tha ‘ne s’kemi lekë për vete, po presim’. Ne na kanë prishur edhe sindikatën. Arsyen e vërtetë të mos hapjes së kësaj uzine e di kryeministri Edi Rama. I gjithë Ballshi me këtë punë mbahet, ja shikoji rrugët. Janë bosh, sepse janë mbyllur njerëzit në shtëpi sepse nuk kanë asnjë lekë. Është e vështirë të bësh dhe protesta sepse ai ka blerë njerëzit. Tentojnë të vijnë njerëzit dhe nuk bëhen. Shpresa n aka vdekur, nuk kemi shpresë,”– tregon njëri prej punëtorëve.

Ndërsa një punëntor tjetër, baba i tre fëmijëve shprehet se të zotët e uzinës i kanë kërkuar që të ngrihet kundër qeverisë, pasi kanë pazaret dhe lojërat e tyre. Ai thotë me zë, gati-gati përlotës, që nuk ka bukë për fëmijët e tij dhe se çdo ditë u shtohen fatura të papaguara duke nisur që nga marketet ku marrin ushqimet pa lekë e deri te çerdhet që nuk i shlyejnë dot. Ndër të tjera, punëtori shprehet se është i gatshëm të shtrihet për bukën e fëmijëve të tij.

“Jam banues në Mallakastër, rreth 20 vjet që punoj në këtë uzinë. Aktualisht jam pa punë. Sipas siguimeve shoqërore më thonë që je i paguar. Por këtu ikën një firmë e vjen një firmë. Ikën një dajua e vjen një dajua. Nuk e kuptoj pse ndodh kjo gjenjde katastrofe. Jemi thjesht punëtorë. Të tërë gëzojnë Vitin e Ri por Mallakastra nuk gëzoi njëherë Vitin e Ri, sidomos punëtorët e Uzinës. Vërtet u hap Uzina e Ballshit, e mbajti premtimin deri diku kur zoti kryeministër foli për Uzinën e Ballshit. Por, na solli njerëz të padenjë, mashtrues. Është një katastrofë. Tërmeti bëri të sajën. Është katastrofë natyrore. Më vjen keq që e them këtë por që Ballshi është bërë më keq se tërmeti. Kam kontaktuar me Presidentin, me njërin që hiqet si shefi. i kam thënë ‘jam baba i tre fëmijëve, ddy binjakëve dhe një djali. Çfarë të bëj se kam fëmijët në çerdhe, duhen lekë. S’më hidhen lekët. Paguhen sigurimet dhe s’na hedhin as rrogën minimale. Duan buke për të ngrënë. Më la pa Vit të Ri.’ Dhe dje pa pikë turpi erdhi në mes të Ballshit dhe na kërkoi të ngriheshim kundër Ramës. kur mua ai nuk më hedh rrogat. Të paktën 230 mijë lekë sipas ligjit që ka shqiptari, ai nuk i ka hedhur. I thonë 800 e ca punëtorë. Erdhën dje dhe u thoshin shefave që të merrnin punëtorët e Ballshit dhe të dalin në grevë. E kërkojmë këtë që të ushqehemi, por nuk biem pre e tyre. Nuk bëj kontratë me këta. Këta janë mashtruesa, nuk e di kush i solli në Shqipëri. por nuk bëhem peshk i tyre. Herën e parë kam 16 rroga pa marrë.

Ne vërtet jemi 850 punëtore por jemi përçarë. Do organizohemi thejsht si njerëz, sepse Mallakstra ka përfunduar pa asnjë lloj investimi. Kur futesh në market ke listat e ushqimeve që merren. Do mobilizohemi, do shkojmë përpara prefekrturës së qarkut të Fierit dhe na kanë ardhur dje pa pikë turpi që do ngriheni për neve. ‘do u sjellim autobuza e do ngirheni për ne’. si do të ngrihem unë për ta kundër shtetit? Si t’i mnbështes unë ata, kur na kanë lënë pa bukë. Vijnë dhe bëjën presione, dhe nuk bëhet fjalë për një person. Është një Mallakastër. Mos të haj një kaposh, kur Rama u dha pensionistëve. Ne nuk kemi festuar Vit të Ri. Sigurimet janë hedhur pas presioneve të qeverisë. Se çfarë firme është nuk e dimë. Se çfarë loje po luhet. Është mashtrim. Deri në 5 tetor të 2018-s përfundoi lënda e parë dhe desh u vranë njerëz atje. Dhe në fund, tre muaj nga 220 mijë nuk na i kanë hedhur. Dje kanë debatuar dhe kanë thënë që të hidhen lekët. I lutem shtetit që të marrë masa dhe të na rregullojë. Mallakastra nuk varet nga Fisniku dhe Arjani, apo kush e ka këtë uzinë. Nëse ju i doni njerëzit që të shtrihen për bukë, jam i pari që do të shtrihem. Ta dimë që është e mbyllur,”- përfundon ai.

Punonjësit e uzinës në Mallakastër u ngritën në protestë edhe në muajin tetor të vitit të kaluar. Ata treguan për mediat se kishin mbetur pa punë pasi qeveria nuk ka arritur në një marrëveshje me pronarët e kompanisë në mënyrë që uzina të marrë lëndën e parë, naftën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier mallakaster punonjesit e uzines ne mallakaster ne proteste fier mallakaster punonjesit e uzines ne mallakaster ne proteste

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron