LIVE UPDATES
Aktualitet

Vaksinimi i DETYRUESHËM/ 13 mijë mësues dhe pedagogë ende nuk kanë marrë dozën e parë, të dyjëzuar: Me qef nuk e kam,

1 Shtator 2021, 09:31 Nga DOSJA
Vaksinimi i DETYRUESHËM/ 13 mijë mësues dhe pedagogë ende

“Nuk e kam dashur ta bëj vaksinën asnjëherë dhe nuk dua. As për prindërit nuk kam dashur ta bëjnë po u detyruan, siç po detyrohem unë tani. Kam dëgjuar se mund të humbas vendin e punës dhe prandaj do detyrohem ta marr, po me qejf nuk e kam,” tregon për Gazetasi.al Rajmonda. D, një mësuese e ciklit nëntë vjeçar në një nga shkollat e qytetit te Durrësit.

Mësuesja thotë se në fillim nuk ka dashur të bëjë vaksinën që u përcaktua për ta, që ishte AstraZeneca, por tani që e ka menduar më mirë dhe ka dëgjuar shumë raste ku të vaksinuarit kanë pasur probleme shëndetësore, mendon se asnjë vaksinë nuk është efikase.

“Kur u bënë vaksinat për 1 vit. Të gjitha vaksinat që kemi marrë më parë janë studiuar për më shumë se 10 vjet. Efikasitetin e kësaj nuk kam si ta besoj”shton më tej ajo. Refuzimi i vaksinimit nga shumë njerëz është kthyer në problem edhe në Shqipëri. Nisur nga kjo dhe nga mbulesa e ulët vaksinale në vend, Ministria e Shëndetësisë vendosi të hënën se tre kategori do të ishin të detyruara për të bërë vaksinën. Ministrja Ogerta Manastiliu tha se rreth 60% e mësuesve në vendin tonë (numri total 33.000) janë të vaksinuar. Rreth 13 mijë mësues dhe pedagogë nuk e kanë bërë ende vaksinën e Covid-19.

Erdisa.D një mësuese e ciklit të mesëm në Tiranë e cila është në moshë të re tha për Gazetasi.al se vaksinimi me detyrim është shkelje e të drejtave të njeriut

“Si duhet të bëj një gjë që nuk dua ta bëj. Unë jam kundër vaksinimit dhe nuk kam pse të bëj vaksinë. Nuk e besoj efikasitetin e saj dhe as faktin se duhet të prevalojë e drejta e shëndetit publik. Për mua është një mashtrim shumë i madh” shton 36-vjeçarja.

Më tej mësuesja shpjegon se disa shoqe të saj që i ka edhe kolege i kanë treguar se pësuan një sërë ndryshimesh pasi bënë vaksinën, gjë që e ka shtyrë edhe më shumë për të mos e konsideruar vaksinimin.

Por mes dyzimit të vaksinimit dhe vazhdimit të punës gjenden edhe mjekët e personeli shëndetësor. Në total në vendin tonë ka rreth 23.000 personel shëndetësor. Për numrin e të pa vaksinuarve Gazetasi.al kontaktoi Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk arriti të konfirmojë numrin e të pa vaksinuarve. Ndërkaq në këtë kategori ka persona që e refuzojnë vaksinimin dhe deri më tani kanë gjetur forma të ndryshme për ta shmangur.
“Kur u hap fushata për mjekët në fillim unë isha e sëmurë me Covid-19 dhe fatmirësisht nuk e bëra vaksinën. Kurrsesi nuk do ta bëja po të mos vendosej kusht, por do mbaj vendin e punës,” thotë S.L një mjeke e përgjithshme në një nga qendrat shëndetësore në kryeqytet.

Mjekja shpjegon se deri më tani ka gjetur një sërë justifikimesh për të mos e bërë vaksinën sepse nuk e beson dhe ka frikë të fusë në trup një lëndë për të cilën thotë “nuk i dihet se çfarë ka”.

Përveç rasteve kur mjekët refuzojnë të mos vaksinohen vetë, ka edhe nga ata që janë pjesë e personelit shëndetësor që këshillojnë mos marrjen e vaksinës.

“Deri më tani pacientët që më kanë ardhur për vizitë i kam këshilluar të mos e bëjnë vaksinën. Ose nëse iu është dashur të bëjnë iu kam këshilluar të bëjnë Sinovac sepse është deri diku e ngjashme në teknologji me të gjitha vaksinat që kemi përdorur deri tani në Shqipëri. Po erdhi puna edhe vetë atë do bëj, nuk i dua të tjerat,” shton një tjetër mjek në periferi të Tiranës, i cili do të fshehë identitetin e tij më qëllim mbajtjen e vendit të punës.

Mjeku mendon se vaksinat e tjera si Pfizer dhe AstraZeneca nuk i konsideron fare për shkak se teknologjia e përdorur në to është e re dhe e pa provuar më parë. E siç shprehet ai “nuk pranon të bëhet kavje vaksinash”.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha të hënën se qëllimi parësor i ekspertëve dhe Ministrisë nuk është pezullimi nga puna apo nga shkolla e kategorive të sipërpërmendura, por një nxitje për të kryer vaksinën.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve të Hënën u tha se personat e kategorive të përcaktuar që nuk bëjnë vaksinën “do të duhet të paraqesin periodikisht PCR që nuk janë të infektuar”. Lidhur me këtë burime të sigurta në ISHP për Gazetasi.al konfirmuan se ata që nuk vaksinohen duhet të paraqesin pranë autoriteteve shëndetësore çdo javë testin PCR.

Testi PCR kushton 65 mijë lekë të vjetra dhe kështu mësueseve dhe personelit shëndetësor do t’u duhet të zgjedhin midis shpenzimit të një shume të konsiderueshme në muaj (minimalisht 260 000 mijë të vjetra) dhe vaksinimit tashmë të detyruar.

Marre nga Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi i detyrueshem vaksinimi i detyrueshem

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Shtator 2021, 09:01

TIRANË– Një djalë i ri në moshë ka vjedhur disa biçikleta që ndodheshin në parkingun e një pallati. ‘Balkanweb’ ka siguruar videon e të riut i cili ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet