Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
RROGOZHINË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar 30 Qershorin si një farsë antikushtetuese për të uzurpuar në mënyrë kriminale bashkitë e vendit, shprehu vendosmërinë e opozitës për të larguar nga pushteti atë që ai e quan “pakicën që prodhoi 30 Qershori”.
“30 Qershori ishte një farsë antikushtetuese që u zhvillua në dhunim flagrant të dekretit të Presidentit, kur me Kushtetutë, i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është Presidenti. Po me Kushtetutë, i vetmi institucion që mund të gjykojë mbi dekretet e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese e cila nuk ekziston, sepse e shkatërroi me zell dhe me mburrje Edi Rama për t’i marrë ai pushtetet e Gjykatës Kushtetuese.”- tha Basha.
Për argumentat e atë e quajti paligjshmërinë e 30 Qershorit, Basha iu referua edhe konstatimeve të raportit paraprak të OSBE-ODHIR-it.
“30 qershori është i paligjshëm dhe kriminal që në themel, sepse modeli shqiptar i kontrollit të zgjedhjeve, balanca politike, u shkatërrua, opozitës iu ndalua të merrte pjesë në KZAZ dhe Komisione e qendra votimi. I paligjshëm dhe kriminal sepse në gjysmën e rasteve u kthyem në votimet e diktaturës me një kandidat. Aty ku nuk kishte një kandidat, kandidati tjetër ishte i paligjshëm, siç ishte e paligjshme paterica që krijoi Edi Rama një ditë para ditës së zgjedhjeve, me mercenarë të shitur të Edi Ramës.”- tha ai.
Basha theksoi se për të mbuluar braktisjen nga shqiptarët, Rama përsëriti skemën e dosjes 339 dhe 184, duke detyruar përdhunshëm vajtjen në votime të dhjetëra-mijëra votuesve, që lanë gjurmët e tyre dhe i bënë fletët e votimit të pavlefshme.
“Pavlefshmëria e 30 qershorit ka marrë vulën që nuk e ka asnjë proces politik në 30 vite pluralizëm. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e 30 qershorit, refuzuan regjimin dhe u bënë pjesë e shumicës “Rama ik”. 30 qershori është nul. Uzurpimi i dhunshëm i pushtetit vendor është kriminal. Shumë shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Rrogozhina nga Kavaja, Durrësi, Elbasani dhe nga gjithë Shqipëria.”- u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha.
Gjatë ditës së sotme Basha ka zhvilluar dhe një takim me strukturat e PD në Rrogozhinë, ndërkohë që për disa javë rresht, po zhvillon takime në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Këto takime me strukraut janë si një fushatë para zgjedhore për të mobilizuar të gjithë anëtarët.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka publikuar sot disa foto një guroreje që ndodhet në bregun e jonit. M...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot publikimin e bizneseve që mbyllen nga Tatimat. Në një foto në Facebook, Rama teksa tregon një karburant të ...
PËRRENJAS- Nuri Belja pas betimit para Këshillit Bashkiak, të Bashkisë Përrrenjas ka shkuar në ambientet e institucionit që do të drejtojë për katër vitet ...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të drejtueses së Departamentit të Antikorrupsion, Lealba Pelinku, i është përgjigjur sërish Sandër Leshaj, në lidhje me t...
DURRËS- Valbona Sako ka marrë është betuar para Këshillit Bashkiak Durrës, duke marrë kështu mandatin e parë të saj. Të pranishëm në cermoni ishin zyrtarë ...
TIRANË– Ditën e sotme, partitë opozitare i kanë dërguar një letër KQZ për të nisur përgatitjet për zgjedhjet e 13 tetorit. (Lexo këtu)Letra mbante firmat F...
PEQIN- Kreu i Partisë Demokratike sot është ndalur në qytetin e Peqinit, ku ka zhvilluar një takim me strukturat e PD. Lulzim Basha nga takim foli për krizën që...
TIRANË- Propozimet e qeverisë për ndryshimin e sistemit të kasave fiskale, për të pasur një monitorim sa të plotë bizneseve ka sjellë dhe një reagim nga Pa...
TIRANË- Shtatë muaj pas kërkesës nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për shkarkimin nga detyra të koma...
ELBASAN– Pas 12 vitesh në krye të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini i ka dorëzuar ditën e sotme detyrën kryebashkiakut të ri Gledian Llatjes. Në ceremoninë e...