All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Revista franceze shkruan për Valdrin Pjetrin: Kryebashkiaku i dënuar për drogë që dha dorëheqjen

18 Gusht 2019, 05:50 Nga DOSJA
Revista franceze shkruan për Valdrin Pjetrin: Kryebashkiaku i dënuar
All - Paragraf - 1

TIRANË- Revista franceze “Courrier des Balkans”kashkruar në lidhje me dorëheqjen e kandidati të Partisë Socialiste Valdrin Pjetri ën Shkodër.

Në median e lexuar nga diplomatë, e shumë njerëz nëpër botë, shkruhet se Pjetri dha dorqëheqjen pasi i dolën dokumentet ku vërteton dënimin e tij në Itali.

Në shkrim renditen të gjitha akuzat e opozitës dhe reagimet e kryeministrit Edi Rama.

Shkrimi i gazetës franceze

“Kryetari i zgjedhur i Shkodrës, qyteti me i madh i Shqipërisë së veriut, socialisti Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen në 14 gusht, pak para se të bënte betimin: opozita zbuloi se ai ishte dënuar në vitin 2003 në Itali për trafik  droge.

Valdrin Pjetri, kandidati socialist për kryetarin e Shkodrës, i zgjedhur në zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit të bojkotuar nga opozita, u dënua nga një gjykatë italiane në 2003 me 18 muaj burg për trafik  droge.

Partia Demokratike (PD) beri publike dokumentet e drejtësisë italiane në 13 gusht, duke zbuluar arrestimin e tij në flagrance më 27 janar 2003. Valdrin Pjetri u debua më pas nga Italia, dhe u ndalua te hyje ne Itali për dhjetë vjete.

Sipas ligjit për dekriminalizimin, personat që janë dënuar nga gjykatat nuk mund të marrin  funksione publike dhe fshehja e dënimeve është vepër penale.  Meqenëse ai duket se ka gënjyer për të kaluarën e tij, Valdrin Pjetri duhet të përgjigjet para drejtesise.

Nën qeverinë e Edi Ramës, Valdrin Pjetri pati një karrierë shumë të shpejtë, duke u bërë kreu i ZRPP, e me vone prefekt i Shkodrës. Edi Rama më pas e emëroi si kandidat të Partisë Socialiste (PS) per kryetar të Bashkisë Shkodër, në kundërshtim me vullnetin e bazes ne Shkoder.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi akuzat e Valdrin Pjetrit filluan të dalin, kryeministri e emëroi atë drejtues politik të PS për rajonin e Shkodrës, duke zëvendësuar ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Me daljen ne drite te dokumenteve italiane, Edi Rama shprehu habinë e tij, duke pretenduar se nuk di asgjë për të kaluarën e Pjetrit.  Deri në ditën e fundit, Pjetri mohoi që të kishte qenë i dënuar ndonjëherë. Por sipas të dhënave nga kufiri shqiptar, del se Pjetri nuk u kthye kurrë në Itali gjatë 10 vjeteve të dënimit.

Sipas opozitës, Kryeministri Rama ishte jo vetëm i vetëdijshëm për të kaluarën e kandidatit te tij, por ai e kish promovuar vetëm për shkak të lidhjes se tij me rrjetet kriminale. Lulzim Basha, kreu i PD, tha: “çështja Pjetri nuk është rastësi. Kjo është prova e fundit që Edi Rama ka konsoliduar pushtetin e tij duke u mbështetur në rrjetet kriminale, dhe se ai punon për këto rrjete”. Sipas tij, tetë kryetarë të tjerë jane te perfshire në raste të tilla.

Ndërkohë kryeministri reagoi në Tëitter në lidhje me këtë çështje: “Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!”

Edi Rama theksoi gjithashtu se Valdrin Pjetri duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për vetëdeklarimin e rremë.

“Eshtë koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar.” tha Rama.”

Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas demokratëve vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Pjetri reagoi pas akzuave, ku i mohoi ato dhe u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane. Ndërsa Partia Socialiste dhe  vetë kryetari i saj, Edi Rama kanë pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria. PD pas këtyre lëvizjeve nga maxhoranca ka kërkuar dhe sekuestrimin e pasurisë së Valdrin Pjetrit.

Më pas kandidati i PS-së në Shkodër dha dorëheqjen. Tashmë ka nisur zyrarisht hetimi ndaj Pjetrit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike valdrin pjetri valdrin pjetri

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet