LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Vaksinimi nis tre muajt e parë të 2021-it’/ Bino zbulon grupet prioritare që do përfitojnë vaksinën: Mjekët, reziden

21 Dhjetor 2020, 10:43 Nga DOSJA
‘Vaksinimi nis tre muajt e parë të 2021-it’/ Bino zbulon

TIRANË– Mjekja Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘DW’ aty ku ka folur për sigurimin e vaksinës në Shqipëri dhe mënyrën se si do të funksionojë në tre muajt e parë të vitit.

Gjatë intervistës Bino pohoi se Bino është pjesmarrëse në COVAX dhe bën pjesë në vendet me vetëfinancim të vaksinës anti-covid-19.

Grupet që do e përfitojnë vaksinën të parët janë mjekët, rezidentët si dhe të moshuarit, tregoi mjekja duke shtuar se vaksinimi do të nisë në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm.

INTERVISTA:

DW:  Dr. Bino, a përfiton Shqipëria nga COVAX, siç njihet skema globale e Programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, (OBSH) për vaksinimin kundër virusit Corona në vende me të ardhura të ulëta apo të mesme? Shqipëria është anëtare e OBSH dhe është klasifikuar nga Banka Botërore si një vend me të ardhura të mesme të larta.

Dr. Silvia Bino: Po, Shqipëria është pjesëmarrëse në COVAX dhe bën pjesë në vendet me vetëfinancim të vaksinës anti-COVID-19.

DW: Bordi i Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, që drejton COVAX-in, zhvilloi ditët e fundit një takim lidhur me përfitimin e vaksinave edhe nga rajone të varfëra të Europës, si Ballkani Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Çfarë doli nga ky takim?

Dr. Silvia Bino: COVAX ka tani marrëveshje për të siguruar rreth dy bilionë doza të disa llojeve të ndryshme të vaksinave dhe po ashtu po siguron edhe doza të tjera nëpërmjet kontributeve nga donatorë të ndryshëm. Këto marrëveshje tregojnë që të 190 vendet, që bëjnë pjesë tek COVAX, do të jenë në gjendje të marrin dozat e duhura të vaksinës për të mbrojtur grupet vulnerabël në gjysmën e parë të vitit 2021 me furnizimet e para në tremujorin e parë të vitit 2021 bazuar edhe në gatishmërinë e vendeve për të marrë vaksinën dhe aprovimin e agjencive rregullatore.

DW: Cila është strategjia e Shqipërisë për furnizimin me vaksinën kundër virusit Corona?

Dr. Silvia Bino: Si vura në dukje në krye të intervistës sonë, Shqipëria është pjesë e COVAX me vetëfinancim. Pra ajo ka paguar/blerë tek COVAX për të patur vaksinën anti COVID-19. Ndërkohë ka edhe disa propozime të tjera dhe po vlerësohen marrëveshje me vende të BE, të cilat mund të ofrojnë një sasi vaksinash si dhe me vetë Komisionin Europian për grupe të ndryshme vulnerabël. Po ashtu po bëhen përpjekje për marrëveshje direkte mes Shqipërisë me kompani prodhuese.

DW: A ka parashikuar Komiteti Teknik i Eksperteve disa skenarë të mundshëm për furnizimin me vaksina anti COVID-19? Cili skenar ka gjasa më të mëdha për t’u përdorur?

Dr. Silvia Bino: Komiteti i Ekspertëve po vlerëson skenarë të ndryshëm të furnizimit me vaksina si dhe skenarë të ndryshëm të vaksinimit në vendin tonë. Një skenar është për vaksinën e prodhuar nga PFIZER (BioNTech-Pfizer, shën. red.)që kërkon të ruhet në minus 80 gradë Celcius dhe për këtë lypset një investim për një infrastrukturë të re;  skenari tjetër është për vaksinën anti Corona të prodhuar nga kompania MODERNA që kërkon më tepër investime; skenari i tretë është për vaksinën e prodhuar nga kompania AstraAzeka për të cilën Shqipëria i ka kapacitetet dhe duhen vetëm të ketë pak shtesa. Por nuk përjashtohet edhe marrja e vaksinave nga kompania Johnson &Johnson apo kompani të tjera.

DW: Çfarë logjistike ka Shqipëria për të ruajtur vaksinat anti Corona sipas standarteve të përcaktuara si të domosdoshme tanimë, pra pasi të jetë furnizuar me vaksinat nga COVAX, vendet e BE apo Komisioni Europian?

Dr. Silvia Bino: Shqipëria ka përgatitur disa skenarë në vartësi të furnizimit me vaksina të llojeve të ndryshme dhe ka përcaktuar nevojat për secilin nga këto skenarë dhe kostot përkatëse. Janë specifikuar gjithashtu llojet e pajisjeve që duhen për vaksina të cilat duhen ruajtur në minus 80 gradë Celcius

DW: Kur mendohet të fillojë vaksinimi dhe me cilat shtresa të popullsisë?

Dr. Silvia Bino: Në 3 mujorin e parë 2021. Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit ka identifikuar si grupe prioritare  punonjësit e shëndetësisë, rezidentët dhe punonjësit e institucioneve të kujdesit afatgjatë dhe më pas personat mbi 75 vjeç, ata mbi 65 vjeç, personat më të rinj se 65 vjec me sëmundje bashkë shoqëruese, personelin e shërbimeve kritike.

DW:  Si parashikohet grafiku i rasteve të reja të infektuara në muajt e parë të vitit 2021?

Dr. Silvia Bino: Në 4 javët e fundit kemi vënë re një qëndrueshmëri lidhur me rastet e reja, por më tej kjo do të varet shume nga zbatimi i masave gjatë festave të fund-vitit, pra atyre të distancimit social dhe fizik.

(a.b)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino silva bino

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet