LIVE UPDATES
Aktualitet

Vaksinimi i mësuesve në vend, VOA: Një pjesë refuzuan e një pjesë u entuziasmuan, është në të drejtën e tyre

17 Mars 2021, 08:46 Nga DOSJA
Vaksinimi i mësuesve në vend, VOA: Një pjesë refuzuan e

SHQIPËRI– Në Shqipëri, nisi sot mes refuzimit dhe një entuziazmi të përmbajtur vaksinimi i mësuesve në kryeqytet dhe qytete të tjera me vaksinën Astra Zeneca kundër virusit COVID-19. Një pjesë jo e vogël e mësuesve refuzuan ta merrnin këtë vaksinë, ndërsa një pjesë tjetër pohonin jashtë kamerave pasigurinë dhe frikën e tyre për pasojat e saj. Vendimet e disa shteteve europiane për pezullimin e vaksinës Astra Zeneca nuk e frenuan nisjen e vaksinimit të mësuesve në qytetet kryesore të Shqipërisë me këtë vaksinë.

Në shkollat Ismail Qemali, Petro Nini Luarasi dhe 4 dëshmorët, u hapën qendrat e vaksinimit, të cilat u bënë mikpritëse edhe për gjithë shkollat e tjera. Mësuesit vinin grupe grupe sipas një kalendari të përcaktuar së bashku me drejtuesit e shkollave, një pjesë nuk paraqiteshin pranë këtyre qendrave, ndërsa një pjesë tjetër, edhe pse kishin ardhur aty, refuzuan me shkrim ta marrnin vaksinën Astra Zeneca.

Jashtë kamerave mësuesit pohuan për gazetarët frikën dhe pasigurinë e tyre ndaj vaksinës Astra Zeneca, një pjesë tjetër ishin shumë entuziastë, por asnjë grup dhe as tjetri nuk pranonin të flisnin para mikrofonit, duke shmangur identifikimin e tyre në publik, për të larguar, sic pohonin, ndonjë masë administrative ndaj tyre.

Një pjesë tjetër e mësuesve vazhdonin në heshtje vaksinimin, duke mbajtur shpresa të mëdha tek shkencëtarët në këtë periudhë pandemie. Drejtuesit e shkollave pohonin se një pjesë e mësuesve kishin refuzuar të merrnin vaksinën Astra Zeneca për arsye të ndryshme, dhe se kjo ishte e drejta e tyre. Një drejtuese e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se procesi i vaksinimit ka ecur normalisht, ndërsa për refuzimet shtoi se ishin thjesht shtyrje datash për arsye shëndetësore.

Vaksinimi i mësuesve nisi në mëngjes në Gjirokastër, ku sërish arsimtarët paraqisteshin sipas një kalendari të hartuar më parë dhe një pjesë refuzonin ta merrnin vaksinën ose prej frikës ose për arsye shëndetësore. Drejtuesit e shkollave dhe shëndetësisë në Gjirokastër pohuan se gjithë mësuesit janë informuar maksimalisht për vaksinën dhe pjesëmarrja në proces është e madhe, ndërsa vendimi për t’u përfshirë ose jo në të është personal..

Në Shkodër vaksinimi i mësuesve nisi pasdite, pasi përfundoi procesi mësimor, ku edhe atje ishte sërish e njëjta pamje. Në qendrën sportive, ku është vendosur më herët baza e vaksinimit u paraqitën mësuesit dhe drejtorëte shkollave, të cilët pasi plotësonin formularët, merrnin vaksinën dhe një pjesë refuzuan, duke mos ardhur ose duke shkruar në tabelë arsyet e refuzimit. Pas mjekëve dhe pensionistëve, mësuesit janë grupi i tretë që po nisin vaksinimin në Shqipëri.

Një pjesë e madhe e tyre u infektuan gjatë këtij viti, ndërsa procesi mësimor vazhdon online përmes internetit. Vendimet e disa shteteve për të pezulluar përdorimin e vaksinës Astra Zeneca shtuan hezitimin e qytetarëve për ta marrë atë. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndoqën nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në qytetin e Durrësit. Zoti Rama tha se procesi i vaksinimit me AstraZeneca po vijon në shumë vende të tjera.

“Kjo është luftë e madhe për jetën, por është edhe luftë e madhe tregtare. Nuk e kanë ndërprerë vaksinimin, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Kroacia, Serbia, Kanadaja, Belgjika kishte konfirmaur sot prapë që do të vazhdojë, sepse nuk ka asnjë evidencë shkencore dhe nuk mund të ndalojmë vaksinimin thjesht për një dyshim, që lidhet me një seri tjetër dhe të gjithë, edhe pjesa që ka bërë pezullimin, po presin konfirmimin e OBSH dhe të EMA, që deri tani ka konfirmuar vetëm vlerën e vaksinës dhe kur të thonë ndalojni do e ndalojmë. Madje sot po flisja me Londrën, aty janë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe s’ka fare asnjë shqetësim nga askush dhe Agjensia Britanike ka rikonfirmuar dhe vazhdon vaksinimin” – tha kryeministri Edi Rama.

Në Shqipëri kanë mbërritur mbi 80 mijë vaksina Pfizer dhe AstraZeneca, ndërsa pritet rritja e sasisë së vaksinave në javët në vijim. Deri tani qeveria shqiptare ka siguruar 1,6 milion doza vaksinash për 800 mijë qytetarë, nëpërmjet kontratave me Pfizer dhe mekanizmit COVAX.

Në të gjithë Shqipërinë janë 41 shkolla deri tani, ku është hapur procesi i vaksinimit. Komiteti Kombëtar i Vaksinimit dhe Komiteti i Imunizimit po vlerësojnë situatën hap pas hapi. Deri tani janë kryer rreth 30 mijë vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit në të gjithë vendin.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet