LIVE UPDATES
Aktualitet

Vakanca tek Kushtetuesja/ Kuvendi hap garën e paracaktuar për Arta Vorpsin, pse favorizohet gjyqtarja që u ‘akuzua’ për

23 Shtator 2020, 18:34 Nga DOSJA
Vakanca tek Kushtetuesja/ Kuvendi hap garën e paracaktuar për Arta

Ka vetëm një mënyrë që juristja Arta Vorpsi të mos emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese; ajo duhet të mos i përgjigjet thirrjes së shpallur nga Kuvendi mesditën e kësaj të Mërkure për plotësimin e një vendi vakant në institucioni e lartë të drejtësisë.

Por, gjasat që Vorpsi të qëndrojë jashtë garës dhe, rrjedhimisht të heqë dorë nga mundësia për të qenë në Kushtetuese, janë shumë të pakta. Dhe këtu ndërthuren elementë të ambicjes së juristes me investimin politik të maxhorancës socialiste për emrin e saj.

Emri i saj shërbeu si një “mollë sherri” në përplasjen e ashpër institucionale mes Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në fund të vitit 2019, situatë e cila detyroi të investohej edhe Komisioni i Venecias.

Gara e paracaktuar

Kuvendi i Shqipërisë publikoi thirrjen e radhës për plotësimin e një vakance në Gjykatën e Kushtetuese, pasi një garë e mëhershme e shpallur nga institucioni ligjvënës përfundoi me skualifikimin e të gjithë kandidatëve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Në faqen zyrtare të Parlamentit, krahas thirrjes, janë plotësuar të gjithë kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që synojnë postin në Gjykatën Kushtetuese.

Përparësi kanë kandidatët që, krahas kritereve formale që lidhen me vjetërsinë në karrierë, integritetin dhe pasurinë, të kenë ushtruar edhe funksionin e këshilltarit në Gjykatën e Lartë ose Kushtetuese.

Ky kriter, i cili gjendet në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, favorizon Arta Vorpsin, e cila ushtron prej vitesh detyrën e këshilltares në Gjykatën Kushtetuese.

Por nuk është i vetmi. Vorpsi kandidoi edhe më herët për një post në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo u kualifikua nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pavarësisht se u zbulua se juristja nuk arriti të merrte pikët kualifikuese në Shkollën e Magjistraturës.

Më pas, Komisioni i Ligjeve, i drejtuar nga Ulsi Manja, bëri çmos për ta emëruar në Gjykatën Kushtetuese, duke tentuar t’i marrë të drejtën Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarit nën kompetencë të tij.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, nuk pranoi të konfirmonte atë që e konsideroi si “puç institucional”. Në këto kushte, maxhoranca socialiste e nxiti juristen Arta Vorpsi që të betohej si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e zgjedhur nga Parlamenti, pranë një noteri publik.

Ky veprim i saj shkaktoi ilaritet në radhët e juristëve, por edhe një krizë të fortë institucionale. Presidenti Meta kallëzoi penalisht kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të asaj kohe, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, Kuvendin, nën nxitjen e Ulsi Manjës, iu drejtua Komisionit të Venecias për një opinion mbi situatën.

Disa muaj më pas, në Qershor 2020, Komisioni i Venecias konstatoi se veprimet e Presidentit ishin korrekte dhe se betimi tek një noter “anës Lanës” ishte një veprim jo-kushtetues.

Pas kësaj beteje institucionale, e cila shpenzoi energji të tepërta, Kuvendi i Shqipëri ka shpallur sërish thirrjen për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gara, megjithëse formalisht e hapur, duket se është e paracaktuar që në fillim. Mjafton që Arta Vorpsi të shprehë vullnetin për kandidim dhe ajo duhet të presë vetëm çertifikimin nga maxhoranca socialiste në Parlament, pavarësisht faktit nëse në garë do të ketë kandidatë të tjerë apo jo.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arta vorpsi gjykata kushtetuese vakanca ne kushtetuese arta vorpsi gjykata kushtetuese vakanca ne kushtetuese

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Shtator 2020, 16:37

GREQI– Klearhos Marousakis, sinoptikan i televizionit grek ‘Open’ ka paralajmëruar se cikloni që goditi Greqininë gjatë dirëve të fundit do të...

Aktualitet 23 Shtator 2020, 15:21

TIRANË– Shqipëria nuk është e interesuar për burgje private. Qeveria shqiptare tërhiqet nga projekti i burgjeve private me pretendimin se nuk ka pasur inte...

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë