LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vajzat i futi nëna në këtë rrugë”, xhaxhai i Blerta Josifit: Është mirë nga ana mendore, do të hajë çdo 10 minut

6 Korrik 2020, 10:34 Nga DOSJA
“Vajzat i futi nëna në këtë rrugë”, xhaxhai

TIRANË- Dhimitraq Josifi, xhaxhai i Blerta Josifit, njërës prej vajzave të mbijetuara nga horrori në Kombinat, thotë se 34-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Në një lidhje direkte me emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, Josifi thotë se vajza ha disa herë në ditë, dhe se fajtore për indoktrinimin fetar është e ëma, Zhaneta. Xhaxhai kërkoi ndihmë publike për të ndërruar shtëpinë e vajzës, pasi Blerta nuk pranon më që të hyjë tek apartamenti ku vdiqën Anisa e motra dhe e ëma.

PJESË NGA DËSHMIA E DHIMO JOSIFIT: 

Nuk dua të ndërhyj në hetime me dëshminë time. Në këtë rrugë vajzat i ka futur nëna e tyre. Blerta tani është mirë nga ana mendore. Por më mirë të mos e parë atë natë. Folëm me Blertën dhe bëmë biseda të kujdesshme. Edhe vëllai donte të shqyente derën. Po unë e tërhoqa se mendova që të na denonconim. Kur e mora vesh…çfarë të tregoj. Po ta dinim që do ndodhte një gjë e tillë, jo derën po pallatin do shembnin. Na premtuan se me 28 do dilnin, për Krishtlindje. Kishim frikë për Anisën se mendonim mos kishte ikur jashtë, mos e kishin marrë këta të fesë, s’na e merrte mendja. Unë nuk i kam marrë inat kurrë. Për Blertën, nuk është puna për një copë bukë se aq ia jap vetë unë. Por ta ndihmojmë që të jetojë. Ashtu si mund të jetë. Që sot që e kam në spital, kërkoj ndihmë. Të na ndërrohen gratë në spital. Gratë i kemi ta pastra, nga korona apo këto…Blerta nuk ha dot vetë, nuk pi dot vetë. Kërkon të hajë çdo 10 minuta. Do dy infermiere tek koka. Çfarë nuk i vjen ndërmend asaj. Nga ana mendore është në rregull Blerta. Por është e dobët fizikisht, se nuk ngre dot dorën të fusë lugën në gojë. Natën e ka problem dritën, se është mësuar në errësirë. Shikon ëndrra dhe ulërin në gjumë. Po nuk pati njëri tek koka…Rrimë natë e ditë tek koka. Vajza ka një shtëpi, por nuk futet më aty se ma ka bërë be mua. Këtë shtëpinë do t’ua japim, dhe të na japin një shtëpi tjetër. Edhe më e vogël po qe. Të ma sjellin afër mua. Do shkojmë me radhë tek ajo. Se nuk e lëmë dot vetëm. E ka botëkuptimin e vështirë. E kam provokuar edhe vetë. Nuk ka folur fare për personat me kostum që i shkonin në shtëpi. Nuk ka ndërmend të flasë. Nuk kam parë gjë as unë. Anisën e kishin lyer me parafinë. Dikush i ka mësuar, dikush e ka çuar atje. Më tha para se të niseshim në Përmet. Më porositi që ‘xhaxhi ceremonia të bëhet shumë e rregullt. Dhe do t’i vësh trëndafila të kuqe e të bardha’. Blerta detyrën e ka marrë nga nëna e saj. Porositë ia ka dhënë nëna. Kush të këtë mundësinë t’ja marrë shtëpinë në Kombinat dhe të ma sjellë afër. Ajo nuk ka asnjë të ardhur, t’i vendoset një kemp. Ka nevojë për të gjitha gjërat. Ato visheshin me vjetërsira. Kur e kam parë vajzën në urgjencë me një bluzë të zverdhur e të çarë. Copë copë. Ajo do një garderobë të re. Për çështjen e punës tani. Të mendohet për një vend pune. E ka zanatin që gjen punë. Por jo me errësirë. Se ka ende probleme. Doktori më tha se do të vazhdojë shumë gjendja e saj.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerta josifi horrori ne kombinat xhaxhai i blerta josifit blerta josifi horrori ne kombinat xhaxhai i blerta josifit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet